Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


EU flag outside European Commission

BE po shqyrton mundėsinė e sanksioneve ndaj Rusisė pėr krizėn nė Gjeorgji

Ministri i jashtėm francez Bernard Kushner tha se Bashkimi Evropian po shqyrton mundėsinė e sanksioneve ndaj Rusisė pas njohjes prej Moskės tė pavarėsisė sė territoreve gjeorgjiane tė Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė. »»


Obama: Plani im per Irakun

17.07.2008 21:44 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Thirrja nga Kryeministrit Nuri Kamal al-Maliki pėr njė
orar tė tėrheqjes sė trupave amerikane nga Iraku
paraqet njė mundėsi tė madhe. Ne duhet tė shfrytėzojmė
kėtė moment pėr fillimin e tėrheqjes sė trupave ushtarake
me faza, gjė qė e kam pėrkrahur prej njė kohe tė gjatė
dhe qė ėshtė e duhur, si pėr njė sukses afatgjatė nė Irak, ashtu
edhe pėr interesat e sigurisė sė SHBA-sė. Mospajtimet mbi
Irakun nė kėtė fushatė janė tė thella. Ndryshe nga senatori
John McCain, unė kam kundėrshtuar luftėn nė Irak para se
tė fillonte, dhe do t‘i japė fund si President. Besoja se ishte
gabim i madh tė lejonim veten tė heqim vėmendjen nga lufta
kundėr Al-Qaedas dhe Talibanit, duke pushtuar njė shtet qė
nuk shfaqte ndonjė rrezik tė menjėhershėm dhe nuk kishte
asgjė tė bėnte me sulmet e 11 shtatorit.
Qė nga fillimi kanė vdekur mė shumė se 4 mijė amerikanė
dhe kemi shpenzuar afro 1 trilion dollarė. Ushtria jonė
ėshtė tejet e tendosur. Pothuajse ēdo kėrcėnim me tė cilin
pėrballemi, nga Afganistani e deri te Al-Qaeda nė Iran, ėshtė
rritur. Nė 18 muajt, qė nga nisja e strategjisė kundėr kryengritėsve
nga Presidenti Bush, ushtarėt tanė kanė punuar
heroikisht nė uljen e nivelit tė dhunės. Taktikat e reja kanė
mbrojtur popullatėn e Irakut dhe fiset sunite kanė refuzuar
Al-Qaedan. Por, faktorėt e njėjtė, tė cilėt mė bėnė tė kundėrshtoj
sulmin, ende mbesin tė vėrtetė. Barra mbi ushtrinė
tonė ėshtė rritur, situata nė Afganistan ėshtė pėrkeqėsuar
dhe kemi shpenzuar 200 miliardė dollarė mė shumė nė Irak
sesa kishim nė buxhet.
Udhėheqėsit e Irakut kanė dėshtuar tė investojnė dhjetėra
miliardė dollarė nga tė ardhurat e naftės pėr rindėrtimin e
shtetit tė tyre dhe nuk e kanė arritur ujdinė politike, qė ishte
qėllimi i deklaruar i sulmit. Lajmet e mira janė se
udhėheqėsit e Irakut duan tė marrin pėrgjegjėsi mbi shtetin
e tyre, duke biseduar pėr njė orar tė tėrheqjes sė trupave
amerikane. Ndėrkohė, gjenerali James Dubik, zyrtari amerikan
me detyrė trajnimin e forcave irakiane tė sigurisė, vlerėson
se ushtria dhe policia e Irakut do tė jenė tė gatshme tė
marrin pėrgjegjėsitė e sigurisė nė vitin 2009. Vetėm me zhvendosjen
e ushtrisė sonė ne mund tė shtymė irakianėt tė
arrijnė njė marrėveshje politike tė plotė dhe tė arrijmė tranzicionin
e suksesshėm tė dhėnies sė pėrgjegjėsive tė sigurisė
e stabilitetit nė duart e vetė atyre. Nė vend qė tė shfrytėzojnė
momentin dhe tė inkurajojnė irakianėt tė veprojnė, administrata
e Bush dhe senatori McCain po refuzojnė tė kapin kėtė
tranzicion, pavarėsisht nga premtimet e tyre tė mėparshme
se do tė respektojnė vullnetin e qeverisė sovrane tė Irakut.
Ata e quajnė "dorėzim" ēfarėdo orari pėr tėrheqjen e trupave
amerikane, edhe pse Irakun do t‘ia jepnim njė qeverie
sovrane irakiane. Por, kjo nuk ėshtė njė strategji pėr sukses,
ėshtė strategji pėr tė qėndruar dhe shkon kundėr vullnetit
tė popullit tė Irakut, popullit amerikan dhe interesave tė sigurisė
sė SHBA-sė. Ja pse, nė ditėn time tė parė si President i
SHBA-sė, do t‘i jepja ushtrisė njė mision tė ri: t‘i japė fund
kėsaj lufte. Ashtu siē kam thėnė shumė herė, duhet tė jemi
aq tė kujdesshėm duke dalė nga Iraku sa ishim tė pakujdesshėm
kur hymė. Mund tė zhvendosim brigadat tona
luftarake, me njė ritėm qė do t‘i zhvendoste ata brenda 16
muajve. Kjo do tė ishte vera e vitit 2010. Pas kėsaj zhvendosjeje,
njė forcė e mbetur nė Irak do tė kryejė misione tė
kufizuara: pėrndjekjen e tė mbeturve tė Al-Qaedas nė Mesopotami,
mbrojtjen e antarėve amerikanė tė. Kjo nuk do tė
ishte njė tėrheqje e thiktė. Pėr tė zbatuar kėtė strategji, pashmangshėm
duhet tė bėjmė pėrshtatje taktike. Ashtu siē
kam thėnė shpesh, do tė konsultohem me komandantėt nė
terren dhe me Qeverinė e Irakut pėr tė siguruar se ushtarėt
tanė tėrhiqen pa rrezik dhe interesat tona janė tė mbrojtura.
Ne do t‘i lėviznim sė pari nga rajonet e sigurta, e pastaj nga
rajonet jo stabile. Do tė ndjekim njė ofensivė diplomatike sė
bashku me secilin shtet nė rajon, pėr hir tė stabilitetit tė Irakut
dhe do t‘i pėrkushtojmė 2 miliardė dollarė pėr pėrkrahjen
ndėrkombėtare refugjatėve tė Irakut.
Pėrfundimi i luftės ėshtė thelbėsor pėr tė arritur qėllimet
tona mė tė gjera strategjike, duke filluar nė Afganistan dhe
Pakistan, ku Talibani po rigjallėrohet dhe Al-Qaeda ka njė
vend tė sigurt. Iraku nuk ėshtė fronti qendror nė luftėn
kundėr terrorizmit dhe kurrė nuk ka qenė. Si President, do
tė ndjekja njė strategji tė re dhe do tė filloja duke shtuar sė
paku edhe dy brigada luftarake shtesė pėr tė pėrkrahur pėrpjekjet
tona nė Afganistan. Kemi nevojė pėr mė shumė ushtarė,
helikopterė, mbledhje mė tė mirė tė informatave dhe
mė shumė ndihma jo ushtarake pėr tė kryer misionin atje.
Nuk do ta mbaj peng ushtrinė tonė, burimet tona dhe politikėn
tonė tė jashtme, pėr shkak tė njė dėshire tė gabuar qė
tė mbahen baza tė pėrjetshme nė Irak. Nė kėtė fushatė ka
dallime tė sinqerta rreth Irakut dhe duhet t‘i bisedojmė me
ndėrgjegje, ashtu siē e meritojnė. Ndryshe nga senatori
McCain, do ta bėja absolutisht tė qartė se nuk duam njė prani
nė Irak, tė ngjashme me bazat tona nė Korenė Jugore, dhe
do t‘i zhvendosja ushtarėt tanė nga Iraku dhe do ta veja
pėrqendrimin nė sfidat mė tė gjera tė sigurisė me tė cilat
ballafaqohemi. Por, pėr njė kohė tė gjatė, ata tė cilėt janė tė
pėrgjegjshėm pėr gabimin mė tė madh strategjik nė historinė
e re tė politikės sė jashtme tė Amerikės, kanė shpėrfillur debate
me vlerė nė favor tė akuzave false rreth papuēeve dhe
dorėzimit. Nuk do tė funksionojė kėtė herė. Ėshtė koha t‘i
jepet fund kėsaj lufte.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare