Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Tė rejat nė teknologjinė ekologjike

16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa

Materiali nė vazhdim kushtuar mjedisit, na njeh me tė rejat nė teknologjinė ekologjike, biznes dhe artikuj qė pėrdorim nė jetėn e pėrditshme qė nuk dėmtojnė mjedisin dhe njėkohėsisht janė efikase pėr pėrdoruesit.

Katėr mullinj me erė, tė lartė sa njė ndėrtesė 40-katėshe furnizojnė me energji elektrike ēdo kompjuter dhe paisje shtėpiake nė qytetin e vogėl Rokport tė shtetit Mizuri, pėrfshi edhe semaforėt e qytetit prej 1,300 banorėsh, duke e bėrė atė tė parin qytet qė furnizohet nga energjia e prodhuar nga era.

Duke qenė njė pikė e rrahur shumė nga erėrat, Rokport shpesh jo vetėm qė furnizon veten por prodhon energji tė mjaftueshme sa pėr tė furnizuar edhe njė qytet tjetėr tė sė njėjtės madhėsi.

Pėr mė tepėr banorėt nuk kanė pse tė shqetėsohen nga rritja e ēmimit tė energjisė si rezultat i rritjes sė ēmimeve tė naftės edhe pėr 25 vitet qė vijnė. 

Njė grup zvicerianėsh po ndėrton njė aeroplan qė punon me energji diellore. Aventurierėt shpresojnė tė shėtisin botėn me Aeroplanin e quajtur "Solar Impulse", duke fluturuar ditėn dhe natėn pa sjellė asnjė ndotje. Aeroplani me krahė 61 metra tė gjatė ende nuk ėshtė pėrfunduar. Grupi shpreson ta ketė gati pėr fluturim nga fundi i vitit. Ana negative ėshtė se ka vend vetėm pėr pilotin.

Ndėrkohė kėtu nė Uashington, Agjencia Amerikane pėr Ruajtjen e Mjedisit mblodhi afro 1,400 shkencėtarė, udhėheqės tė industrisė dhe investitorė pėr tė sjellė disa nga shpikjet mė tė reja qė nuk dėmtojnė mjedisin. Njė prej arritjeve ishte objekti qė pėrdor procese biologjike pėr pastrimin e ujit tė ndotur nga kimikatet dhe mbetjet toksike qė shpesh pėrfundojnė nė tubacionet e ujit tė pishėm.

Drejtuesit e bizneseve i shohin pozitivisht mundėsitė pėr zhvillimin e teknologjive tė pastra. Ata besojnė se tregu i lirė ofron zgjidhjet mė tė mira pėr ndryshimet klimatike.  Nikolas Parker thotė se industria po rritet me 50 pėrqind ēdo vit.

"Besoj se Agjencia pėr Mbrojtjen e Mjedisit dhe agjenci tė tjera rregullatore duhet tė ndyshojnė pozicionin nga kontrollor tė mjedisit, pėr t'i hapur rrugėn zhvillimit tė revolucionit tė ri industrial."

Parker thotė se industria po investon tek sipėrmarrjet me energji tė pastėr. Ai thotė se janė shtuar teknologjitė qė nuk ndotin mjedisin.

Kanė kaluar tre vite qė kur uragani Katrina shkatėrroi njė pjesė tė mirė tė qytetit Nju Orlins. Megjithėse pėrpjekjet e rindėrtimit nuk kanė ecur shumė shpejt, qyteti po rindėrtohet me njė teknologji mė tė avancuar mė miqėsore me mjedisin falė organizatave si Global Green USA dhe ylli i Hollivudit Brad Pit. 

"Ne duhet tė ofrojmė rrugė tė reja pėr t'u bėrė ballė ndryshimeve klimatike nga tė cilat u prek Nju Orlins. Ne duhet tė ndryshojmė sistemin tonė."

Global Green USA pėrdor teknologjinė e fundit miqėsore me mjedisin siē janė panelet diellore, sisteme tė monitorimit tė mjedisit dhe paisje shtepiake efikase. Shtėpitė e reja janė tė ndėrtuara me teknologjinė e gjelbėrt qė u mundėson pronarėve tė kursejnė deri nė 2,500 dollarė nė vit nė faturat pėr elektricitetin dhe gazin. //bsa//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare