Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Serbia kėrkon opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr Kosovėn

16.08.2008 06:50 Bota - Burimi: VOA Europa

Serbia po i kėrkon Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė shprehė opinonin e saj lidhur me legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės dhe thotė se do tė veprojė nė pėrputhje me vendimin e saj. Kosova shpalli pavarėsinė nga Serbia nė 17 shkurt, por Beogradi ka refuzuar ta njohė sovranitetin e saj.

Ministri i Jashtėm serb Vuk Jeremiē tha dje se i ka kėrkuar zyrtarisht Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara ta mbėshtesė kėrkesėn e qeverisė sė tij, pėr t’i kėrkuar Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė japė njė opinion konsultues lidhur me ligjshmėrinė e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė.

"Sot unė e dorėzova kėrkesėn time. Asambleja e Pėrgjithshme do ta marrė nė shqyrtim nė kėrkesėn time nė vjeshtė. Shpresoj qė shumica e vendeve anėtare tė OKB-sė do ta mbėshtesin kėrkesėn e Serbisė", - tha Jeremiē.

Serbia duhet ta dėrgojė kėrkesėn e saj pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėrmes Asanmblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, sepse vetėm organet e OKB-sė mund t’i kėrkojnė Gjykatės opinione konsultuese.

Kėrkesėn pėr opinionin e Gjykatės duhet ta miratojė shumica e thjeshtė e Asamblesė sė Pėrgjithshme prej 192 anėtarėsh. Sipas rregullit, kėrkesėn pėr Gjykatėn e Drejtėsisė e bėn Asambleja e Pėrgjithshme dhe jo Serbia.

Vuk Jeremiē tha se Serbia ėshtė e bindur se deklarimi i pavarėsisė nga Kosova ka shkelur njė numėr ligjesh dhe mekanizmash ndėrkombėtare.

"Serbia ka kėrkuar opinion konsultues nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, sepse ajo ėshtė e bindur se ka patur shkelje tė ligjit ndėrkombėtar, tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, tė Kartės sė OKB-sė; gjithashtu, deklarimi i njėanshėm i pavarėsisė nga Kosova pėrbėn shkelje tė Akti Final tė Helsinkit,"- tha ai.

Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me bazė nė Hagė, ėshtė organi kryesor juridik i Kombeve tė Bashkuara. Ajo zgjidh mosmarrėveshjet ligjore mes shteteve dhe jep opinione konsultuese pėr ēėshtje ligjore. Vendimet e kėsaj gjykate kanė fuqi ligjore detyruese, por opinionet e saj konsultuese, tė cilat i ka kėrkuar Serbia, nuk e kanė atė fuqi.

Megjithatė, Ministri i Jashtėm serb Jeremiē, tha se vendi i tij do ta respektojė vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

"Pėrderisa ne jemi pala qė kėrkojmė opinionin e Gjykatės, e theksojmė se ne besojmė tek kjo gjykatė. Ne kemi besim tek institucionet ndėrkombėtare dhe do ta respektojmė vendimin e tyre, - tha Vuk Jeremiē.

Nė se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė thotė se Kosova ka shkelur ligjin ndėrkombėtar, kjo do ta pėrforconte pohimin e Serbisė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė e paligjshme.

Serbia dhe aleatja e saj, Rusia, nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Shtetet e Bashkuara dhe mė tepėr se 42 vende tė botės e kanė njohur atė. Edhe pse e pavarur, Kosova ende nuk ėshtė anėtare e Kombeve tė Bashkuara.//lk

       



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare