Agim Halili: Pirateria, moda zhvatėse nė tregun muzikor
28.05.2008 12:02 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Kur kanė nisur fillimet e shtėpisė diskografike EuroStar?
Aktiviteti i kompanisė sonė ka nisur nė fund tė vitit 1997. Kjo ishte koha kur ne u bėmė tre miq dhe sėbashku morėm njė vendim pėr tė krijuar shtėpinė diskografike EuroStar. Fillimet e aktivitetit kanė qenė kryesisht duke shumėfishuar dhe distribuuar muzikėn e huaj, pasi pas njė ndėrprerje shumė tė gjatė ndalimi tė muzikės sė huaj tregu shqiptar kishte nevojė pėr kėtė muzikė dhe pati njė uri tė madhe gjatė atyre viteve. Pra fillesat tona kanė tė bėjnė me muzikėn e huaj. Ajo ishte e larmishme dhe ishte nga tė gjitha vendet e botės, qoftė nga fqinjėt si:Greqia, Italia, Anglia apo dhe Amerika. Kishim njė larmi muzikore qė pėrfshinte tė gjitha hitet botėrore qė kanė qarkulluar nė atė periudhė dhe kjo edhe pėr njė arsye tjetėr. Nė atė kohė nuk kishte kėngėtarė shqiptarė tė mirėfilltė qė tė futeshin nėpėr studio dhe tė preferonin tė bėnin CD. Nė njė farė mėnyre ne ishim tė detyruar qė tė merreshim vetėm me muzikėn e huaj.
-Thatė qė e keni filluar aktivitetin me muzikė tė huaj, por kur nisėn fillesat tuaja nė muzikėn shqiptare?
Nga viti 1997 deri nė vitin 2000 ne jemi marrė vetėm me muzikė tė huaj. Nga fundi i vitit 2000 ne filluam qė tė futeshim dhe tek muzika shqiptare. Kėngėt qė ne futėm ishin tė tė gjitha rrymave dhe natyrisht qė nė fazėn e parė niveli i kėngėve qė janė prodhuar dhe janė distribuuar nuk ishte shumė i mirė. Por nė atė kohė tregu muzikor ishte i pakristalizuar dhe u vu re qė thithte ēdo lloj rryme muzikore qė dilte pavarėsisht nga niveli cilėsor qė ajo kishte dhe mė pas me kalimin e kohės u thye tabuja. Nėpėr studio u futėn shumė kėngėtarė tė mirė dhe profesionistė dhe pas vitit 2000 niveli i muzikės shqiptare qė ne kemi prodhuar dhe distribuuar ka ardhur duke u rritur pėr tė arritur nė kėtė nivel qė kemi tani, ku pothuajse tė gjithė kėngėtarėt me tė mirė tė muzikės shqiptare kanė prodhuar CD tek ne.
-Keni hasur probleme me tė drejtėn e autorit nė aktivitetin tuaj?
Sigurisht qė kemi hasur sepse mungesa e informacionit qė kemi pasur lidhur me ligjin pėr tė drejtėn e autorit na ka bėrė qė tė vepronim nė mėnyra improvizuese qė nuk kishin lidhje fare me mėnyrėn se si funksiononte nė tregjet e huaja. Duke mos e njohur ligjin ne kontratat i kemi bėrė me interpretuesit, pra kėngėtarėt. Nė fakt ligji pėr tė drejtėn e autorit i kushtėzon shtėpitė diskografike qė kontratat tė mos i bėjnė me interpretuesit, por me autorėt e vėrtetė. Autorėt e vėrtetė tė kėngės janė kompozitori dhe autori i tekstit. Natyrisht qė ky ishte njė ndryshim goxha i madh pėr mėnyrėn se si punoje sepse mėnyra primitive siē kemi punuar ne mė parė kėrkonte qė kėngėtari tė futej nė studio tek kompozitori pa marrė fare miratimin e shtėpisė diskografike. Ai vinte me CD tė gatshme dhe thoshte se kjo ėshtė CD ime dhe ēmimin e vendoste ai. Ne binim ose nuk binim dakord pėr shumėn ose negocionim, por mė nė fund kur binim dakord merrnim CD dhe e shumėfishonim, prodhonim vidioklipe dhe e hidhnim nė treg. Kjo metodė ishte shumė e thjeshtė pėr tu realizuar, por nė fakt nuk ėshtė metoda mė e mirė sepse kėtu je i detyruar tė marrėsh gjithēka qė ka bėrė kėngėtari dhe nuk arrin ta kuptosh nėse ka apo jo vlera nga ana profesionale. Me kėtė i lihej rrugė e hapur njerėzve tė zakonshėm ose njerėzve qė mund tė ishin mirė nga ana financiare dhe mendonte se mund tė bėhej kėngėtar. Pėr atė mjaftonte qė tė zgjohej njė ditė me ca lekė nė xhep dhe tė nesėrmen ishte kėngėtar. E shikoje nė ēdo media duke u transmetuar vidioklipi i tij, dėgjoje kėngėt e tij nėpėr rrugė, nė kasetofonat e makinave. Pra ishte shumė spontane mėnyra se si njė kėngėtar lanēohej ne tregun muzikor. Ndryshimi i kėsaj situate ku kėngėtarėt duke u kontaktuar nga shtėpia diskografike mund tė futen nė studio tek kompozitorėt dhe tek autorėt tekstit dhe kjo do tė thotė qė bėhet njė shoshitje e kėngėtarėve, pra ndahen kėngėtarėt nga psedudokėngėtarėt. Asnjė shtėpi diskografike nuk do tė preferonte tė investonte para pėr njė kėngėtar qė nuk ka vlerė dhe kjo nė metodat si punon e gjithė bota sot, kjo bėn filtrimin e kėngėtarėve. Pra unė si shtėpi diskografike shpenzoj pėr ata kėngėtarė qė unė besoj se kanė vlera. Nė rast se kėta kanė me tė vėrtetė vlera atėherė unė pranoj qė tė financoj pėr kėta. Natyrisht bashkėpunimi nė kėtė formė mes kompozitorit dhe shtėpisė diskografike ėshtė i fortė sepse interesi ėshtė i pėrbashkėt qė kėngėtari tė jetė i mirė. Interesi ėshtė i pėrbashkėt qė CD tė dali me parametra cilėsor sepse nė fund tė fundit nėse funksionon mirė nė treg vlen pėr tė dyja palėt. Qoftė kompozitori, qoftė shtėpia diskografike pėrfitojnė mė shumė kur ėshtė njė produkt cilėsor. Nė njė farė mėnyre po hyjmė nė ato kanalet e botės qė jo ēdo njeri mund tė ngryset njeri i zakonshėm dhe tė gdhihet kėngėtar nesėr nė mėngjes.
-Ēmendoni pėr piraterinė qė ndeshet sot nė tregun muzikor shqiptar?
Diskografia nė Shqipėri, pavarėsisht nga halucinacionet ka pasur dhe ato periudhat e veta qė ka lulėzuar. Nė momentin aktual qė ne po flasim pirateria nė tregun muzikor shqiptar ėshtė kthyer nė njė gangrenė qė ka ēuar drejt falimentimit njė pjesė tė mirė tė shtėpive diskografike sepse kjo pirateri ėshtė nė pėrmasa tė mėdha. Ne shpesh ndeshemi me njė koncept qė pirateria ekziston nė tė gjithė botėn dhe unė pranoj kėtė, por natyrisht qė futja e teknologjisė sė re ka sjellė dhe shtimin e mundėsive pėr piraterinė. Nė botė vihet re qė janė raportet 80 pėrqind nė favor tė produktit tė pastėr dhe 20 pėrqind tė piraterisė, ndėrsa nė tregun shqiptar ėshtė e anasjelltė ku 80 pėrqind ėshtė pirateri dhe 20 pėrqind ėshtė produkt i pastėr. Kėtu falė metodave tė reja qė kanė hyrė, por dhe falė njė amullie nė kėtė treg ku ėshtė shumė e vėshtirė qė tė ndash piratėt nga jopiratėt. Pra ēdo njeri qė ka njė dyqan, qė ka njė tezgė nė rrugė qė pėr mua ėshtė absurde qė tė vazhdojnė tė shiten produktet intelektuale nėpėr tezgat e rrugėve, mund tė shumėfishojnė CD pa pasur frikė nga askush, mund ti mbajnė CD nė stendat e dyqanit apo nė stendat e rrugėve pa pasur frikė nga askush, por dhe askush nuk ndėshkohet. Tė gjithė veprojnė nė mėnyrė tė pavarur, madje kam ndeshur disa koncepte dhe qesharake. Para disa kohėsh ne ngritėm dhe njė polici private kundėr piraterisė dhe kur shkoje tek ai dhe i thoshe pse e ke kopjuar CD ai tė pėrgjigjej se ēpunė ke ti, pasi e ke nxjerrė nė treg dhe derisa e ke nxjerrė nė treg unė e kam blerė dhe mund tė bėj ēfarė tė dua, pra kjo ka qenė situata. Pa folur mė pas pėr internet kafetė ku ēdo internet ėshtė shkruar me shkronja tė mėdha kapitale: kopjojmė CD dhe DVD. Mė shumė se kaq nuk ke se ēfarė tė kėrkosh. Kur dikush del me tabela tė mėdha dhe thotė qė kopjohet CD dhe DVD, kjo bėn ta kuptosh vetė se nė ēfarė pėrmasash ėshtė pirateria.
-Si e shikoni funksionin e Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit?
ZSHDA ėshtė nė fazat e para tė saj, por ajo ka filluar qė tė bėhet funksionale. Nėse do tė vazhdojė me kėtė ritėm qė ka nisur them qė do tė ketė me efektivitet. ZSHDA tani ėshtė nė fazėn e trajnimit, konsolidimit, organizohen seminare pėr tė njohur pėrdoruesit e muzikės tė drejtėn e autorit dhe shpresoj qė tė japi efektivitet. Unė kam asistuar nė nj seminar ku njerėz tė ndryshėm as nuk e kishin idenė qė duke qenė pėrdorues tė muzikės duhet tė paguanin taksėn pėr tė drejtėn e autorit. Nė fakt nė tė gjithė botėn taksa pėr tė drejtėn e autorit ėshtė nj taksė njėsoj si tė tjerat. Ēdo njeri qė ėshtė pėrdorues i muzikės ėshtė i detyruar qė tė paguajė. Duhet qė tu krijohet bindja njerėzve qė ky ėshtė njė detyrim pėr tu paguar dhe kur tė krijohet kjo skemė atėherė besoj qė diskografia do tė marri frymė.
-Nė tregun muzikor shqiptar ka triumfuar pirateria. Sipas jush i kujt ėshtė faji pėr kėtė gjendje?
Faji gjithmonė mbetet jetim. Ka njė shprehej popullore qė thotė se faji u bė qyrk dhe se veshi askush. Pra ėshtė e kotė qė unė tė pėrpiqem qė tė gjej fajtorin, pasi tė gjithė jemi nga pak fajtorė. Natyrisht qė gjendja ekonomike ėshtė ajo qė i dikton tė gjitha gjėrat e tjera dhe tė mos flasim tani sikur jetojmė nė njė planet tjetėr dhe nuk i dimė se ēfarė problemesh janė nė Shqipėri. Nė botė njė CD shitet 20 euro ndėrsa nė Shqipėri shitet 6 mijė lekė aq sa kushtojnė dy kafe. Njė punė qė duhet pėr tė prodhuar dy CD ka njė kosto ekonomike shumė tė madhe dhe megjithatė kushton se dy apo tre kafe, pėr mua ky ėshtė absurditet. Nga ana tjetėr kur njerėzit kanė nevoja mė tė rėndėsishme, nevoja tė mbijetesės natyrisht qė muzika i duket pak si luks i tepruar dhe nuk mėsohen dot qė duhet ta paguajnė me ēmime shumė tė larta. Nga ana tjetėr unė mendoj se shteti dhe organet e tjera duhet qė tė sensibilizojė opinion dhe pėrdoruesit se ēdo njeri qe pėrdor muzikėn duhet tė kontribuojė sepse muzika ėshtė nė fund tė fundit fytyra kombit. Duke u ndėrgjegjėsuar qė muzika tė mos miratohet dhe tė paguhet, kjo do tė jetė ndihmesė dhe pėr autorėt sepse nė rast kolapsi pasojat e para do ti vuajnė krijuesit.
lajme.parajsa.com



































