Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Tymi i bardhė mbi Beograd

26.07.2008 00:01 Bota - Burimi: Mapo Bota


Tymi i bardhė mbi Beograd

Shkruan : Revista Mapo

Shkruan Nga Beogradi, Idro Seferi

Njė qytezė e bukur pak nė kufirin me Rumaninė ėshtė munduar tė gjejė shpresėn e saj. Atje njė grup serbėsh kanė parė mundėsinė e zhvillimit tė turizmit. Dikush nga ta kishte arritur tė filmi mė i ri i Sylvester Stallones dhe kishte ardhur deri tė ideja gjeniale – ndėrtimi i njė busti nė qendėr tė kėtij vendbanimi. Serbia dhe shumė vende tė ish-Jugosllavisė ende kanė vende tė pa shpresa, qė i ngjajnė Titov Velesit, ose tani vetėm Velesit nė Maqedoni. Njė pjellė qytetesh komuniste me dy ndėrtesa banimi, njė rrugė disa orėshe deri te qendra tjetėr, njė fabrike dhe gjysmė klase nxėnės. Ky ka qenė fati edhe i kėsaj qyteze qė tash ėshtė nderuar edhe me Rocky Balboan, legjendėn e filmit tė boksierit luftarak. Ata presin njė fillim tė mbarė, e presin Zotin e tyre tu vijė nė ndihmė dhe tu jep ndonjėgjė nga fati i tij. Por, deri tani pa asnjė lėvizje…
Kėta njerėz ende vazhdojnė te kėnė shpresė pėr ndonjė turist tė huaj edhe pse pėrvec kėtij busti tė cuditshėm aty nuk ka cfarė tė shihet. Por, tė paktėn kjo ka tėrhequr gazetarėt e huaj qė kanė rrėfyer ēuditė. Serbėt pėr shumė vjet kanė kaluar ditė shpresash. Njė pjesė nuk kanė kaluar shumė kilometra asfalti pėr tė parė ēfarė bėhet larg qytetit apo fshatit tė tyre. Ata besojnė gjithēka dhe ende ndjehen viktimė e tėrė kėsaj historie. Tėrė bota ka qenė kundėr serbėve. Ėshtė fakt se njė pjesė e krimeve ndaj tyre dikur kanė ngelur nėn hijen e krimeve tė bėra nga vet ata. Por, fati. Serbisė i kanė ikur dhjetra miliona euro pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Dyqani i thyer i McDonalds-it nė qendėr tė Beogradit nė Terazija sė shpejti do tė rihapet dhe do tė bėhet edhe mė modern. Por, njė pjesė e turistėve qė patėn anuluar biletat mbase s’do tė kthehen mė kurrė. Ēfarė janė serbėt nė fakt si njerėz? Kam sa kohė qė mundohem tė kuptoj kėtė mentalitet, por ende e pamundur. Njė shoqėri qė i ngjanė njė substance amorfe. Kryeqyteti i Serbisė ėshtė njė qytet i lezetshėm, me njė jetė natė tė zgjuar deri nė mėngjes, mes pub-esh urbane, fansy, e deri te muzika popullore. Sa bukur duket ditėve tė pranverės dhe verės. Njė qytet mė dy lumenj gjigand, Sava dhe Danubi. Fundjava ėshtė gjithnjė e kėndshme, e bukur dhe e qetė. Sidomos kur nuk ke lidhje me lajmet e ditės. Por, ndonjėherė nuk ngjanė nė vetveten. Nė festivalin Eurovision organizatorėt dhanė disa kėshillat. Tė mos flitej pėr ato qė janė pika tė nxehta nė Serbi, tė mos tregonin se janė homoseksualė dhe sa mė pak politikė. Ky ėshtė njė problem i madh pėr njė mentalitet kolektiv, njė mohim i asaj qė duket ndryshe. Por, prapė nuk arrij tė pėrshkruaj se si duket shoqėria serbe. Njerėz shumė tė mirė, tė kėndshėm, njė pjesė pak nacionalist, kurse njė pjesė tjetėr me nerva.
E ardhmja e Serbisė gjithnjė ėshtė varur shumė nga politika dhe politikanėt. Serbėt e kanė tė vėshtirė tė mendojnė vet ose tė paktėn njė pjesė jetonė me ngarkesa. Relaksi nuk ekziston si term nė shumė pjesė sepse nė fakt nuk dihet se cila gjendje shpirtėrore banon nė cilin nivel.
Zgjedhjet paralementare nė Serbi nxorėn njė pėrqindje tė kėnaqshme pėr demokratėt. Megjithatė, partitė politike nuk po arrijnė tė formojnė njė qeveri demokratike. Kohėve tė fundit si pėr shkak dhe ironi e tregoj njė sms qė ma kishte dėrguar Ivica Dacic. Ky nuk ėshtė ndonjė shok i imi apo ndonjė femėr e bukur. Ėshtė kryetari i socialistėve tė dikurshėm tė Sllobodan Millosheviē-it dhe ėshtė bėrė sėrish faktor. I thoshin Slloba junior pėr shkak tė prerjes sė flokėve dhe sjelljeve si shefi i dikurshėm. Ėshtė thjesht njė mesazh urimi. Socialistėt mė pėlqejnė sepse e dinė qė janė tė rėndėsishėm, si foshnjet pėrkėdhelėse. Sillen me elegancė, flasin me protokoll, me mjeshtėri dhe duan Evropėn. Frika e tė gjithė atyre qė janė kundėr nacionalistėve vazhdon tė jetė e pranishme dhe sigurisht shumica i shohin me fobi ballinat e gazetave. Por, kush do tė drejtoj Serbinė dhe pėrse tetori i vitit 2000 nuk ishte vendimtar pėr njė revolucion demokratik? Askush nuk e di. Lufta politike ėshtė duke u bėrė pikėrisht pėr tė nisur apo jo tranzicionin nė Serbi. Rajoni ka nevojė tė zgjidh edhe kėtė problem dhe i kthjellur tė ecėn pėrpara. Njė pjesė e serbėve nuk e duan Evropėn. Ajo ėshtė e frikshme, e pasur dhe kėshtu s’kanė ku shkojnė. Madje turistėt mund tė vijnė dhe vetėm tė bėjnė problem, tė hanė qebapat, pljeskavicat dhe ta pinė tėrė rakinė. Ose, Bashkimi Evropian do tė kėrkoj standarde pėr tė gjitha segmentet. Nėse socialistėt vendosin tė kthejnė mbrapsht shiritin dhe tė kthejnė fatin e vendit nė rrugė tė drejtė do tė jetė njė lajm i mirė. Por, gjithsesi nuk do tė ndryshohet asgjė mė shumė pėr tė mirė apo pėr tė keq. Anti-globalistėt do tė mund tė jenė udhėheqės tė kėnaqshėm dhe nuk do tė mund tė bėjnė shumė probleme. Por, derisa tė del tymi i bardhė pėr zgjidhjen e drejt serbėt nuk do tė mund tė relaksohen tė qetė nė rrezet e diellit. Por, ēėshtja ėshtė se cila ėshtė zgjidhja e drejt pėr serbėt. Fshati tragji-komik nė fqinjėsi me BE-nė duhet ta pres pafundėsisht yllin holivudian Silvester Stalone apo ta rrėzoj bustin dhe tė zgjohet nga ankthi? Mbase socialistėt e kanė kuptuar.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare