Serbėt e intriguar nga jeta sekrete e Radovan Karaxhiēit
26.07.2008 01:36 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Radovan Karaxhiē ka bėrė tė ditur se do tė mbrojė veten kundėr akuzave pėr gjenocid, por ndėrkohė, bashkėkombėsit e tij, serbėt, janė mė tė intriguar nga detajet qė zbulohen ēdo ditė pėr jetėn e tij sekrete: njė e dashur, njė familje e rreme nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vizitat e rregullta nė "Madhouse bar", ku renditeshin mbi mure fotot e ditėve tė tij tė lavdishme si lider i serbo-boshnjakėve. Karaxhiē ndėrkohė ka marrė sėrish pamjen e vjetėr, ka prerė flokėt e gjatė dhe ka hequr mjekrėn qė i mbulonte fytyrėn. "Duket njėsoj si atėherė, vetėm 14 vjet mė i moshuar", thotė avokati i tij. Qė nga shpallja e arrestimit, tė hėnėn, serbėt janė intriguar shumė nga fakti se si Karaxhiē kishte mundur ta transformonte veten nga njė politikan me kostum e kollare, nė njė "mjek popullor", me flokė tė gjata, qė jetonte hapur, nė mes tė njerėzve, pavarėsisht se kėrkohej pėr krime lufte. "Jeta e tij e re ishte mahnitėse. Ai fshihej nė mesin e njerėzve", thotė njė kriminologe, Leposava Kron. Metamorfoza ishte kaq e plotė, sa edhe fqinjėt e Karaxhiēit thonė se ata habiten me faktin qė njeriu miqėsor qė ata njihnin, Dr. Dragan Dabiē, kishte qenė nė tė vėrtetė njė ndėr mė tė shumėkėrkuarit e botės. Mediat e Beogradit thonė se ai e kishte marrė emrin nga njė serb i Bosnjės qė ishte vrarė nė Sarajevė, nė 1993-shin, gjatė luftimeve atje. Karaxhiē kishte njė tė dashur qė quhej Mila, tė cilėn ai e prezantonte edhe si partnere nė biznesin e tij tė mjekėsisė alternative. Kėtė e konfirmon Zoran Pavloviē, njė inxhinier elektronik qė ishte punėsuar prej tij nė shkurt pėr tė krijuar njė faqe interneti pėr Dr. Dabiē, ku do tė reklamoheshin shėrbimet e tij. Pavloviē thotė se ai kishte vizituar apartamentin e Karaxhiēit, nė periferi tė kryeqytetit, njė apo dy herė nė muaj, pėr tė diskutuar mbi projektin. Apartamenti me dy dhoma ishte gjithnjė rrėmujė dhe gjėrat ishin hedhur pėrreth. Karaxhiē vishej gjithnjė me tė zeza dhe shpesh ankohej se paratė me zor fitoheshin, thotė Pavloviē. Mbi njė tryezė mbante njė foto tė katėr djemve, tė veshur me bluzat e verdha tė Los Angeles Lakers dhe Karaxhiē thoshte se ata ishin nipėrit qė jetonin nė Amerikė. Karaxhiē pretendonte se kishte jetuar nė Nju Jork dhe kishte marrė diplomėn atje. Zyrtarisht, Karaxhiē mbetet i martuar me Liliana Zelen-Karaxhiē, qė jeton nė shtėpinė e familjes sė tyre nė Pale tė Bosnjės. "Nėse ndokush e dinte se kush ishte ai nė tė vėrtetė, ajo ka qenė e dashura", thotė Pavloviē, qė rrėfen se ai asnjėherė nuk e kishte dėgjuar mbiemrin e saj. Pėrpjekjet pėr tė zbuluar Milėn kanė qenė tė pasuksesshme. Ndėrkohė, fqinjėt nuk i kursejnė lėvdatat pėr tė. "Ai ishte gjithnjė i sjellshėm dhe ofronte ndihmė nė ēdo rast", thonė ata.
lajme.parajsa.com



































