Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


NATO tha se po shqyrton me seriozitet ndikimin e ndėrhyrjes sė Rusisė nė Gjeorgji

19.08.2008 18:16 Bota - Burimi: VOA Europa

Ministrat e Jashtėm tė Natos thanė se po shqyrtojnė me seriozitet ndikimin e ndėrhyrjes sė Rusisė nė Gjeorgji dhe ranė dakort se kontaktet e rregullta janė tė pamundura deri sa trupat ruse tė tėrhiqen.

Sekretari i Pėrgjithshėm i Natos Jap dė Hop Skiefer tha se ministrat ranė dakort se aleanca nuk mund tė vazhdojė bashkėpunimin normal me Rusinė derisa tė largohen trupat. Sekretari i Pėrgjithshėm shtoi se ministrat ranė dakort pėr tė ngritur njė forum tė ri, komisionin Nato-Gjeorgji pėr tė shtuar lidhjet me vendin e Kaukazit. Ai tha se ministrat riafirmuan gjithashtu mbėshtetjen e tyre pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisė dhe ranė dakort tė dėrgojnė ekipe ndihmash nė atė vend.

Sekretarja e shtetit Kondolisa Rajs, e cila mori pjesė nė takim tha se aty u demonstrua mbėshtetja pėr demokracinė gjeorgjisė. Ajo theksoi se nuk do tė ketė vija tė reja ndarėse nė Evropė dhe se si Gjeorgjia dhe Ukraina vazhdojnė tė jenė kandidate tė mundshme pėr anėtarėsim nė Nato.

Aleanca e Natos dėrgoi sot njė sinjal tė fuqishėm nė mbėshtetje tė Gjeorgjisė, dhe Shtetet e Bashkuara u bėnė thirrje aleatėve tė forcojnė lidhjet ushtarake me ish republikat sovjetike nė kufi me Rusinė.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs, mbėshteti formimin e njė komisioni tė pėrhershėm Nato-Gjeorgji pėr tė forcuar lidhjet mes aleancės perendimore dhe Gjeorgjisė.

Diplomatėt thanė se Uashingtoni mbėshtet gjithashtu shtimin e stėrvitjes ushtarake pėr trupat gjeorgjiane.

Zonja Rice u takua me ministrin e jashtėm finlandez Aleksander Stub, aktualisht kryetari i radhės sė OSBE-sė.

OSBE-ja tha se Rusia ka rėnė dakort tė lejojė edhe 20 monitorues tė tjerė ushtarakė ndėrkombėtarė si brenda edhe rreth rajonit tė Osetisė Jugore.

Ky plan parashikon qė monitoruesit tė dėrgohen menjėherė nė kryeqytetin gjeogjian Tbilisi. Plani pret miratimin e palės gjeorgjiane.

OSBE momentalisht ka nėntė monitorues tė vendosur nė Osetinė Jugore si pjesė e misionit tė saj prej 200 vetėsh nė Gjeorgji.

Duke folur pas takimit, sekretari i jashtėm britanik David Miliband tha se kishte njė mirėkuptim nė takimin e sotėm tė Natos se Rusia ka dėshtuar tė plotėsojė angazhimet e saj dhe se kjo do tė ketė pasoja serioze pėr besimin qė i ėshtė dhėnė Rusisė si partnere ndėrkombėtare.

“Rusia kėrkon tė respektohet si partnere ndėrkombėtare dhe kėtė mund ta arrijė vetėm duke marrė pėrgjegjėsitė. Ky do tė jetė motori politik qė do tė sigurojė qė Rusia tė pėrbushė detyrimet e saj pėr tė tėrhequr trupat dhe tė mos bėjė kėrcėnime tė mėtejshme ndaj vendeve tė tjera fqinje”.

Sekretari i jashtėm britanik theksoi megjithatė se izolimi i Rusisė nuk ėshtė rruga e duhur duke rekomanduar nevojėn e njė angazhimi mė tė fuqishėm.   (ze)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare