Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Trupat ruse "pushtojnė" qytetet gjeorgjiane

15.08.2008 18:14 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Trupat ruse dhe tanket kanė vazhduar tė lėvizin nė tė paktėn tri qytete gjeorgjiane tė enjten, duke injoruar kėrkesėn e Uashingtonit qė Moska tė respektojė integritetin territorial tė Gjeorgjisė. Dėshmitarė okularė kanė konfirmuar pėr agjencinė e lajmeve "Reuters" se trupat ruse janė parė nė qytetin gjeorgjian tė Gorit dhe pėrreth qytetit Zugdidi, nė perėndim. Banorėt, nė Portin gjeorgjian nė Detin e Zi, Poti, kanė parė gjithashtu njė inkursion rus. Nė Moskė, shtabi qendror i ushtrisė tha se ishte normale qė paqeruajtėsit rusė tė qėndronin nė Poti dhe qė "vėzhguesit" tė mbeteshin nė Gori, dy ditė pasi Rusia nėnshkroi planin e paqes sė ndėrmjetėsuar nga Franca, pėr t‘u dhėnė fund luftimeve. Forcat e armatosura ruse pushtuan pjesė tė Gjeorgjisė qė pas sulmit gjeorgjian tė javės sė shkuar mbi Osetinė Jugore. Konflikti ndėrkohė ka tronditur tregjet e naftės dhe ka alarmuar Perėndimin, i cili druan se situata mund tė dalė jashtė kontrollit. E duke thelluar akoma mė tej konfrontimin me Shtetet e Bashkuara mbi tė ardhmen e Gjeorgjisė, Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka pritur nė Kremlin tė enjten liderėt e dy rajoneve separatiste, tė cilėve u ka premtuar mbėshtetjen e Moskės. "Pozicioni rus ėshtė i pandryshuar: ne do tė mbėshtesim ēdo vendim mbi statusin e ardhshėm qė do tė merret nga populli i Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė, nė pėrputhje me Kartėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, dhe jo vetėm qė do tė ofrojmė mbėshtetje, por edhe do ta garantojmė kėtė", tha Medvedev. Ndėrkohė, nė Gjeorgji avionėt ushtarakė amerikanė kanė shkarkuar ndihma, shenjė kjo e mbėshtetjes sė Uashingtonit pėr aleatin e tij tė vogėl. Rusia insiston se lėvizjet e trupave tė saj nė territorin e Gjeorgjisė, tė enjten, nuk dhunojnė marrėveshjen e paqes qė pėrmban edhe njė klauzolė qė u lejon forcave tė Moskės "tė implementojnė masa shtesė sigurie", ndėrsa priten monitoruesit ndėrkombėtarė. Komandantėt rusė thanė se ata po mbajnė nėn kontroll Gorin, qytet 60 kilometra nė lindje tė Tbilisit. Mė herėt, Rusia kishte mohuar raportet qė trupat e saj gjendeshin nė qytet. "Edhe pėr dy ditė tė tjera trupat ruse do tė qėndrojnė nė rajon pėr t‘u kujdesur pėr procedurat e dorėzimit tė kontrollit te pėrgjegjėsit gjeorgjianė tė sigurisė. Pas kėsaj, ne do tė largohemi", tha gjeneral majori Vjaceslav Borisov. Nė qytetin-port tė Potit, tanket ruse kanė shoqėruar kamionėt me trupa tė ushtrisė. Madje, drejtori i Portit nė Poti, Vakhtang Tavberidze, tha se trupat ruse kishin mbytur gjashtė fregata gjeorgjiane (anije tė vjetra ushtarake), qė ishin ankoruar nė Poti tė mėrkurėn. Ndėrsa nė Zugdidi, qytet nė perėndim tė Gjeorgjisė, jo larg rajonit separatist tė Abkhazisė, njė fotograf i "Reuters" ka parė njė kolonė prej mė shumė se 100 automjetesh ushtarake ruse, pėrfshirė 40 tanke, tė pozicionuara rreth 2 kilometra larg qendrės sė qytetit. Objektivat e tyre mbeten tė paqarta. E si shenjė e qartė e intensifikimit tė pėrpjekjeve diplomatike, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleca Rajs, ėshtė takuar me arkitektin e armėpushimit tė mbėshtetur nga BE, Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, para se tė nisej drejt Tbilisit. Ndėrsa Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nga Shtėpia e Bardhė, ka kėrkuar nė mėnyrė tė pėrsėritur pėrfundimin e krizės dhe respektimin e marrėveshjes sė nėnshkruar. Duke nxjerrė nė pah potencialin e zgjerimit tė konfliktit edhe nė vende tė tjera, aleatja e Gjeorgjisė, Ukraina, ka vendosur qė anijet ushtarake ruse tė stacionuara nė Portin e Sevastopolit duhet tė marrin leje nga autoritetet ukrainase pėr tė dalė apo pėr tė hyrė nė port. Kjo lėvizje ka zemėruar liderėt rusė, qė janė mėsuar ta shohin Ukrainėn si njė vasal tė bindur ish-sovjetik.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare