08.08.2012 18:21 - Kategoria: Bota
Televizioni shtetėror sirian raporton: "Janė vrarė dhjetėra terroristė"
Trupat qeveritare siriane kanė marrė kontrollin e lagjes strategjike tė Salahedin nė Aleppo, qė deri mė tani ishte nėn zotėrimin e rebelėve. Lajmi ėshtė bėrė publik nga televizioni shtetėror dhe agjencia zyrtare e lajmeve "Sana", sipas sė cilės mėngjesin e sotėm ka "pasur luftime tė ashpra" dhe pjesė mė e madhe "e terroristėve" janė vrarė. Ndėrkohė ėshtė saktėsuar se ushtria ka hyrė nė lagjet Bab al Hadid e Bab Nayrab, nė pjesėn lindore tė qytetit. Nga ana tjetėr njė korrespodent i Al Jazsira ka raportuar se rebelėt kanė arritur tė shkatėrrojnė njė mig tė regjimit sirian dhe kanė shkatėrruar pesė tanke nė qytetin e Aleppo.
Rreth 2.400 persona kanė kaluar kufirin me Turqinė pėr ti shpėtuar dhunės nė Siri. Ditėt e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm numri i refugjatėve sirianė qė kėrkojnė strehim nė Turqi. Ndėrkohė nė Moskė, pas publikimit tė lajmit pėr vdekjen e gjeneralit rus Vladimir Petrovich Kujeev nga forcat rebele, ai ėshtė shfaqur nė njė konferencė pėr shtyp. "Falenderoi median pėr kujdesin qė ka treguar ndaj njė personi tė thjeshtė, por ju konfirmoi se jam gjallė dhe gėzoj shėndet tė mirė nė Moskė", ka thėnė ushtaraku i lartė rus.
8 gusht 2012
Burimi: SHQIP Bota
lajme.parajsa.com








































































