Paranoja qė justifikon arsyet
13.05.2008 20:56 Bota - Burimi: Mapo Bota

Paranoja qė justifikon arsyet
Shkruan : Revista Mapo Teksa SHBA avancojnė me sistemin e MAR nė Evropė, elementet kryesore tė sė cilit do tė vendosen nė Ēeki dhe Poloni, Moska refuzon tė besojė, se qėllimi kryesor i kėtij sistemi ėshtė Irani. Pretendimet e Rusisė hidhen poshtė si tė pabazuara. Tani pėr tani zgjerim i NATO – s vazhdon thjesht deri nė kufijtė e Rusisė dhe, nėse do tė arrihet nga administrata e Bushit, edhe deri te shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, paralajmėrimet e Moskės mbi rrezikun e njė Lufte tė re tė Ftohtė i marrin si pak tė ēmendura. Zyrtarėt mė tė lartė rusė, presidentin e zgjedhur Medvedjev dhe V. Putinin, qė po largohet nga ky post, i quajnė paranojakė, por ndėrkohė pretendohet se a ėshtė gati NATO, qė duke pėrfshirė nė pėrbėrje tė vet Ukrainėn dhe Gjeorgjinė tė pėrzihet nė diskutime rreth pakicave etnike ruse nė kėto vende ?
Raundet e bisedimeve tė zhvilluara nga Presidenti Amerikan (kohėt e fundit), nga Samiti i Bukureshtit deri nė takimet me Putinin treguan sa shumė kohė ka kaluar qė nga ai takimi mė 2001, kur Bushi, sipas fjalėve tė tij, “ e kundroi deri nė shpirt” Putinin dhe i pėlqeu ajo, qė pa atje. Tani shpirti i Putinit ėshtė njollosur me dyshime. Pėrse ky njeri mendon, sikur nga Perėndimi mund tė vijė vetėm rreziku i luftės.
Ndoshta sepse nė fund tė Luftės sė Ftohtė prishja jo e dhunshme e Traktatit tė Varshavės pėrkoi me forcimin e kundėrshtarit tė tij, Aleancės Atlantiko-Veriore? Nė vend qė ta shpėrndante organizatėn, lajtmotivi i tė cilės ishte armiqėsia me Moskėn, Uashingtoni nisi tė luajė me tė si me muskuj, sikur Moska ishte ende armik. Nėse
M. Gorbaēovi i vlerėsoi pėr monedhė tė pastėr sigurimet e amerikanėve, se nė rast se Rusia do tė pranonte futjen e Gjermanisė sė bashkuar nė NATO, aleanca nuk do tė avanconte mė tutje nė Lindje, pėrse tani Rusia duhet t’i besojė premtimeve.
Mė pas, disa u habitėn pas futjes sė habitshme nė NATO mė 1999 tė Polonisė, Hungarisė dhe Ēekisė, dhe aleanca atlantiko-veriore, me gjithė thirrjet kėmbėngulėse tė Rusisė, goditi nga ajri Serbinė, pėrse Putini mė 2000 tė mos pėrgjigjej me shpalljen e “ konceptit tė ri tė sigurimit qė do tė thoshte kthim nga mirėkuptimi nė antagonizmin e mėparshėm”.
Jo tė gjithė nė SHBA e fajėsojnė Moskėn. Zgjerimi i NATO-s nė Evropėn Lindore u quajt nga diplomati dhe politologu i njohur amerikan Xhorxh Kenan, as mė shumė dhe as mė pak, por si “ gabimi mė fatal i politikės amerikane gjatė gjithė erės pas Luftės sė Ftohtė”. Natyrisht, Kenan gėzon autoritet tė veēantė nė kėtė ēėshtje. Nė veprėn e tij ...ai futi edhe kėtė rresht: “ Nė bazėn e qėndrimit neurotik tė Kremlinit ndaj problemeve ndėrkombėtare qėndron ndjenja tradicionale e pavetėdijshme ruse e tė qėnit zbuluar. Ata gjithmonė i janė trembur pushtimit tė huaj”.
E pėrse jo ? Gjatė shekujve Rusinė e kanė pushtuar Polonia, Perandoria Osmane, Suedia, Austria, Franca, Britania dhe Gjermania. Shtetet e Bashkuara u bėnė perandori globale e hipermilitarizuar nė flamurin e kundėrvėnies Moskės. Shprehja e Kenanit “ frenim” u interpretua nga rusėt si “ futje nė unazė “. Siē shkruante historiani Marshall T. Po, “ asnjė komb nė botė nuk ėshtė ndeshur me njė trysni tė tillė kaq tė gjatė dhe kaq tė pamėshirshėm ushtarake”.
Me sa duket, Putini merr kėnaqėsi nga takimet me Xh. Bushin. Sigurisht Presidenti i shkathėt rus vazhdimisht, duke nisur qė nga takimi i tyre i parė nė 2001, kur ai e bindi Bushin pėr afrinė e tyre shpirtėrore, “ ja hodhi” kolegut amerikan. Samiti nė Soēi nuk bėri pėrjashtim. Rrahjet e krahėve, llafet e bukura, madje disa pa vallesh popullore pas darkės, nuk e fshehėn dot faktin, qė lideri rus edhe njė herė ja mbylli derėn para hundės mysafirit tė vet. Mė tepėr se gjithēka tjetėr nė botė Bushit i duhej thjesht marrėveshja pėr MAR. Ky qe shansi i tij i fundit. Ai pėr kėtė erdhi kėtu. Kurse Putini e nisi mbrapsht me gisht nė gojė. Kėshilltari i presidentit tė SHBA pėr Ēėshtjet e Sigurimit Kombėtar, Stiven Hedhi, bėri njė tentativė tė panatyrshme pėr ta paraqitur takimin dhe Samitin e NATO – s nėn dritėn mė tė mirė. “ Ky ishte udhėtim interesant dhe shumė i suksesshėm… qė do tė bėhet themel i sigurt pėr partneritet nė tė ardhmen”, - u shpreh ai, Rusia shprehu pėlqimin parimor edhe me idenė pėr domosdoshmėrinė e bashkėpunimit pėr problemin e MAR globale.
Nė tė vėrtetė, pavarėsisht bisedave para takimit lidhur me marrėveshjen mbi garancitė dhe bashkėpunimin teknik, nė Soēi, Putini qėndroi me kokėfortėsi nė tė veten. Ai e pėrvijoi edhe njė herė qėndrimin e Moskės, sipas tė cilit objektet e planifikuara nga SHBA janė rrezik potencial pėr sigurinė e Rusisė dhe mund tė prishin balancėn e forcave nė Evropė dhe pėr to s’ka nevojė, sepse forcat e raketave mėsymėse tė Iranit ndodhen vetėm nė embrion dhe ende duhet provuar qė ato pėrbėjnė rrezik. Anketat e opinionit publik tregojnė, se kėtė pikėpamje tė Putinit e kanė edhe shumica nė Ēeki dhe Poloni. Qeveritė e kėtyre vendeve ende nuk e kanė pranuar skemėn amerikane. Kėtė vendim e ndesh edhe nė opinionin e pjesės mė tė madhe tė Evropės Perėndimore. Kėshtu, nė Britani nuk rreshtin demonstrimet lidhur me faktin, qė vitin e kaluar qeveria, pa u kėshilluar me Parlamentin i dha nė dispozicion Bushit, Bazėn Menėith Hill tė FUA. Lėvizja pėr ēarmatimin bėrthamor javėn e shkuar shpėrndau deklaratėn me firmat e 35 deputetėve tė tė dy partive me thirrje pėr Gordon Braun, qė nė tė ardhmen tė mos e ngatėrrojnė Britaninė me detyrime, pa e diskutuar mė parė problemin nė parlament. Kėsaj kėrkese nuk iu pėrgjigj njeri, askush sado e ēuditshme tė duket, pėrveē Putinit.
Deklaratat e Hedllit lidhur me suksesin e NATO– s nė samitin e Bukureshtit nuk duken aspak bindėse. Problem kyē pėr Bushin ėshtė sigurimi i ekspansionit tė mėtejshėm tė Aleancės nė Lindje. Lideri amerikan deshi qė Ukraina dhe Gjeorgjia tė marrin sa mė parė garancitė e futjes nė NATO. Kurse mori Kroacinė dhe Shqipėrinė. Padyshim, nė Tiranė tė gjithė ndihen mirėnjohės. Veēse e gjitha kjo s’mund tė quhet paradė triumfale e lirisė. Fajtor i rėnies sė shpresave tė Bushit ishte, padyshim, Putini. Ai e arriti kėtė, duke i dhėnė tė kuptojnė partnerėve energjetikė, si Gjermania, qė nėse NATO shkon mė tej nė Lindje, ata do i presin pasoja tė pakėndshme. Nė kontekst mė tė gjerė fjalėt e Hedlit, qė Bushi dhe Putini ishin “ pėrēues tė mirė tė marrėdhėnieve ruso – amerikane” shkojnė ndesh me realitetin, sepse ishin lėshimet e pamotivuara tė Bushit, qė e provokuan Putinin tė ndėrmerrte hapa mė flagrante, si rregull shikon anash. Por ai, sė shpejti do e lėrė postin, kurse Putini, ka shumė mundėsi, tė qėndrojė nė pushtet pėr njė afat tė pacaktuar. Nė Rusi, me sa duket, s’ka “ rosa tė ēala”. Dhe s’ka pikė dyshimi, se kush nga dy ēiklistėt e biēikletės dyshe do tė qeshi i fundit.
*Marrė nga The Boston Globe-18 Prill 2008
lajme.parajsa.com
































