Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Obama kėrkon nė Berlin partneritet me Evropėn

25.07.2008 18:30 Bota - Burimi: 24 Ore Bota

imageObama duke folur para Shtyllės sė Fitores nė Berlin

Para 200 mijė vetėve pranė Shtyllės sė Fitores, kandidati demokrat pėr president tė SHBA pranoi se veprimet e SHBA nuk janė pėrputhur pėrherė me "synimet e mira" e kėrkoi bashkėpunim nė epokėn globale.

Kandidati i demokratėve amerikanė pėr president tė SHBA, Barak Obama bėri thirrje nė Berlin pėr njė fillim tė ri nė marrėdhėniet transatlantike. Para mė shumė se 200 mijė spektatorėve qė brohorisnin pranė Shtyllės sė Fitores ai kėrkoi nga amerikanėt dhe evropianėt qė t'i lėnė pas vetes konfliktet e tyre dhe t'i luftojnė sė bashku problemet globale si ndryshimi i klimės dhe terrorizmi.

"Po, ka patur dallime nė qėndrime midis Amerikės dhe Evropės. Pa dyshim, dallime do tė ketė edhe nė tė ardhmen, por barra e qytetarisė globale vazhdon tė na lidhė me njėri-tjetrin. Njė ndryshim udhėheqjeje nė Uashington nuk do ta lehtėsojė kėtė barrė, nė kėtė shekull tė ri, prej amerikanėve dhe evropianėve njėsoj do tė kėrkohet tė bėjnė mė shumė, jo mė pak... Muret midis aleatėve tė vjetėr nė tė dyja anėt e Atlantikut nuk mund tė qėndrojnė... "

Nė distancim nga doktrina e mbylljes, e ricikluar prej disa dekadash nė politikėn e SHBA "Amerika first", ('Amerika nė radhė tė parė'), kandidati pėr president tė ri tė SHBA e vuri theksin te bashkėpunimi. Kėtė ai e quajti tė nevojshėm edhe pėr tė ndarė barrėn e luftės kundėr terrorizmit. Barak Obama e shpalli tė padėshirueshme kthimin nga Amerika dhe Evropa tė vėshtrimit vetėm tek vetvetja:..
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:   

"Ja pse Amerika nuk mund tė mbyllet te vetja, ja pse Evropa nuk mund tė mbyllet te vetja. Amerika nuk ka partner mė tė mirė se Evropa."

Obama: '...Vendi im nuk ėshtė perfekt...Ne kemi pjesėn tonė nė gabimet qė janė bėrė...'

Nė mėnyrė autokritike Obama pranoi gabime nė politikėn amerikane brenda dhe jashtė vendit.

"E di, qė vendi im nuk ėshtė perfekt...Ne kemi pjesėn tonė nė gabimet qė janė bėrė dhe ka pasur kohė, kur veprimet tona pėrreth botės nuk u janė pėrgjigjur synimeve tona mė tė mira. Por unė e di edhe se sa e dua unė Amerikėn", tha kandidati pėr president tė SHBA.

Obama e quajti "tė vėrtetė" rrezikun qė vjen nga terrorizmi dhe tha se ka ardhur koha pėr ta mundur terrorizmin si dhe pėr tė "tharė kėnetėn e ekstremizmit, qė e ushqen atė". Ai tha se Amerika nuk mund ta ēojė e vetme nė sukses "misionin e parė tė NATO-s nė botėn e jashtme". Por kandidati pėr president tė SHBA nuk bėri thirrje konkrete pėr shtimin e trupave gjermane nė Afganistan, siē bėn qeveria aktuale amerikane.

Nė fjalimin e tij, qė u ndėrpre nga thirrje entuziaste prej fushatės elektorale tė Obamas, si "Yes, we can " ("Po, ne jemi nė gjendje"), Obama preku edhe temėn e mbrojtjes sė klimės.

"Ne duhet tė garantojmė qė tė gjitha kombet e botės, duke pėrfshirė edhe kombin tim ta reduktojnė gazin e efektit serė me atė seriozitet qė e bėn edhe vendi juaj", tha ndėr tė tjera Obama.


Mė pas senatori 46-vjeēar u ndal nė simbolikėn e Berlinit, tė njė qyteti "ku u rrėzua njė mur, u bashkua njė kontinent dhe ku rrjedha e historisė vėrtetoi se asnjė sfidė nuk ėshtė e pamundshme pėr njė botė, e cila qėndron e bashkuar", siē u shpreh ai. Ai kujtoi blloka-dėn ekonomike tė Berlinit nė luftėn e ftohtė, e cila u thye me njė urė ajrore nga amerikanėt. Nė mbėshtetje tė thirrjes gjatė bllokadės tė ish- kryetarit tė bashkisė sė Berlinit, Ernst Rojter (Reuter), qė bota t'i kthente sytė nga Berlini, edhe Obama thirri nė fjalimin e transmetuar live edhe nė SHBA: "Popuj tė botės, hidhni sytė nga Berlini..."

Ky ishte fjalimi i vetėm publik i Obamas, gjatė udhėtimit tė tij njėjavor nė botė, i cili do ta ēojė nė vazhdim nė Paris dhe nė Londėr. Konkurenti i tij republikan pėr president tė SHBA, Xhon Mekkejn, i ngacmuar nga fjalimi i Obamas nė Berlin vizitoi nė shtetin amerikan Ohajo njė restorant gjerman. Gazetarėve nė Kolumbus ai u tha se "me shumė dėshirė do tė kishte mbajtur njė fjalim nė Gjermani. Por ai preferonte ta bėnte kėtė "si president i SHBA dhe jo si kandidat pėr president."



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare