Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Vizita e Zv/presidentit amerikan nė Ukrainė shihet si shenjė mbėshtetjeje pėr kėtė vend

07.09.2008 12:02 Bota - Burimi: VOA Europa

U.S. Vice President Dick Cheney, left, is greeted upon arrival in Kiev, Ukraine, 04 Sep 2008
Zv/presidenti Dik Ēejni nė Kiev tė Ukrainės, 4 shtator 2008
Udhėtimi i nėnpresidentit amerikan Dik Ēejni nė Ukrainė shihet si shenjė e mbėshtetjes amerikane pėr kėtė vend pro-Perendimor dhe pėr qeverinė e tij pro-Natos. Por vizita e nivelit tė lartė vjen nė njė kohė pėrshtjellimesh nė qeverinė e Ukrainės, tė pėrfshirė nga mosmarrėveshje tė thella mes presidentit Viktor Jushēenko dhe kryeministres Julia Timoshenko. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės Peter Fedynsky njofton nga Moska se drama politike nė Ukrainė ka ndėrlikuar marrėdhėniet ukraino-ruse.

Titujt kryesorė tė gazetave ruse dhe njoftimet televizive nga Kievi informojnė lexuesit dhe shikuesit se Revolucioni Portokalli i Ukrainės ka marrė fund dhe se drejtuesit e tij kryesorė, presidenti Viktor Jushēenko dhe kryeministrja Julia Timoshenko janė kthyer nė armiq tė betuar. Ata kanė patur mosmarrėveshje pėr njė kohė tė gjatė lidhur me politikat e brendshme dhe qė tė dy synojnė tė konkurojnė nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2009.

Zoti Jushēenko nė pėrgjithėsi mbėshtet ekonominė e lirė tė tregut ndėrsa zonja Timoshenko favorizon njė rol mė tė madh tė qeverisė. Mosmarrėveshjet e tyre u pėrshkallėzuan pas konfliktit gjeorgjian, kur presidenti favorizoi hapur Tbilisin, ndėrsa kryeministrja qėndroi e heshtur.

Kjo bėri qė pėrkrahėsit e zotit Jushēenko ta akuzonin atė pėr tradhėti tė lartė, pasi sipas tyre, kishte mbėshtetur Rusinė. Tė mėrkurėn pati njė tjetėr pėrplasje politike, kur partia e zonjės Timoshenko, e cila qeveris nė koalicion me partinė e presidentit, u bashkua me opozitėn pėr t'i transferuar disa nga kompetencat presidenciale nė duart e postit tė kryeministrit.

Lėvizja e zonjės Timoshenko bėri qė presidenti Jushēenko tė thotė se de fakto ishte krijuar njė koalicion i ri parlamentar, qė bashkon partinė e kryeministres me Komunistėt dhe Partinė e Rajoneve, qė ka mbėshtetje tė madhe nė zonat qė flasin rusisht tė Ukrainės. Presidenti ukrainas tha se transferimi i pushtetit nuk u shėrben interesave kombėtare tė Ukrainės, dhe ai i akuzoi ata qė votuan pėr tė, pėr njė grusht shteti qė tradhėton interesat e vendit dhe prish koalicionin demokratik.

Nė Moskė, deputeti rus Kostantin Zatulin, qė ėshtė gjithashtu nėnkryetar i Komisionit tė Komonuelthit tė Shteteve tė Pavarura nė Parlament, thotė se Rusia nuk ėshtė e kėnaqur nga krizat politike qė kanė kapur Ukrainėn vitetet e fundit.

Arsyeja, thotė zoti Zatulin, ėshtė se kėto paqėndrueshmėri, e bėjnė tė vėshtirė zhvillimin e marrėdhėnieve afatgjata midis Ukrainės dhe Rusisė. Ai thotė se kjo lidhje po dobėsohet, pasi Rusia nuk mund tė mbėshtetet tek njė partner i paqėndrueshėm.

Ndėr ēėshtjet e rendit tė ditės nė marrėdhėniet ukraino-ruse ėshtė statusi i Flotės ruse nė Detin e Zi. Moska ka njė marrėveshje me Kievin pėr tė pėrdorur portin e Sevastopulit, nė Gadishullin e Krimesė, deri nė vitin 2017. Zonja Timoshenko thotė se Kievi nuk do ta respektojė marrėveshjen e tanishme. Zoti Jushēenko ka thėnė se marrėveshja nuk do tė zgjatet. Ai protestoi gjithashtu faktin qė anijet ruse tė ankoruara nė Sevastopol u nisėn pėr tė luftojnė nė brigjet gjeorgjiane, gjė qė i tensionoi edhe mė tej marrėdhėniet mes Moskės dhe Kievit.

Nė janar, kryeministrja Timoshenko dhe presidenti i bėnė thirrje Natos tė pėrfshinte Ukrainėn nė Planin e Veprimit tė Aleancės pėr Anėtarėsim. Deputeti rus Kostandin Zatulin thotė se mbetet pėr t'u parė nė se qėndrimi zyrtar i Ukrainės pėr Naton do tė ndikohet nga grindjet nė nivelet e larta tė vendit.

Operacionet ushtarake tė Rusisė nė Gjeorgji shtuan spekullimet se Moska do tė vinte nė shėnjestėr pėr tė aneksuar disa pjesė tė Ukrainės, pėrfshi Gadishullin e Krimesė, qė Bashkimi Sovjetik e kaloi nga Rusia nė Ukrainė nė vitin 1954.

Gjatė vizitės sė tij nė Kiev, nėnpresidenti amerikan Dik Ēejni shprehu mbėshtetje pėr anėtarėsimin e Ukrainės nė Nato, duke theksuar se shpresat mė tė mėdha tė vendit pėr tė pėrballur kėrcėnimet e tiranisė, shantazhin ekonomik, invazionin apo kėrcėnimin, ėshtė tė jetė i bashkuar brenda vendit dhe me demokracitė e tjera. //iē//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare