Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


European Union foreign policy chief Javier Solana during press conference in Geneva, 19 Jul 2008

Bisedimet e Gjenevės me Iranin pėrfundojnė pa rezultat

Pas mė shumė se pesė orė negociatash, raundi mė i fundit i bisedimeve intensive pėr ēėshtjen e programit bėrthamor tė Iranit, pėrfundoi pėrsėri pa rezultat. Megjithė praninė pėr herė tė parė tė njė zyrtari amerikan nė tryezėn e bisedimeve, nuk u bė asnjė pėrparim pėr kėtė ēėshtje tė debatueshme. »»


Parlamenti rus miraton Vladimir Putin ne postin e kryeministrit

15.05.2008 19:34 Bota - Burimi: 24 Ore Bota

imagePutin tashme kryeminister

Dhoma e Ulėt e parlamentit rus miratoi me shumicė dėrrmuese votash zotin Vladimir Putin si kryeministėr, njė ditė pas emėrimit nė kėtė post nga Presidenti i ri Dmitri Medvedev.

Kalimi i zotit Putin nga posti i Presidentit nė atė tė kryeministrit dhe inaugurimi i zotit Medvedev, qė njihet si nxėnėsi i tij, i jep fund disa muaj manovrash politike, qė synonin ta mbanin zotit Putin nė njė tjetėr post tė lartė zyrtar.

Para votimit nė parlament zoti Putin u tha ligjvėnėsve se synimi i tij ėshtė ulja e inflacionit brenda pak vjetėsh, si pjesė e njė plani afatgjatė pėr tė nxitur rritjen ekonomike dhe standartin e jetesės.

Partia e zotit Putin Rusia e Bashkuar ka njė shumicė tė mjaftueshme nė parlament pėr tė ndryshuar kushtetutėn dhe shkarkuar presidentin, nėse i duhet ta bėjė kėtė. 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare