Rusėt marrin kryeqytetin e Osetisė Jugore
11.08.2008 15:05 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Trupat ruse kanė marrė kontrollin e kryeqytetit tė rajonit separatist tė Gjeorgjisė, Osetisė Jugore, tė dielėn, pas njė beteje treditore, ndėrsa forcat gjeorgjiane u tėrhoqėn dhe qeveria e Tbilisit kėrkoi armėpushim dhe bisedime. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės paralajmėruan Moskėn se ēdo aksion i mėtejshėm ushtarak nė Gjeorgji do tė kishte pasoja domethėnėse dhe afatgjata nė marrėdhėniet midis tyre. SHBA i kėrkoi Rusisė dhe Gjeorgjisė qė tė ndalnin armėt dhe tė ktheheshin nė pozicionet e tyre tė para konfliktit. Ministria e Jashtme gjeorgjiane tha se i kishte thėnė Rusisė se Gjeorgjia ishte e gatshme pėr tė filluar negociatat pėr njė armėpushim dhe pėr ti dhėnė fund luftimeve. Por reagimi rus nuk ishte i menjėhershėm. Rusia ka vendosur trupat dhe tanket e saj nė kufijtė jugorė tė saj, nė territorin gjeorgjian, dhe ka bombarduar shėnjestra gjeorgjiane qė pasi Tbilisi tentoi tė enjten mbrėma tė rimerrte kontrollin nė Osetinė Jugore, provincėn e vogėl proruse qė u nda nga Gjeorgjia nė vitet 90. Kriza ka alarmuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, aleatin kryesor tė Gjeorgjisė, dhe ka nervozuar investitorėt nė Rusi qė filluan shitjen e aksioneve tė tyre pėr shkak tė shqetėsimeve se konflikti mund tė zgjaste. Perėndimi po pėrpiqet qė tė rivalizojė Rusinė nė lidhje me trajektoret e gazit dhe naftės nė rajon dhe Rusia ėshtė e pakėnaqur me politikat properėndimore tė Gjeorgjisė dhe ambicien e saj pėr anėtarėsim nė NATO. Gjeorgjia dhe Rusia kanė akuzuar njėra-tjetrėn se po shkaktojnė viktima mes civilėve qė nga fillimi i luftimeve. Televizioni shtetėror rus, nė vazhdimėsi flet pėr njė katastrofė humanitare nė Osetinė e Jugut, pas sulmeve gjeorgjiane, me mė shumė se 2 mijė tė vdekur dhe me mijėra tė pastrehė. Njė burim nga qeveria gjeorgjiane tha ndėrkohė se 129 civilė dhe ushtarė gjeorgjianė ishin vrarė ndėrsa 748 tė tjerė ishin plagosur, pjesa mė e madhe e tė cilėve si pasojė e bombave ruse mbi Gjeorgji. Rusia mohon tė ketė qėlluar objektiva civile. Duke lėvizur nė jug, nga malet nė Kaukaz, forcat ruse morėn tė dielėn kontrollin e pjesės mė tė madhe tė Tskhinvalit, kryeqytetit tė Osetisė sė Jugut, qė dukshėm ėshtė shkatėrruar nga luftimet intensive. Komandanti i ushtrisė ruse, nė terren, gjenerali Anatoli Khruliov, ėshtė plagosur nga njė predhė kur autokolona me tė cilėn udhėtonte u vu nėn zjarrin gjeorgjian, raportuan agjencitė e lajmeve. "Nga sot, pjesa mė e madhe e Tskhinvalit kontrollohet nga forca paqeruajtėse ruse", tha gjeneral-koloneli Anatoli Nogovitsin i Shtabit Qendror tė ushtrisė ruse. Gjeorgjia, nė anėn tjetėr, konfirmoi se forcat e saj po largoheshin nga qyteti. I parė nga qyteti i Gorit, brenda territorit tė kontrolluar nga Gjeorgjia, Tskhinvali duket i qetė. Korrespondentėt ndėrkohė raportuan se kishin dėgjuar vetėm njė shpėrthim qė ngjasonte me zjarr artilerie, ndėrsa kishte edhe raportime pėr zjarr tė izoluar snajperėsh. Shtėpia e Bardhė kritikoi veprimet e Rusisė, qė goditi me artileri edhe tė paktėn tri shėnjestra gjeorgjiane jashtė Osetisė sė Jugut. "Ne dėnojmė aksionet e rrezikshme dhe tė ekzagjeruara tė forcave ruse dhe jemi veēanėrisht tė shqetėsuar. Duam qė kėto sulme tė ndalen, pasi forcat gjeorgjiane po tėrhiqen", tha zėvendėskėshilltari pėr sigurinė kombėtare i Presidentit Bush, Xhejms Xhefri. Edhe Papa Benedikti ka bėrė thirrje pėr ndaljen e menjėhershme tė luftimeve, duke shprehur dėshpėrim tė thellė pėr viktimat e shumta civile. Televizionet ruse ndėrkohė treguan pamje tė godinave tė djegura tė Tskhinvalit, tė civilėve tė plagosur qė merrnin ndihmė mjekėsore, tė nėnave qė qanin pėr shkak tė mungesės sė ushqimeve dhe ujit. Por e njėjta panoramė shihej edhe nė qytetet e goditura gjeorgjiane. Kryeministri rus, Vladimir Putin, ndėrpreu vizitėn e tij nė Kinė dhe mbėrriti tė shtunėn nė mbrėmje nė njė spital fushor nė Osetinė Veriore, ku vizitoi trupat e plagosura dhe tė evakuuarit. Ai denoncoi atė qė e quajti, "krim tė Gjeorgjisė kundėr njerėzve tė saj".
lajme.parajsa.com



































