Senatori Obama parashtron strategjinė e tij pėr politikėn e jashtme
16.07.2008 12:05 Bota - Burimi: VOA Europa
Kandidati demokrat pėr president Barak Obama thotė se pėrqendrimi vetėm tek lufta nė Irak e ka larguar vėmendjen e Shteteve tė Bashkuara nga kėrcėnimet e tjera, duke pėrfshirė Afganistanin. Senatori Obama mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm nė Uashington i cili ngjalli reagime tė menjėhershme nga rivali i tij republikan, senatori Xhon Mekejn dhe presidenti Bush.
Senatori Obama parashtroi strategjinė e tij me pesė plane pėr politikėn e jashtme, e cila fillon me tėrheqjen e pjesės mė tė madhe tė trupave amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh pas marrjes sė postit tė presidentit.
Kjo luftė ul sigurinė tonė, pozitėn tonė nė botė, ushtrinė tonė, ekonominė dhe burimet qė na nevojiten pėr tu pėrballur me sfidat e shekullit tė 21-tė. Ngado qė ta shohėsh, pėrqendrimi ynė i njėanshėm dhe i pafund nė Irak nuk ėshtė strategji e mirė pėr ta bėrė Amerikėn mė tė sigurt. Unė po kandidoj pėr postin e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara pėr ta ēuar vendin tonė nė njė drejtim tė ri.
Zoti Obama po pėrgatitet pėr njė udhėtim nė Irak dhe Afganistan nė fund tė kėtij muaji.
Ai tha se synon tė lėvizė disa brigada luftarake nga Iraku nė Afganistan nėse zgjidhet nė nėntor.
Fronti kryesor nė luftėn kundėr terrorizmit nuk ėshtė Iraku dhe nuk ka qenė asnjėherė. Prandaj objektiva e dytė e strategjisė sime do tė jetė tė luftoj al-Kaidėn nė Afganistan dhe Pakistan.
Senatori Obama premtoi gjithashtu se do tė udhėhiqte njė pėrpjekje ndėrkombėtare pėr tė mos lejuar qė armėt bėrthamore tė bien nė duart e terroristėve dhe vendeve tė papėrgjegjshme, pėr tė shkuar drejt pavarėsisė energjitike, dhe pėr tė rindėrtuar aleanca ndėrkombėtare.
Kandidati demokrat pėr president premtoi gjithashtu se do tė pėrdorte, siē tha ai, tė gjitha mjetet nė duart e shtetit pėr tė parandaluar Iranin tė prodhojė armė bėrthamore.
Fjalimi i Obamės ngjalli reagimin e menjėhershėm tė kandidatit republikan pėr president, senatorit Xhon Mekejn.
Zoti Mekejn kritikoi senatorin Obama se po parashtronte strategjinė e tij pėr Irakun dhe Afganistanin pa u kėshilluar mė parė me zyrtarėt nė ato dy vende.
Dua tė vė nė dukje se ai po flet pėr planet e tij pėr Irakun dhe Afganistanin para se tė shkojė atje, para se tė flasė me gjeneralin Dejvid Petreas, para se tė ketė parė pėrparimin e bėrė nė Irak, dhe para se tė ketė vizituar Afganistanin pėr herė tė parė. Sipas pėrvojės sime, misionet fakt-mbledhėse zakonisht bėhen ndryshe. Mė parė vlerėsohen faktet nė terren dhe pastaj parashtrohet strategjia.
Senatori Mekejn ka qenė prej kohėsh pėrkrahės i zjarrtė i strategjisė sė presidentit Bush pėr rritjen e numrit tė trupave nė Irak dhe thotė se njė strategji e tillė nevojitet edhe pėr Afganistanin.
Zoti Mekejn i tha audiencės sė tij nė Nju Meksiko gjithashtu se ai di si ti fitojė luftrat dhe se eksperienca e tij ushtarake do ta bėnte atė njė komandant mė tė mirė tė forcave tė armatosura.
Njė anketė e re e gazetės Uashington Post dhe rrjetit televiziv ABC tregon se votuesit janė tė ndarė pėr sa i pėrket tėrheqjes sė trupave amerikane nga Iraku. //bsa//
lajme.parajsa.com



































