Presidenti Bush: Do tė hiqen sanksionet ndaj Phenianit, veprimi shpėrblehet me veprim
01.07.2008 18:07 Bota - Burimi: 24 Ore Bota
Presidenti amerikan BushPresidenti Bush thotė se ėshtė i gatshėm tė heqė njė pjesė tė sanksioneve kundėr Koresė sė Veriut dhe ta heqė kėtė vend nga lista e shteteve qė mbėshtesin terrorizmin. Komentet e presidentit u bėnė pasi Pheniani dorėzoi njė dokument qė pritej prej kohėsh pėr aktivitetet e tij bėrthamore
Presidenti Bush thotė se negociatat shumė-palėshe me Korenė e Veriut rreth ēėshtjes bėrthamore, janė zhvilluar duke pasur pėr bazė parimin: “veprimi shpėrblehet me veprim".
Tani qė Pheniani dorėzoi dokumentin mbi aktivitetet e tij bėrthamore, tha presidenti, u takon Shteteve tė Bashkuara tė mbajnė premtimin e tyre:
“Do tė nxjerr vendimin qė heq sanksionet tregėtare ndaj Koresė sė Veriut. Sė dyti, do tė njoftojė Kongresin rreth synimit pėr ta hequr Korenė e Veriut brenda 45 ditėsh nga lista e shteteve qė mbėshtesin terrorizmin.”
Por Presidenti shtoi, se ai nuk ushqen asnjė iluzion rreth natyrės sė regjimit tė Koresė sė Veriut dhe shtoi se ai vazhdon tė ketė dyshime rreth synimeve tė Phenianit.
Presidenti Bush tha se Koreja e Veriut ka ende shumė pėr tė bėrė, duke shtuar se deklarata ėshtė hapi i parė i njė rruge tė gjatė.
“Koreja e Veriut duhet tė ēmontojė objektet bėrthamore, tė heqė dorė nga pasurimi i plutoniumit, tė sqarojė dyshimet mbi uraniumin e pasuruar, si dhe mbi pėrhapjen e teknologjisė sė armėve bėrthamore dhe t’u japė fund kėtyre aktiviteteve nė mėnyrė tė verifikueshme”.Presidenti Bush vuri nė dukje synimin e Phenianit pėr tė shkatėrruar tė premten impiantin e ftohjes nė reaktorin bėrthamor tė Jong-Bjonit nė praninė e kamerave televizive. Koreja e Veriut, tha presidenti, po merr vendimin e duhur pėr momentin dhe ai i bėri thirrje udhėheqjes sė kėtij vendi qė tė vazhdojė nė kėtė rrugė.
“Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė pėr Korenė e Veriut. Nė se ky vend vazhdon tė marrė vendime tė drejta, kjo do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me komunitetin ndėrkombėtar, ashtu siē ndodhi me Libinė gjatė viteve tė fundit. Nė se Koreja e Veriut merr vendime tė gabuara, Shtetet e Bashkuara dhe partnerėt tanė nė bisedimet 6 palėshe do tė pėrgjigjen nė pėrputhje me to”.
Presidenti i bėri komentet gjatė njė konference shtypi tė organizuar nė minutėn e fundit nė Shtėpinė e Bardhė. I pyetur nga gazetarėt, ai mbrojti me forcė rrugėn e diplomacisė shumė-palėshe, qė u ndoq pėr Korenė e Veriut, njė vend, qė ai dikur e kishte cilėsuar si pjesė e “boshtit tė sė keqes”.
Presidenti Bush tha se bisedimet e drejtėpėrdrejta midis Uashingtonit dhe Phenianit nuk patėn sukses dhe se rruga e vetme pėr tė arritur sukses ishte pėrmes bashkėpunimit me Kinėn, Korenė e Jugut, Rusinė dhe Japoninė nė bisedimet 6 palėshe.
“Ne kemi punuar intensivisht pėrmes diplomacisė shumė-palėshe, pasi bisedimet e drejtpėrdrejta midis Shteteve tė Bashkuara dhe Kim Jong Ilit nuk patėn sukses nė tė kaluarėn,"- tha Presidenti.Kritikėt thonė se deklarimi i aktiviteteve bėrthamore nga ana e Koresė sė Veriut nuk i pėrmbush plotėsisht kėrkesat fillestare tė administratės sė Presidentit Bush. Informacioni i dhėnė nga Pheniani, thonė ata, nuk jep, pėr shembull, njė listė tė hollėsishme tė arsenalit bėrthamor tė kėtij vendi.
Kėshilltari i presidentit pėr Sigurinė Kombėtare, Stivėn Hadli, thotė se informacioni i Phenianit plotėson njė nga pėrparėsitė e kėrkesave tė administratės, atė qė ka tė bėjė me hollėsitė rreth prodhimit tė plutoniumit.
“Ishte pikėrisht programi i plutoniumit qė bėri tė mundur prodhimin e plutoniumit tė pasuruar qė Koreja e Veriut pėrdori nė provėn bėrthamore tė vitit 2006. Dhe ėshtė infrastruktura e plutoniumit, qė, nė se nuk shkatėrrohet, mund tė pėrdoret pėr armė tė tjera bėrthamore."Zoti Hadli thotė se mėsimi i fakteve rreth programit tė plutoniumit dhe shkatėrrimi i infrastrukturės sė tij, ėshtė jetike. Informacioni i dhėnė nga Pheniani, shton ai, ndoshta mund tė ofrojė tė dhėna tė reja, qė mund tė ēojnė nė qartėsimin e shqetėsimeve tė tjera, mes tyre, edhe ato pėr aktivitetin e pėrhapjes sė programit bėrthamor.
Kėshilltari i presidentit, po ashtu theksoi se administrata vazhdon t’i shohė me dyshim synimet e Phenianit. "Koreja e Veriut, - tha ai, - duhet ta ketė tė qartė, se sanksionet mund tė rivendosen, ose edhe tė forcohen mė tej, nė se ky vend zgjedh rrugėn e konfrontimit nė tė ardhmen".//
lajme.parajsa.com



































