Senatori Obama takohet me presidentin francez Sarkozi
26.07.2008 00:04 Bota - Burimi: VOA Europa
Kandidati demokrat pėr president, Barak Obama, theksoi rėndėsinė e shtimit tė marrėdhėnieve ndėr-Atlantike.
Pas bisedimeve nė Paris pėr njė gamė tė gjerė ēėshtjesh me presidentin e Francės, Nikolas Sarkozi, senatori Obama vuri nė dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund tė arrijnė shumė mė tepėr kur bashkėpunojnė me njera tjetrėn.
Dy personalitetet thanė se diskutuan, mes tė tjerash, pėr Iranin, Lindjen e Mesme, Afganistanin si dhe pėr pėrpjekjet e paqes nė gjithė botėn.
Zoti Sarkozi tha se historia, qė ai e cilėsoi si "aventura Obama", prek zemrat e popullit francez.
Po sot, zoti Obama shkon nė Britani, ku do tė takohet me kryeministrin Gordon Braun.
Ndalesa nė Paris pasoi vizitėn madhėshtore nė Gjermani, ku zyrtarėt thanė se rreth 200 mijė njerėz u mblodhėn pėr tė pėrshėndetur Senatorin Obama tek Kolona e Fitores nė Berlin. Zoti Obama u bėri thirrje thirrje evropianėve dhe amerikanėve tė punojnė sė bashku pėr tė mposhtur terrorizmin dhe ekstremizmin qė e ushqen atė. Ai i bėri gjithashtu thirrje Evropės tė qendrojė krah pėr krah me Shtetet e Bashkuara pėr tė vendosur stabilitetin nė Afganistan dhe pėr ti dhėnė fund luftės nė Irak.
Turneu i kandidatit demokrat, pėrshirė fjalimin e tij nė Gjermani, si dhe pasqyrimi i turneut nga media janė kritikuar ashpėr nga fushata e rivalit tė tij republikan John McCain. Duke bėrė dje fushatė nė shtetin Ohajo, senatori Mekein tha se do tė donte tė mbante njė fjalim nė Gjermani, por si president dhe jo si kandidat.//lk
lajme.parajsa.com



































