Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Shpėrthimet trondisin Kinėn Perėndimore: 8 viktima nė Xinjiang

11.08.2008 15:05 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Shtatė militantė dhe njė rojė sigurie janė vrarė pas njė serie shpėrthimesh nė rajonin veriperėndimor tė Kinės, Xinjiang. Aktet e dhunshme nė kontenė jugore Kuqa, kishin nė shėnjestėr njė stacion policie, si edhe godina tė tjera qeveritare. Shpėrthimet u pasuan nga pėrleshje tė armatosura nė zonėn qė gjendet rreth 3 mijė kilometra larg Pekinit. Nė fillim tė kėsaj jave, 16 policė ishin vrarė nė njė sulm tė separatistėve islamikė nė Xinjiang. Sipas agjencive tė huaja tė lajmeve, dy prej militantėve kishin mbetur tė vdekur nė sulme, ndėrsa pesė tė tjerė ishin vrarė mė pas nga policia. Zėdhėnėsi i Kongresit Botėror tė Ujgurėve tha se qeveria kineze ishte pėrgjegjėse pėr sulmet e fundit pėr shkak tė asaj qė ai e quajti politikė tė represionit nė Xinjiang. Kjo krahinė ėshtė nė fakt e dominuar nga ujgurėt myslimanė, qė kėrkojnė nė pjesėn mė tė madhe pavarėsinė e rajonit qė ata e quajnė Turkestani Lindor. Konteja Kuqa, ku kanė ndodhur sulmet e fundit, ėshtė e populluar tėrėsisht nga ujgurėt. Separatistėt ujgurė nė Xinjiang kanė kryer nė fakt njė fushatė tė njė niveli tė ulėt kundėr regjimit kinez, nė kėto dekadat e fundit. Incidenti i fundit vjen ndėrkohė pas hapjes sė Lojėrave Olimpike, nė Pekin, por zyrtarė tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar kanė thėnė se ai nuk kishte tė bėnte aspak me Olimpiadėn. Grupet e tė drejtave tė njeriut thonė ndėrkohė se Pekini po shkel tė drejtat e ujgurėve. Kina ka folur nė tė shkuarėn pėr atė qė e quan njė kėrcėnim terrorist nga militantėt myslimanė nė Xinjiang, por ka pasur pak prova pėr tė mbėshtetur pretendimet e saj.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare