Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


European Union foreign policy chief Javier Solana during press conference in Geneva, 19 Jul 2008

Bisedimet e Gjenevės me Iranin pėrfundojnė pa rezultat

Pas mė shumė se pesė orė negociatash, raundi mė i fundit i bisedimeve intensive pėr ēėshtjen e programit bėrthamor tė Iranit, pėrfundoi pėrsėri pa rezultat. Megjithė praninė pėr herė tė parė tė njė zyrtari amerikan nė tryezėn e bisedimeve, nuk u bė asnjė pėrparim pėr kėtė ēėshtje tė debatueshme. »»


Qytete tė tėra tė rrafshuara, rėndohet bilanci

15.05.2008 19:22 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Pėr dy ditė, Li Ke Lai, ishte i mbėrthyer nėn rrėnojat e shkollės Vudu. Mjekėt i kishin sjellė mė herėt njė serum. Ndėrkohė, dje, skuadrat e shpėtimit tė ushtrisė, mundėn tė largonin edhe bllokun e fundit tė betonit qė e mbante tė bllokuar dhe 12-vjeēari shpėtoi. Ushtarėt brohoritėn. Infermierėt vrapuan t‘i matnin pulsin. E nė fakt, ai ishte njė i mbijetuar i rrallė e fatlum. Njė tjetėr burrė, rrinte dhe shikonte teksa 12-vjeēari dėrgohej nė spital. Sytė i kishte tė mbushur me lot dhe zėri i dridhej. "Vajza ime ėshtė atje poshtė. Dje e dėgjoja tek qante dhe thėrriste ‘mami, babi!‘. Sot ajo hesht". Njė vinē lėviz mbi rrėnoja. Skuadrat e shpėtimit, tani kanė pak shpresė pėr qindra fėmijėt e tjerė qė janė nėn blloqet e betonta. Koha po kalon edhe pėr dhjetėra e mijėra tė tjerė, tė bllokuar brenda ndėrtesave tė rrafshuara nga tėrmeti mė vdekjeprurės qė ka parė Kina nė dekada tė tėra. Dje u raportua se mė shumė se 50 mijė njerėz kishin vdekur apo figuronin tė zhdukur nė provincėn Sichuan. Agjencia shtetėrore e lajmeve, "Xinhua", citonte zėvendėsguvernatorin e provincės qė thoshte se duke u bazuar nė shifra ende tė pasaktėsuara, 14,463 njerėz ishin konfirmuar tė vdekur, rreth 26 mijė tė tjerė ishin varrosur nėn rrėnoja, ndėrsa rreth 15 mijė figuronin tė zhdukur. Bilanci i tė vdekurve ėshtė rritur orė pas ore e po ashtu edhe numri i tė lėnduarve ndėrsa ekipet e shpėtimit i afroheshin qyteteve mė tė afėrta me epiqendrėn e tėrmetit. Ushtarėve iu deshėn dy ditė rrugė mė kėmbė qė tė arrinin Uenchuanin, qytetin nė zemėr tė shkatėrrimit. Sipas raporteve tė para, atje janė 500 tė vdekurit e konfirmuar, por 60 mijė tė tjerė mungojnė ende nė apel. Njė pushim i shkurtėr i shiut qė kishte penguar helikopterėt t‘i afroheshin zonės i dha njė impuls tė ri punės sė skuadrave tė shpėtimit. Dhe ushtarėt e parė nė fakt, mundėn tė hynin dje nė qytetin Jingxiu, nė provincėn Uenchuan dhe zbuluan se situata ishte shumė herė mė e rėndė nga ajo e pritshmja. Nga popullata prej rreth 10 mijė banorėsh e qytetit, vetėm 2300 kishin mbijetuar dhe 1000 prej tyre ishin plagosur rėndė. Tė mbijetuarit atje kishin nevojė tė dėshpėruar pėr ndihmė, ushqime dhe ujė, raporton "Xinhua". Helikopterėt e ushtrisė hodhėn dje ushqime dhe ilaēe nga lart nė fshatrat e thella malore qė janė izoluar pėr shkak tė bllokimit tė rrugėve si pasojė e rrėshqitjeve tė dheut. Kolona prej dhjetėra mjetesh tė ushtrisė kanė transportuar skuadrat e shpėtimit edhe drejt rajonit tė goditur rėndė, Mianzhu. Punonjėsit e emergjencave thanė se numri i tė vdekurve ishte rritur nė 3 mijė dhe rreth 500 njerėz ishin nxjerrė tė gjallė nga godinat e shembura. Skuadrat e shpėtimit nuk kanė gjetur ndėrkohė 19 turistėt britanikė, qė po udhėtonin nė Uenchuan nė momentin e tėrmetit. Uen Xhiabao, Kryeministri kinez, qė ka qėndruar nė Sichuan pėr tė drejtuar pėrpjekjet e shpėtimit, u zhvendos dje nė Beichuan. Ai urdhėroi dėrgimin e 3 mijė mjekėve dhe infermierėve nė zonat e prekura. "Dhimbja juaj ėshtė edhe dhimbja jonė", tha ai nė televizionin shtetėror.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare