Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Tjetėr incident bėrthamor, 100 punonjės tė kontaminuar

26.07.2008 01:36 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Njė agjenci franceze, qė monitoron impiantet bėrthamore, ka shprehur shqetėsim nė lidhje me rrjedhjet e regjistruara javėt e fundit. Agjencia "Criirad" thotė se ėshtė e shqetėsuar nga numri i njerėzve tė kontaminuar nė katėr incidente tė ndara, tė regjistruara nė harkun kohor tė pak javėve. Nė rrjedhjen mė tė fundit tė lėndės bėrthamore, 100 punonjės tė reaktorit Tricastin, nė jug tė Francės u ekspozuan para dozave tė ulėta tė radioaktivitetit. Kjo ndodhi dy javė pasi njė tjetėr rrjedhje detyroi mbylljen e pėrkohshme tė njė reaktori bėrthamor. Ka pasur ndėrkohė edhe njė rritje tė numrit tė incidenteve tė raportuara nga njerėz qė punojnė nė industrinė bėrthamore tė Francės. Incidentet e fundit gjithsesi renditen nė nivelin zero tė njė shkalle prej shtatė pikash, qė pėrcakton seriozitetin e aksidenteve bėrthamore. Por, numri i lartė i incidenteve duket se lidhet edhe me njė presion tė shtuar pėr mė shumė energji dhe sugjeron se kushtet e punės po pėrkeqėsohen nė impiantet e energjisė bėrthamore. Zyrtarėt ndėrkohė thonė se incidenti i fundit nė Tricastin, njė kompleks i madh bėrthamor nė afėrsi tė Avinjonit, nuk ėshtė i lidhur me rrjedhjen e mėparshme tė uraniumit. Punonjėsit janė kontaminuar nė nivele tė ulėta nga lėnda radioaktive qė ka rrjedhur nga njė tubacion i reaktorit. Por, kompania thotė se sensorėt kishin pikasur njė rritje tė nivelit tė radioaktivitetit ndėrsa po kryhej njė kontroll mirėmbajtjeje jashtė njė reaktori qė ishte mbyllur qė nga 12 korriku. Dy javė mė parė, autoritetet u detyruan tė ndalonin peshkimin dhe sportet e ujit nė dy lumenj lokalė, pasi rreth 30 metra kub lėng qė pėrmbante uranium tė papasuruar rrodhi nga njė tubacion i nėndheshėm. Ministri i Ambientit qė atėherė ka urdhėruar teste nė tė gjitha impiantet bėrthamore tė vendit, pėr t‘u siguruar qė incidente tė tilla tė mos pėrsėriten. Incidentet kanė ngritur pikėpyetje nė lidhje me industrinė bėrthamore qė menaxhohet nga shteti, nė njė kohė kur disa vende tė tjera po konsiderojnė mundėsinė e pėrdorimit tė energjisė bėrthamore pėr shkak edhe tė rritjes sė ēmimit tė naftės. Franca siguron mė shumė se 75 pėr qind tė elektricitetit tė saj nga 59 impiantet e energjisė bėrthamore dhe Presidenti Nikolas Sarkozi ka thėnė kohėt e fundit se ka nė plan tė zgjerojė programin bėrthamor.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare