Politikat ekonomike tė kandidatit Xhon Mekejn
16.07.2008 12:05 Bota - Burimi: VOA Europa
Senatori Barak Obama, i cili pritet tė marrė emėrimin e Partisė Demokrate si kandidat nė zgjedhjet presidenciale tė nėntorit, tha se nuk ka shumė diskutim qė ekonomia amerikane ka rėnė nė amulli. Nė njė diskutim tė gjerė me gazetarėt, zoti Obama tha se e ka ndjekur me kujdes gjendjen e firmave tė rėndėsishme kreditore si Feni Mei dhe Fredi Mak qė japin kredi pėr blerje shtėpish. Zoti Obama u tregua i rezervuar nė pėrgjigjen e tij ndaj pyetjes nėse mbėshtet idenė e programeve federale pėr t'i nxjerrė nga problemet kėto firma. Kėto ishin komentet e para tė Senatorit lidhur me dy kompanitė e sponsorizuara nga qeveria, tė cilat kanė ndeshur nė probleme tė mėdha nga borxhet dhe rėnia e ēmimit tė aksioneve.
Ritmet ekonomike jane bėrė shqetėsuese pėr shumė amerikanė. Kandidati republikan pėr president, senatori Xhon Mekejn ka udhėtuar nė mbarė Shtetet e Bashkuara dhe ka biseduar me njerėz rreth problemeve tė tyre ekonomike. Gjatė njė interviste kėtė javė, njė kėshilltar i lartė i zotit Mekejn, ish senatori i Teksasit Fill Gram, i quajti Shtetet e Bashkuara, "komb ankuesish", duke i kritikuar amerikanėt qė janė tė pakėnaqur me ekonominė.
Shumė nė Shtetet e Bashkuara janė tė shqetėsuar nga ēmimet e larta tė ushqimit dhe karburantit si dhe shkurtimi i gati 500 mijė vendeve tė punės. Senatori Mekejn u takua me votuesit nė disa zona tė Shteteve tė Bashkuara qė janė goditur mė rėndė nga rėnia ekonomike.
Njerėzit janė goditur rėndė, tha senatori.
Por njė nga kėshilltarėt e lartė tė zotit Mekejn, ish senatori Fill Gram, shprehu njė pikėpamje tjetėr.
"Keni dėgjuar pėr depresionin mendor? Ky ėshtė recesion mendor."
Zoti Gram, ish-senator ėshtė doktor i shkencave ekonomike. Ai theksoi nė njė intervistė pėr gazetėn Uashington Tajms se vėshtirėsitė ekonomike janė pjellė e imagjinatės sė njerėzve.
"Dėgjon gjithmonė njerėzit tė ankohen dhe tė shprehin pakėnaqėsi. Jemi bėrė kombi i ankuesve."
Senatori Mekejn e konsideron zoti Gram si njė nga kėshilltarėt e tij tė lartė pėr ekonominė.
"Askush nuk ėshtė mė i respektuar pėr ēėshtjet ekonomike sesa Fill Gram."
Por tani senatori po e distancon veten nga zoti Gram.
"Pill Gram nuk flet pėr mua. Unė flas pėr vete."
Kandidati i pritshėm demokrat pėr president, Barak Obama sulmoi zotin Gram.
"Kemi nevojė pėr dikė qė tė zgjidhė problemet ekonomike. Kjo nuk ėshtė pjellė e imagjinatės."
Kėta votues janė dakord.
"Mendoj se gjendja e ka kaluar imagjinatėn tonė. E kemi pėrpara syve dhe kemi nevojė pėr ndihmė."
"Pėrse po ankohemi? Ēmimet e larta ushqimore, ēmimi i qumshtit dhe vezėve."
"Ėshtė reale. Nuk ėshtė mendore."
Senatori Mekejn kishte pėrmendur zotin Gram si sekretar tė mundshėm tė thesarit nė administratėn e tij. Por tani ai thotė...
"Mendoj se Senatori Gram do tė konsiderohet seriozisht pėr postin e ambasadorit nė Bjellorusi, megjithėse nuk jam i sigurtė nėse qytetarėt e Minskut do ta mirėprisnin." //bsa//
lajme.parajsa.com
































