Turneu i Barak Obamės ndesh nė kritikat e rivalit tė tij Mekein
26.07.2008 00:04 Bota - Burimi: VOA Europa
Kandidati demokrat pėr president i Shteteve tė Bashkuara, Senatori Barak Obama, nė kuadrin e turneut tė tij nėpėr botė, pas vizitave nė Afganistan, Irak dhe Izrael dje mbėrriti nė Evropė. Nė ēdo vend qė ka vizituar, Senatori Obama ėshtė trajtuar si njė kryetar i mundshėm shteti; turneu i tij ėshtė mbuluar gjerėsisht nga media. Si reagim ndaj turneut tė zotit Obama, kandidati republikan pėr president, Xhon Mekein, bėri disa kritika ndaj rivalit tė tij demokrat.
Evropa po e mirėpret kandidatin pėr president tė Shteteve tė Bashkuara, senatorin Barak Obama, me turma entuziaste dhe takime me zyrtarėt tė lartė.
Ai mbėrriti nė Berlin pas njė ndalese nė Izrael dhe nė Rripin e Gazės, ku u takua me udhėheqėsit izraelitė dhe ata palestinezė. Pas takimit, ai mbajti njė konferencė shtypi nė qytetin izraelit Sderot. Ai i siguroi izraelitėt dhe votuesit hebrej nė Shtetet e Bashkuara, se nė se zgjidhet president, administrata e tij do tė ketė njė politikė afatgjatė pėr rajonin.
Amerika duhet tė qėndrojė gjithmonė pėrkrah tė drejtėn e Izraelit pėr tu vetėmbrojtur nga rreziqet qė kanosin popullin e tij.
Kandidati demokrat pėr president, mbėshteti gjithashtu shpresat e palestinezėve pėr shtetin e tyre.
Ne nuk na duhet njė marrėveshje paqeje vetėm nė letėr, qė nuk ēon nė paqe. Ne kemi nevojė pėr njė marrėveshje domethėnėse si pėr izraelitėt edhe pėr palestinezėt.
Zoti Obama tha po ashtu se qėndrimi amerikan ndaj Iranit do tė mbetet i pandryshuar.
Njė Iran me armė bėrthamore do tė krijonte njė situatė tė pasigurtė jo vetėm nė Lindjen e Mesme, por nė mbarė botėn.
Gjatė vizitės nė Jordani, Barak Obama pėrsėriti pėrkushtimin e tij pėr pakėsimin e ndjeshėm tė trupave amerikane nė Irak deri nė vitin 2010.
Mėnyra mė e mirė pėr tė mbėshtetur sovranitetin e Irakut dhe pėr tė inkurajuar irakianėt qė tė jenė tė vendosur ėshtė pėrmes ridislokimit tė pėrgjegjshėm tė brigadave tona luftarake.
Tė hėnėn nė Irak, zoti Obama u takua me krye-komandantin e forcave amerikane David Petreas. Po atė ditė, kryeministri Nuri al Maliki tha se ai, ashtu si zoti Obama, do qė deri nė vitin 2010, tė tėrhiqen trupat luftarake amerikane nga Iraku.
Ndėrkohė, rivali republikan Xhon Mekein, po e pėrshkruan planin e Barak Obamės pėr Irakun, si njė manovėr nė kėtė vit zgjedhjesh.
Mė duket se Senatori Obama preferon tė humbasė luftėn, pėr tė fituar njė fushatė politike.
Po ashtu, fushata e zotit Mekein po kritikon rrjetet televizive amerikane, pėrmes njė reklame tė re televizive, mbulimin pozitiv qė ato po i bėjnė fushatės sė zotit Obama.
Komentatori pėr temat politike Xhorxh Will thotė se zoti McCain po pėrpiqet tė tėrheqė vėmendjen e mediave.
Nuk ėshtė e mundur qė zoti McCain tė tėrheqė vėmendjen e mediave, deri sa vėmendjes tė largohet nga vizita e senatorit Obama nėpėr botė.
Turneu i senatorit Obama mbaron kėtė fundjavė. Mė pas ai do tė vazhdojė fushatėn e tij nė shtete tė ndryshme tė Amerikės si dhe pėrplasjet e pashmangshme me senatorin McCain pėr ēėshtje tė politikės sė brendshme.//lk
lajme.parajsa.com



































