Roli i nacionalizmit nė konfliktin nė Gjeorgji
16.08.2008 06:38 Bota - Burimi: VOA Europa
Konflikti nė Gjeorgji lidhet me pretendime territoriale, ekonomike, politike dhe kulturore nga gjeorgjianėt, osetianėt, dhe rusėt. Kėto pretendime forcohen edhe mė shumė nga identiteti etnik i cili ėshtė formuar nga lidhjet e gjuhės, historisė, kulturės dhe ato familjare. Ēėshtjet etnike mund tė transformohen nė nacionalizėm kur gjėrat kalojnė nė ekstrem. Reportazhi nė vazhdim shqyrton rolin qė nacionalizmi ka luajtur gjatė dhunės sė fundit nė rajonin e Kaukazit.
Fushata migracioni komplekse dhe ndryshime demografike gjatė shumė shekujsh kanė shkaktuar pėrplasjen e gjeorgjianėve. Kjoka rezultuar nė fėrkime tė ndryshme mes tyre, mė i fundit konflikti aktual ne rajonin e Kaukazit.Osetianėt dhe gjeorgjianėt flasin gjuhė tė ndryshme. Ato nuk kanė as emėrtime tė njėjta pėr territorin qė duan tė kontrollojnė. Autoritetet gjeorgjiane preferojnė qė Osetinė e Jugut ta quajnė Tskhinvali.
Alexander Rondelli, presidenti i Fondacionit Gjeorgjian pėr studime Ndėrkombėtare dhe Strategjike nė Tbilisi sqaron se gjuha ėshtė njė faktor i fuqishėm dhe shpesh njė forcė e rrezikshme motivimi nė shumė shoqėri nė tė gjithė botėn.
Ėshtė njė ndjenjė shumė e fortė, pasi i mobilizon fuqishėm njerėzit. Ėshtė dicka qė i bashkon njerėzit. Dhe ėshtė dicka pėr tė cilėn njerėzit janė gati tė vriten.
Nė Gjeorgji njerėzit po vriten edhe tani. Edhe pse numri i viktimave ėshtė i vėshtirė pėr tu konfirmuar, tė dyja palėt vazhdojnė tė akuzojnė njėra-tjetrėn pėr spastrim etnik. Human Rights Watch, njė organizatė joqeveritareraporton qė osetianėt kanė sulmuar fshatra nė Gjeorgji. Rusia akuzon Gjeorgjinė pėr asgjė mė pak se gjenocid kundėr osetianėve.
Hasan Dzutsev, profesor i sociologjisė ne Institutin e Osetisė Veriore pėr Kėrkime Humanitare dhe Sociale nė Vladikavkaz i tha Zėrit tė Amerikės se gjithė njerėzit e Osetisė kėrkojnė ribashkim.
Dzutsev thotė se ribashkimi ėshtė njė ėndėrr e vjetėr. Ai thekson se banorėt e Osetisė jetuan bashkė deri nė vitin 1922, por nė kohėn e Stalinit ata u ndanė nė mėnyrė artificiale dhe Osetia e jugut iu dha Gjeorgjisė ndėrsa ajo e veriut i kaloi Rusisė.
Alexander Rondelli thotė se Osetia veriore dhe jugore ishin dy nga krahinat e shumta autonome qė u krijuan nė kufijtė e ish Republikės Sovietike me qėllim qė tė nxisnin tensionet etnike me taktikėn e njohur pėrēa dhe sundo. Sot, trupat ruse duan tė marrin njė rol paqeruajtės nė Osetinė e jugut. Gjeorgjianėt i quajnė ata pushtues dhe kanė frikė se Kremlini po tenton tė shkatėrrojė demokracinė e brishtė nė vend.
Nė Moskė, analisti i pavarur politik, Alexander Konovalov thotė se projekte tė mėdha industriale gjatė kohės sė komunizmit e kanė ndryshuar pėrbėrjen etnike tė republikave sovietike teksa njė numėr i madh folėsish tė rusishtes u dėrguarn pėr tė ndėrtuar projekte sic ishin ai i njė centrali tė energjisė bėrthamor nė Lituani apo njė mulli pėr pambukun nė Azinė qendrore. Konovalov thotė se kjo krijoi njė bombė me sahat e cila shpėrtheu pas rėnies sė menjėhershme tė Bashkimit Sovietik ndėrsa popuj tė ndryshėm nė Bashkimin Sovietik kėrkuan tė rivendosnin identitetin e tyre etnik dhe gjuhėsor. Konovalov thotė se shumė rusė, pėrfshirė dhe atė vetė nuk e ndjejnė nevojėn pėr tė vėrtetuar identitetin e tyre etnik.
Analisti thotė se Bashkimi Sovjetik kishte shumė rusė dhe, sipas rregullit tė atėhershėm, grupe tė mėdha etnike kishin tendencėn tė injoronin identitetin e tė tjerėvedhe tė mos shqetėsoheshin shumė pėr tė vetin. Ai thotė se pėr ta ishte e qartė qė ata ishin rusė.
Megjithatė grupet mė tė vogla etnike janė tė ndjeshme ndaj mundėsisė sė nėnshtrimit apo edhe zhdukjes. Nė botė ka rreth 500 000 osetianė, 70000 nga tė cilėt jetojnė nė Gjeorgji. Zoti Hasan Dzutsv thotė se osetianėt i frikėsohen asgjesimit tė plotė nga Gjeorgjia- njė akuze qė Tbilisi e quan tė pabazė.
Alexander Konovalev thotė qė konflikti pėrfshin dy parime bazė por konkuruese tė marėdhėnieve ndėrkombėtare, qė, siē thotė ai pėrbėjnė njė kėrcėnim pėr sigurinė botėrore.
Konovalev thotė se parimi i parė ėshtė paprekshmėria e kufijve ndėrkombėtarė i vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe Akti Final i Marrėveshjes sė Helsinkit. Ai po kėshtu thotė se ekziston parimi i vetėvendosjes qė presidenti amerikan Woodrow Wilson deklaroi nė dokumentin prej 14 pikash tė vitit 1918. Konovalov thotė pa pėrjashtim njėra palė ose tjetra do ta pėrmendė njėrin apo tjetrin principnė kėtė konflikt.
Analisti thotė se ligji ndėrkombėtar nuk e ka pėrcaktuar se cili ligj ka pėrparėsi.
Ēdo analist i intervistuar nė kėtė raport pėrmend shembuj shoqėrish shumtnike qė funksionojnė mirė siē janė Zvicra dhe Kanadaja. Por rajoni i Kaukazit ėshtė njė zonė ku ēėshtjet etnike kanė shkaktuar pėrgjakje. Kohėt e fundit, ēeēenėt kanė luftuar rusėt, ingushetianėt kanė luftuar osetianėt, armenianėt azerėt e njerėzit e Abkhazizė kanė pasur konflit me gjeorgjianėt. Lufta e fundit mes osetianėve dhe gjeorgjianėve ėshtė e karakterit etnik qė ka pasoja pėr cmimet e naftės, demokracinė dhe ndikimin politik nė rajon. //ad//
lajme.parajsa.com



































