Sen. Barak Obama pėrfundon vizitėn e tij tė parė nė Afganistan
16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa
Kandidati demokrat pėr president, Barak Obama, pėrfundoi vizitėn e tij tė parė nė Afganistan, ku ai dhe udhėheqėsi afgan, Hamid Karzai biseduan mbi luftėn kundėr terrorizmit. Ata u takuan nė pallatin presidencial nė Kabul.
Zėdhėnėsi i Presidentit Karzai, tha se zoti Obama pėrcolli mesazhin e angazhimit tė tij ndaj Afganistanit dhe luftės kundėr terrorizmit.
Gjatė njė programi nė rrjetin televiziv amerikan CBS, senatori Obama tha se gjendja nė Afganistan ėshtė e rrezikshme dhe urgjente. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanė bėrė njė gabim strategjik qė e kanė zhvendosur vėmendjen nga lufta kundėr Osama bin Ladenit tek lufta nė Irak. Ai tha se Afganistani duhet tė jetė nė qendėr tė luftės kundėr terrorizmit.
Kandidati i pritshėm i Partisė Demokrate pėr president, Barak Obama tha pėr sa i pėrket rajonit se Shtetet e Bashkuara duhet tė ushtrojnė trysni ndaj qeverisė sė Pakistanit pėr eliminimin e kampeve ku stėrviten militantėt nė afėrsi tė Afganistanit. //bsa//
lajme.parajsa.com



































