Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


SHBA: Shkupi e meriton NATO-n

21.11.2008 06:02 Bota - Burimi: Kosova SOT Bota

Uashington, 20 nėntor
Shtėpia e Bardhė thotė se ėshtė e zhgėnjyer me ecurinė pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO. Nė njė prononcim pėr "Zėrin e Amerikės", zėdhėnėsja Dana Perino thotė se administrata e presidentit Bush mendon se Maqedonia meriton tė anėtarėsohet nė NATO dhe se Shtetetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė punojė nė kėtė drejtim. Maqedonia e ka hedhur Greqinė nė Gjyq, duke e akuzuar Athinėn nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, pėr shkeljen e marrėveshjes pėr tė mos bllokuar hyrjen e Maqedonisė nė organizatat ndėrkombėtare. Nė bazė tė marrėveshjes sė vitit 1995, Greqia premtoi pėr tė mos penguar pėrpjekjet e Maqedonisė pėr anėtarėsim nėse ajo e paraqiste kėrkesėn e saj nėn emrin Republika ish Jugosllave e Maqedonisė. Nė muajin prill tė kėtij viti, Greqia i vuri veton ftesės sė Maqedonisė pėr anėtarėsim nė NATO. Athina thotė se Maqedonia e shkelim marrėveshjen e vitit 1995 duke pėrdorur simbole greke nė harta dhe nė aeroportin e Shkupit.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare