Shpėrthim nė njė depo armėsh pranė Sofjes, pa shkaktuar viktima
04.07.2008 00:07 Bota - Burimi: VOA Europa
Nė Bullgari, zyrtarėt thonė se shpėrthime tė fuqishme shkatėrruan njė depo municioni pranė Sofjes, duke shkaktuar panik mes banorėve, por jo viktima. Autoritetet thonė se shpėrthimi ndodhi sot herėt, pranė fshatit Ēelopeēene. Shpėrthimi tronditi zona tė banuara, duke thyer xhama brenda nė Sofje dhe nė periferi tė kryeqytetit bullgar. Edhe pas rreth njė ore nga shpėrthimi i madh, mund tė dėgjoheshin shpėrthime mė tė vogla.
Zyrtarėt e mbyllėn aeroportin ndėrkombėtar tė Sofjes pas incidentit, pėr shkak tė mungesės sė kushteve tė sigurta pėr tė fluturuar. Zona pėrreth depos u evakuua dhe atje janė ēuar ekipe tė emergjencės. Zyrtarėt thonė se nuk ka rrezik pėr ndotje me kimikate, por i kėshillojnė njerėzit tė qėndrojnė nė shtėpi, si masė paraprake. Ministri bullgar i Mbrojtjes Nikolai Tsonev tha se nė depo kishte rreth 20 tonė municione.//lk
lajme.parajsa.com



































