Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Rusi: Trupat filluan tėrheqjen nga zonat e pushtuara nė Gjeorgji

19.08.2008 00:03 Bota - Burimi: VOA Europa

Udhėheqėsit ushtarakė rusė thanė sot se trupat e tyre filluan tėrheqjen nga zonat e pushtuara nė Gjeorgji, duke iu pėrmbajtur premtimit tė bėrė dje dhe tė pėrsėritur sot nga presidenti Dimitri Medvedev. Zyrtarėt gjeorgjianė thanė se nuk kishin parė shenja tė tėrheqjes sė trupave, pėr cilėn dy vendet ranė dakort nė marrėveshjen e paqes tė ndėrmjetėsuar nga Franca. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės Ema Stikgold sjell hollėsi nga Moska.

Mė herėt dukej sikur Rusia nuk po lėvizte nga pozicionet e saj nė Gori, qyteti gjeorgjian qė ka qenė njė ndėr pikat kryesore tė konfliktit. Por njė komandant ushtarak rus tha se forcat ruse kanė filluar tė largohen nga qyteti. Megjithatė, zyrtarėt gjeorgjianė thonė se trupat ruse vazhdojnė tė qėndrojnė nė pozicionet kyēe nė vendin e tyre pėrtej rajonit separatist tė Osetisė Jugore.

Gjenerali Anatoli Nogovitsin, zėvendės kryetar i shtabit tė pėrgjithshėm tė Rusisė, tha gjatė konferencės sė tij tė pėrditshme pėr shtyp se trupat ruse ishin duke u kthyer nė Osetinė Jugore. 

"Trupat ruse po shkonin nė Osetinė Jugore dhe nė zonėn e sigurisė tė pėrcaktuar nga njė marrėveshje e vitit 1999 nga komisioni i pėrbashkėt i kontrollit, i cili ka qenė formalisht pėrgjegjės pėr statusin e Osetisė Jugore qė kur ajo u nda nga Gjeorgjia nė fillim tė viteve '90".

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs tha se Rusia duhet tė mbajė premtimin e saj pėr t'u tėrhequr nga Gjeorgjia.

"Presidenti rus e ka dhėnė fjalėn e tij dhe shpresoj se kėtė herė ai do ta mbajė atė".

Sekretarja Rajs i bėri komentet pėr rrjetin televiziv Fox News.

Zonja Rajs u largua sot herėt nga Uashingtoni pėr nė Bruksel, ku do tė takohet me zyrtarė tė Bashkimit Evropian dhe ministrat e jashtėm tė NATO-s nė Bruksel.

Zyrtarėt gjeorgjianė thanė se mbrėmja e sė dielės ishte mė e qeta qė kur filluan luftimet nė fillim tė muajit. Trupat dhe tanket ruse kanė mbajtur nėn kontroll pjesė kryesore tė Gjeorgjisė pėr mė shumė se njė javė duke pėrfshirė autostradėn kryesore lindje-perėndim tė vendit. Konflikti filloi kur forcat gjeorgjiane filluan sulmet kundėr rajonit separatist tė Osetisė Jugore. Pørgjigja ushtarake e Rusisė ka tronditur gjithė perėndimin.

Presidenti gjeorgjian Mihail Sakashvili foli me njė ton mė pajtues sot duke thėnė se do tė dėshironte tė negocionte me udhėheqėsit rusė pėr tė parandaluar keqėsimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve.    (ze)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare