Planet e Sarkozisė pėr Kėshillin kombėtar tė mbrojtjes dhe tė sigurisė
15.05.2008 19:34 Bota - Burimi: 24 Ore Bota
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, 1 maj 2008Presidenti Nicolas Sarkozy po e zgjeron shtabin e mbrojtjes nė pėr ta shndėrruar atė nė njė "Kėshill tė Mbrotjes dhe tė Sigurisė Kombėtare" sipas modelit tė SHBA.
Njė dokument i unionit kristiandemokrat/kristiansocial nė Gjermani po shkakton debat brenda koalicionit tė madh qeverisės sė bashku me socialdemokratėt. Fjala ėshtė pėr krijimin e Kėshillit Kombėtar tė Sigurisė, sipas modelit tė SHBA, qė duhet tė atashohet pranė zyrės sė kancelares. Edhe qeveria franceze e ka hedhur vėshtrimin drejt modelit tė Uashingtonit. Ndėrkohė presidenti Nicolas Sarkozy (Sarkozy) po e zgjeronn shtabin e mbrojtjes nė pallatin Elize (Elysee), selia presidenciale nė Paris, pėr ta shndėrruar atė nė njė "Kėshill i Mbrotjes dhe Sigurisė Kombėtare".
Ashtu si nė Gjermani edhe nė Francė po diskutohet pėr krijimin e njė Kėshilli Kombėtar tė sigurisė nė krye tė tė cilit tė jetė presidenti Sarkozy.
Modernizimi i strategjisė sė mbrojtjes nė Francė ėshtė njė ndėr premtimet e shumta elektorale tė Nicolas Sarkozy-sė. Pas marrjes sė postit pėrpara njė viti ai ngarkoi njė komision tė krijuar enkas qė tė paraqesė librin e bardhė tė politikės sė sigurisė dhe tė mbrojtjes. Presidenti i Komisionit ėshtė nėpunėsi shtetėror Jean-Claude Mallet: "Ne duam thjesht tė zgjerojmė mbrojtjen ushtarake nė strategjinė kombėtare tė sigurisė duke inkuadruar nė tė edhe xhandarmėrinė dhe policinė. Pėr kėtė na nevojitet njė strategji nė nivelin mė tė lartė shtetėror, qė do tė thotė njė kėshill i ri, i cili tė kujdeset pėr mbrojtjen kombėtare dhe sigurinė, nėse kombi ėshtė nė rezik."
"Conseil de défense et de sécurité nationale" (Kėshilli i Mbrojtjes dhe i Sigurisė Kombėtare) do tė emėrtohet ky dikaster, i cili do tė pėrfshijė shtabin e mbrojtjes dhe Kėshillin pėr Sigurinė e jashtme dhe tė brendshme. Qėllimi ėshtė nė radhė tė parė njė bashkėpunim mė efikas midis dy shėrbimeve sekrete. Qeveria franceze do tė jetė e armatosur ndaj kėrcėnimeve tė llojit tė ri siē janė sulmet terroriste.
Ashtu si edhe dy strukturat paradhėse edhe Kėshilli Kombėtar i Mbrojtjes dhe i Sigurisė do tė inkuadrohet nė strukturėn e kabinetit presidencial. Se pėrse kėtė e shpjegon Jean-Dominique Merchet, ekspert pėr mbrojtjen nė gazetėn Libération: Dallimi i madh mes Gjermanisė dhe Francės nė institucione konsiston nė faktin, qė nė Francė lidhur me ēėshtjet e sigurisė, diplomacisė dhe tė ushtrisė ka njė shef, e ky ėshtė presidenti i republikės qė zgjidhet direkt nga populli."
Politika e sigurisė dhe e mbrojtjes nė Francė pra ėshtė njė ēėshtje e kreut tė shtetit, e pėrcaktuar kėshtu nė kushtetutėn franceze. Si rjedhojė me shumė gjasė askush nuk do tė zgjidhet nė krye tė Kėshillit Kombėtar tė Mbrojtjes dhe tė Sigurisė, sepse njė pozicion i tillė tradicionalisht i ėshtė rezervuar presidentit francez.
Megjithatė deri mė sot pėr ēėshtjet e sigurisė ėshtė kujdesur edhe kryeministri. Nėn kryeministrin qėndron "Sekretariati i Pėrgjithshėm pėr Mbrojtjen Kombėtare" i themeluar nė vitin 1962, qė gjithashtu ėshtė pėrgjegjės pėr sigurinė e brendėshme dhe tė jashtme tė Francės. Nė ēfarė forme ky sekretariat do tė inkuadrohet nė kėshillin e ri, kjo tani pėr tani nuk ėshtė pėrcaktuar. Nė tė kundėrt ėshtė e qartė, qė Nicolas Sarkozy do tė forochet me ristrukturimin e sistemit presidencial tė Francės. Lidhur me kėtė gazetari Jean-Dominique Merchet.
"Eshtė e vėrtetė qė sot ka njė pėrqėndrim mė tė madh tė pushtetit nė pallatin Elize sa u pėrket ēėshtjeve tė sigurisė dhe tė mbrojtjes. Megjithatė kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re. Kryeministri asnjėherė nuk ka luajtuar ndonjė rol tė madh nė politikėn e sigurisė sė vendit. Ndonėse kjo ėshtė e parashikuar nė dokumenta, por ekziston vetėm nė mėnyrė teorike. Ai gjithmonė ka qenė nė pozicionin tė dytė dhe asnjėherė nė tė parin."
Bashkė me kolegėt e tij nga politika e jashtme, e brendshme, e mbrojtjes si dhe ajo e financave kryeministri Franēois Fillon do tė jetė antar i Kėshillit Kombėtar tė Mbrojtjes dhe tė Sigurisė. Pėrkrah politikanėve nė kėshill do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e shėrbimeve sekrete, ushtarakėt si dhe njė forum ekspertėsh. Libri i bardhė pėr politikėn e sigurisė dhe tė mbrojtjes do t“i paraqitet nė qershor presidentit Sarkozy. Nė vjeshtė kėshilli mund tė fillojė punėn.
lajme.parajsa.com
































