OKB-ja lėshon alarmin: Ciklon i ri nė Birmani
15.05.2008 19:22 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Ndėrsa luftojnė pėr mbijetesė, pa ushqime, pa ujė tė pijshėm dhe pa ndihmė mjekėsore qė tė mbėrrijė deri te ta, dy milionė birmanezėt e mbetur tė pastrehė si pasojė e tėrbimit tė ciklonit Nargis, mund tė pėrballen me njė tjetėr katastrofė. Kombet e Bashkuara kanė paralajmėruar se njė ciklon i ri po krijohet mbi Birmani dhe mund tė pėrplaset mbi kėtė vend brenda 24 orėsh. Qendra e paralajmėrimit tė tajfuneve, me seli nė Havai, ka bėrė tė ditur se stuhia po krijohet pikėrisht mbi kryeqytetin e Birmanisė qė pėrbėn edhe njė qendėr nevralgjike pėr tė gjitha ekipet e huaja tė ndihmės tė bllokuar nga junta. Gjithsesi, njė zėdhėnės i Kombeve tė Bashkuara ka nėnvizuar se parashikimi nuk garanton njė valė tė dytė shkatėrrimi, por kėrcėnimi ėshtė i tmerrshėm. Armata ndėrkombėtare e punonjėsve tė ndihmave qė pret pėr leje hyrjeje nė Bangkok, thotė se ata druajnė pėr njė kolaps total tė pėrpjekjeve ekzistuese nė deltėn e lumit Irravadi, ku shkatėrrimi ka qenė mė i madh, nė rast se njė tjetėr stuhi do tė pėrplaset mbi tė. Edhe pse kjo deltė ofron burime jetėsore uji tė pijshėm nė kėto momente, shiu i rrėmbyeshėm qė ka rėnė mbi Birmani gjatė ditėve tė shkuara, ka krijuar kaos nė akset e brishta tė komunikacionit. Koordinatorėt e ndihmave qė punojnė jashtė kufijve rreptėsisht tė mbikėqyrur tė Birmanisė, thonė se ata nuk kanė mundur tė kontaktojnė me kolegėt qė gjenden nė Rangun. Ndėrkohė, kampet provizore, qė janė edhe e vetmja shpresė pėr dhjetėra e mijėra njerėz, janė tė rrezikuara nga shirat qė nuk reshtin, ndėrsa njė stuhi e dytė, e fuqishme, do tė ishte shkatėrrimtare. Nė fakt, bėhet fjalė pėr njė operacion jashtėzakonisht tė vėshtirė ndihmash, me probleme tė panumėrta logjistike qė duhen kapėrcyer dhe njė stuhi tjetėr do tė shkaktonte njė katastrofė tė re. Qeveritė e huaja vazhdojnė tė bėjnė presion mbi autoritetet birmaneze pėr tė lejuar tė huajt qė tė hyjnė nė vend dhe tė ndihmojnė nė administrimin e ndihmave qė aktualisht po menaxhohen nė mėnyrė aspak efikase nga ushtria. E nė njė lėshim tė vogėl kundrejt presionit nė rritje, Birmania ka rėnė dakord qė tė marrė pjesė nė njė takim tė Organizatės sė vendeve tė Azisė Juglindore. Ministri i Jashtėm tajlandez ka thėnė ndėrkohė se aftėsia e kėsaj organizate pėr tė ndėrmjetėsuar njė marrėveshje me Birmaninė ėshtė njė test i peshės sė saj.
lajme.parajsa.com
































