Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Paris Hillton, pėr Presidente, "Thumbon" republikanin MekKejn

07.08.2008 21:14 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Paris Hillton ka bėrė njė reklamė humoristike nė pėrgjigje tė kandidatit republikan pėr Shtėpinė e Bardhė, Xhon MekKejn. Spoti i kėtij tė fundit, i transmetuar disa javė mė parė, sugjeronte qė rivali demokrat i MekKejnit, Barak Obama, ishte njė njeri i famshėm, tamam si Hillton, apo Britni Spirs. Por, duke u kundėrpėrgjigjur, Hillton i referohet MekKejnit si "njė burrė i rrudhur, me flokė tė thinjura". "Pasi u pėrdora nė spotin e tij, mund edhe tė pretendoj tani qė tė kandidoj pėr Presidente", ka thėnė Hillton. Nė spotin e saj, trashėgimtarja e pasur shfaqet nė njė karrige, me njė kostum banjoje dhe taka tė larta, tė arta. "Faleminderit pėr mbėshtetjen, njeri i thinjur", thotė ajo. "Unė dua qė Amerika ta dijė se unė jam plotėsisht e gatshme pėr ta udhėhequr". Nė fillim tė spotit, njė moderator e quan MekKejnin "tė famshmin mė tė moshuar nė botė", njė super i moshuar; i vjetėr aq sa pėr tė mbajtur mend kohėt kur vallėzimi ishte i ndaluar dhe kur birra shėrbehej nė tas". Nė video shfaqen mė pas edhe imazhe tė manipuluara tė MekKejnit, nė skena nga ato tė "Star Wars" dhe mes stafit tė emisionit televiziv, "Vajzat e arta". Ylli qė ka kaluar 23 ditė nė njė burg nė Los Anxhelos, pasi kishte shkelur masėn qė i ndalonte ngjarjen e makinės pėr tė paktėn njė vit, flet pėr politikėn e saj mbi energjinė. Njė zėdhėnės i fushatės sė MekKejnit thotė: "Paris Hillton mund tė mos jetė njė VIP aq i madh sa Barak Obama, por ajo sigurisht ka njė plan mė tė mirė pėr energjinė". Familja Hillton ka qenė njė ndėr dhurueset mė tė mėdha pėr fushatėn e MekKejnit. Por sė fundmi, ata dukshėm janė acaruar me tė.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare