Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Presidenti Bush: Osetia Jugore dhe Abkazia janė pjesė e Gjeorgjisė dhe do tė mbeten tė tilla

17.08.2008 06:21 Bota - Burimi: VOA Europa

Presidenti Xhorxh Bush thotė se Rusia nuk duhet tė ketė pretendim ndaj republikave separatiste tė Osetisė Jugore dhe Abkazisė. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės na informon se zoti Bush tha se tė gjitha forcat ruse duhet tė largohen nga Gjeorgjia. Por Rusia nga ana e saj, thotė se nuk ka njė afat kohor pėr tėrheqjen e trupave tė saj.       

Presidenti Bush tha se republikat separatiste tė Osetisė Jugore dhe Abkazisė, qė janė nė qendėr tė konfliktit ushtarak do tė mbeten pjesė e Gjeorgjisė.

"Njė ēėshtje problematike ėshtė pretendimi i Rusisė se rajonet e Osetisė Jugore dhe tė Abkazisė mund tė mos jenė pjesė e Gjeorgjisė nė tė ardhmen. Por ato janė pjesė e Gjeorgjisė; dhe bashkėsia ndėrkombėtare e ka bėrė vazhdimisht tė qartė se ato do tė mbeten tė tilla",- tha Presidenti Bush.

Ministri i Jashtėm rus Sergei Lavrov javėn e kaluar u shpreh se "Gjeorgjia mund tė mos i marrė pėrsėri mbrapsht rajonet separatiste", ndėrsa Presidenti rus Dmitri Medvedev u takua me udhėheqėsit e vetė-deklaruar tė Osetisė Jugore dhe Abkazisė.

Presidenti Bush u tha gazetarėve nė shtėpinė e tij nė Texas, se tė dy ato rajone shtrihen fare qartė brenda kufijve tė Gjeorgjisė, tė njohura botėrisht.

"Kufijtė e Gjeorgjisė duhen respektuar, - tha Presidenti Bush, - ashtu sikurse ato tė ēdo shteti tjetėr. Nuk ka vend pėr debat mbi kėtė ēėshtje".

Gjenerali rus Anatoli Nogovicin tha dje, se paqeruajtėsit rusė nuk do tė largohen kurrė nga Osetia Jugore dhe Abkazia. Ministri i Jashtėm rus Lavrov, tha se nuk ka njė afat pėr tėheqjen e trupave ruse nė Gjeorgji jashtė kėtyre territoreve dhe se trupat paqeruajtėse janė njė kontingjent i dėrguar pėr ruajtjen e sigurisė.

Presidenti Bush tha se nėnshkrimi dje i planit tė armėpushimit nga Presidenti rus Medvedev, ėshtė njė zhvillim i rėndėsishėm dhe njė hap shpresėdhėnės. Zoti Bush tha se Rusia duhet tani ta respektojė kėtė marrėveshje dhe t'i tėrheqė trupat nga Gjeorgjia.

Presidenti u takua dje me Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila e informoi lidhur me takimet qė pati nė Francė dhe nė Gjeorgji. Zonja Rajs tha se presidenti francez Nikola Sarkozi i kishte thėnė, se Presidenti rus Medvedev, u zotua se tėrheqja e trupave ruse nga Gjeorgjia do tė fillonte nė minutėn, kur Gjeorgjia tė nėnshkruante njė marrėveshje armėpushimi. "Pėrderisa kjo nuk ka ndodhur, - tha zonja Rajs, - kjo ndoshta ėshtė arsyeja qė rusėt nuk po e mbajnė premtimin."

Zonja Rajs shkon javėn e ardhshme nė Bruksel, pėr njė takim tė Ministrave tė Jashtėm tė NATO-s dhe zyrtarėve tė BE-sė, pėr tė vazhduar ato qė Presidenti Bush i cilėson "pėrpjekje tė Amerikės pėr ta bashkuar botėn e lirė nė mbrojtje tė njė Gjeorgjie tė lirė".//lk

         

 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare