Rusia nėnshkruan marrėveshjen e paqes me Gjeorgjinė
17.08.2008 00:01 Bota - Burimi: VOA Europa
Zeri i Amerikės
Presidenti rus Dimitri Medvedev nėnshkroi marrėveshjen e armėpushimit qė synon tė ndalė konfliktin nė Gjeorgjinė fqinje. Zoti Medvedev e nėnshkroi dokumentin sot, njė ditė pasi u nėnshkrua nga Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili.
Plani pėr armėpushim, i negociuar nga Franca kėrkon qė forcat ruse tė tėrhiqen nė pozicionet e tyre para shpėrthimit tė luftimeve nė rajonin separatist tė Osetisė Jugore. Marrėveshja e armėpushimi u nėnshkrua edhe nga udhėheqėsit separatistė nė Oseti dhe Abkazi.
Dje nė Uashington, Presidenti Bush tha se Rusia duhet t'i japė fund krizės nė Gjeorgji pėr tė ndrequr marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara, Evropėn dhe vende tė tjera. Nė fjalimin e tij sot nė radio, Presidenti Bush e cilėsoi si plotėsisht tė papranueshme pushtimin e Gjeorgjisė nga Rusia.
Presidenti Bush po bisedon sot nė Teksas me ekipin e tij tė sigurimit kombėtar, pėrfshirė Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila sapo ėshtė kthyer nga takimet ne Francė dhe Gjeorgji. //kh//
lajme.parajsa.com



































