Pentagoni: Nuk ka shenja se trupat ruse po tėrhiqen nga Gjeorgjia
20.08.2008 12:08 Bota - Burimi: VOA Europa
Zyrtarė nė Pentagon nuk kanė parė shenja se trupat ruse po kryejnė ndonjė tėrheqje tė dukėshme nga Gjerogjia, siē premtuan udhėheqėsit e Rusisė kur nėnshkruan njė marrėveshje pėr armėpushim ditėn e shtunė. Shtėpia e Bardhė thotė se pėr tėrheqjen e trupave Rusisė nuk nevojitet mė shumė kohė sesa iu desh pėr dėrgimin e tyre nė Gjeorgji.
Zėdhėnėsi i Pentragonit Brajan Uaitman thotė se ekspertė tė Departamentit tė Mbrojtjes nuk shohin shumė ndryshim nė dislokimin e forcave ruse nė Gjeorgji.
Forcat ruse qė nuk ndodheshin atje para 6 gushtit, qė ishin pjesė e misionit paqeruajtės, duhet tė tėrhiqen nė bazė tė marrėveshjes sė armėpushimit. Deri tani ne nuk kemi parė ndonjė lėvizje tė dukėshme.
Zėdhėnėsi Waitman thotė se ministrat e Jashtėm tė mbledhur nė Bruksel e bėnė tė qartė se vendet evropiane do tė rivlerėsojnė lidhjet e tyre me Rusinė si rezultat i ndėrhyrjes ushtrake nė Gjeorgji. Zyrtarė amerikanė kanė thėnė se pasojat qė Rusia do tė ndeshė do tė varen pjesėrisht nėse Moska zbaton marrėveshjen e armėpushimit pėr tėrheqjen e trupave.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Gordon Xhondro thotė se pėr kėtė tėrheqje nuk duhen disa ditė.
Pėr tė hyrė nė Gjeorgji, trupave ruse nuk iu deshėn 3, 4 ditė. Prandaj atyre nuk do tu duhej 3 ose 4 ditė pėr tu tėrhequr prej andej. Unė pres prej tyre qė tė fillojnė menjėherė tėrheqjen, ashtu siē kanė premtuar. Ne duam qė ata ta respektojnė kėtė premtim.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė thotė se forcat ruse tė dėrguara nė Gjeorgji pas 6 gushtit duhet tė largohen prej andej dhe pastaj do tė duhet tė zhvillohen bisedime mbi statusin afatgjatė tė trupave ruse, qė janė dislokuar si paqeruajtės nė krahinėn separatiste tė Osetisė Jugore prej 4 vjetėsh.
Ndėrkohė, pėrpjekjet e ndihmave amerikane vazhdojnė. Zėdhėnėsi i Pentagonit, Uaitman thotė se ndėrmjetėsit amerikanė po bashkėpunojnė me zyrtarėt turq pėr tė siguruar lejen pėr dėrgimin e anijeve tė tjera amerikane nė Detin e Zi pėr tė shpėrndarė ndihma pėr Gjeorgjinė. Turqia kontrollon hyrjen e anijeve luftarake nė kėtė det nė bazė tė njė traktati tė vitit 1936.
Sipas zėdhėnėsit tė Pentagonit, deri tani sasia e ndihmave amerikane nga ajri pėr Gjerogjinė ka arritur nė 200 tonė. Ndėr kėto ndihma pėrfshihen materiale si ēadra, shtretėr, ushqime dhe furnizime mjekėsore. (ze)
lajme.parajsa.com



































