Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Vizita e senatorit Obama nė Afganistan

16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa

Kandidati demokrat pėr president tė Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama, u takua me komandantė ushtarakė amerikanė nė Afganistan, nė fillim tė turneut tė tij ndėrkombėtar qė synon pasurojė pėrvojėn e tij nė politikėn e jashtme. Zoti Obama vizitoi bazėn ajrore Bagram nė Afganistanin lindor nė kuadėr tė turneut tė njė delegacioni tė Kongresit, qė pėrfshin dy senatorė tė tjerė amerikanė. Ushtria amerikane tha se komandantėt i informuan senatorėt mbi arritjet e deritanishme nė angazhimin ushtarak amerikan. Zyrtarėt afganė thonė se zoti Obama u takua me Presidentin Hamid Karzai gjatė vizitės sė tij. Ai pritet tė shkojė edhe nė Irak. 

Para udhėtimit tė tij, zoti Obama u tha gazetarėve se dėshironte tė bisedonte me komandantėt e tė dy fronteve tė luftės pėr t’u informuar mė hollėsisht rreth shqetėsimeve tė tyre.   

Senatori Obama ka ngritur idenė e tėrheqjes sė trupave amerikane nga Iraku dhe rritjen e pranisė ushtarake nė Afganistan, tė cilin ai e konsideron si front mė tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr terrorizmit.        

Nė njė fjalim tė shtunėn nė radio, kandidati republikan nė zgjedhjet presidenciale Xhon Mekein kritikoi Senatorin Obama pėr deklarimin e njė strategjie lufte para se tė zhvillonte vizitėn.

 
Vizitat nė Afganistan dhe Irak synojnė tė pėrmirėsojnė pozitėn e Obamės nė lidhje me politikėn e jashtme. Anketat e opinionit publik tregojnė se votuesit i vėnė nė pyetje njohuritė e senatorit nė politikėn e jashtme, megjithėse kandidati Obama ka mė shumė pėrvojė se ē’kishte kandidati Xhorxh Bush kohė mė parė.

“Nuk mendoj se Obama ka eksperiencė ndėrkombėtare.”

Gazeta Nju Jork Tajms thotė se 300 kėshilltarė tė politikės sė jashtme, shumė prej tė cilėve kanė bėrė pjesė nė administratat e mėparshme, e informojnė zotin Obama ēdo ditė rreth ngjarjeve nė botė.

Udhėtimi jashtė vendit zhvillohet nė njė kohė kur rivali i Senatorit Obama e sulmon atė nė lidhje me eksperiencėn e tij. Senatori Mekejn ka qenė nė Irak 8 herė, ndėrsa Obama nuk ka qenė pėr vizitė gjatė dy vjetėve tė fundit, ndėrsa nė Afganistan nuk ka qenė asnjėherė.

“Mė vjen mirė qė do tė shkojė nė Afganistan, sepse duhej tė kishte shkuar shumė kohė mė parė nėse ka dashur ta drejtojė kėtė vend dhe tė garantojė sigurinė kombėtare.”

Obama pritet tė takohet me presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe udhėheqės tė tjerė evropianė. Shtypi ka njoftuar se ai do tė vizitojė edhe Izraelin ku do tė takohet me kryeministrin Ehud Olmert. Tė dy kandidatėt presidencialė amerikanė po luftojnė pėr votat e hebrenjve nė Shtetete Bashkuara.

Njoftimet bėjnė tė ditur se zoti Obama do tė vizitojė edhe Bregun Perėndimor dhe do tė takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas.

“Njė pjesė e madhe e biznesit diplomatik zhvillohet pėrmes kontakteve personale. Sa mund t’i besoj kėtij njeriu? Ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr tė? Kėto duan tė dinė udhėheqėsit botėrorė pėr njė njeri qė mund t’i bashkohet rrethit tė tyre.”

Por, strategėt politikė paralajmėrojnė se senatori Mekejn mund tė zmadhojė ēdo gabim tė zotit Obama.

“Nė njė udhėtim tė tillė, nė njė skenė tė tillė nuk ka vend pėr gabime. Ai duhet tė sigurohet se ēdo fjalė ėshtė e saktė.”

Pėr Irakun, senatori Obama ka kėrkuar tėrheqjen e trupave, ndėrsa zoti Mekejn e ka kritikuar pėr mendimet e dhėna para se tė vizitojė kėtė vend.

“Ai duhet tė bisedojė me gjeneralin Dejvid Petreas dhe tė marrė vesh se ē’po ndodh. Mendoj se po t’i tėrheqė trupat do tė ketė kaos.”

Kėshilltarėt kryesorė tė zotit Mekejn e kanė akuzuar zotin Obama se planifikon ta kthejė udhėtimin e tij jashtė vendit nė pjesė tė lojės pėr fushatė. //bsa//


 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare