Sulmi rus mbi Gjeorgji, alarmon ish-satelitėt e Moskės
13.08.2008 00:07 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Sulmi i Rusisė mbi Gjeorgjinė ka alarmuar vendet ish-satelitė tė Moskės nė Evropėn Qendrore, disa prej tė cilėve kanė vuajtur mbi shpinė ndėrhyrjet "paqevėnėse", por tė pėrgjakshme tė Moskės gjatė Luftės sė Ftohtė. Polonia, njė vend i rėndėsishėm nė rajon, ka denoncuar Moskėn dhe u ka kėrkuar partnerėve evropianė tė ndėrmarrin hapa vendimtarė diplomatikė pėr tu dhėnė fund luftimeve. Tonet, nė pjesėn mė tė madhe tė mediave, janė antiruse, por edhe tė mbushura me njė ndjesi kėnaqėsie, qė mė nė fund, Rusia e tregoi fytyrėn e saj tė vėrtetė. "Bashkė me bombat qė ranė mbi qytetet gjeorgjiane, ėshtė shkatėrruar edhe shpresa pėr njė fqinjėsi normale nė lindje", shkruante gazeta polake "Dziennik". "Ata qė paralajmėruan se Rusia ėshtė njė partner i paparashikueshėm, kishin tė drejtė. Rusia udhėhiqet nga ambicie neo-perandorake dhe nuk ėshtė e aftė ti trajtojė fqinjėt si partnerė". Shumė analistė tė Evropės Qendrore i hedhin poshtė argumentet e Moskės, sipas sė cilės, ajo po pėrpiqet tė rikthejė paqen. Rusia ka kohė qė pret njė pretekst tė tillė pėr tė rikthyer ndikimin e saj nė Evropėn Qendrore, thonė ata. "Kjo ėshtė doktrina Putin. Rikthimi i kontrollit rus mbi territorin e Bashkimit tė dikurshėm sovjetik". Ministri i Jashtėm ēek, Karel Shvarzenberg, e ka krahasuar ndėrhyrjen ruse nė territorin gjeorgjian me sulmin e pėrgjakshėm tė 1968-ės pėr tė ndaluar Ēekosllovakinė tė shkėputej nga orbita sovjetike. Sovjetikėt pėrdorėn tanket pėr tė goditur njė kryengritje tė ngjashme nė Hungari, nė 56-ėn dhe kėrcėnuan tė bėnin tė njėjtėn gjė edhe nė Poloni, nė 1981-shin. Kujtimet e dominimit sovjetik rėndojnė ende nė mendjet e liderėve rajonalė. Frika e njė rėnieje tė re nė "sferėn ruse tė influencės" ushqeu dėshirėn e thellė pėr ti ēuar vendet e tyre nė BE dhe NATO, pas kolapsit tė Bashkimit Sovjetik, nė 1991-shin. Pas njė fillimi tė qetė mes Rusisė dhe ish-satelitėve tė saj, mosbesimi i Moskės u kthye kėrcėnueshėm qė kur Vladimir Putin u bė President nė vitin 2000. Putin, aktualisht Kryeministėr i Rusisė, ka irrituar rajonin duke glorifikuar Bashkimin Sovjetik dhe duke lėshuar kėrcėnime ndaj Polonisė e Republikės Ēeke, pėr gatishmėrinė e tyre ndaj ngritjes sė njė sistemi mbrojtės nga raketat, tė planifikuar nga SHBA-ja nė territorin e tyre. Disa liderė thonė se Bashkimi Evropian duhet tė rishikojė planet e tij pėr njė partnership strategjik me Rusinė, jetėsor ky pėr furnizimet me energji pėr BE-nė. "Sulmet ruse kundėr Gjeorgjisė, nė mėnyrė tė paevitueshme na vėnė ne pėrballė detyrės sė rishikimit tė disa aspekteve tė bashkėpunimit aktual mes BE-sė dhe Rusisė", tha Presidenti estonian, Tomas Ilves, nė njė takim me shefin e politikės sė jashtme tė BE-sė, Havier Solana. "Sulmi i Rusisė mbi Gjeorgjinė ėshtė njė shuplakė pėr Evropėn dhe shpresat e saj, siē ėshtė edhe ajo e ndarjes sė vlerave themelore me Moskėn", shtoi ai. Por, pavarėsisht simpatisė pėr Gjeorgjinė dhe acarimit me Moskėn, shumė analistė thonė se Presidenti Mikhail Sakashvili e ka tepruar me pėrpjekjen pėr rimarrjen e Osetisė Jugore. "Unė jam pėrkrah Gjeorgjisė", tha Les Valesa, ish-presidenti polak. "Por beteja e saj duhej tė ishte zhvilluar ndryshe. Nuk mund ta shtysh bishėn pas njė muri, sepse ajo mund tė kthehet dhe tė tė qėllojė".
lajme.parajsa.com



































