Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Aktorja Monika Lubonja: Ja pse jam e zhgėnjyer nga jeta

29.06.2008 12:03 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Tashmė ditėt janė tė zakonshme pėr tė. I pėlqen tė zgjohet shpejt dhe mė pas tė pėrgatitet pėr punėn e saj. E veshur kėndshėm, Monika tregon se i pėlqen tė kujdeset pėr veten, e nganjėherė edhe “tė ēmendet” pak, por gjithmonė duke i ditur vetes limitet. Thotė se i pėlqen deti dhe ėshtė e dashuruar pas sė kaltrės. Plot gjallėri, por shpesh edhe me njė hije trishtimi mbi fytyrė, ajo tregon pėr jetėn e saj dhe ti mėson mė tepėr se kush ėshtė aktorja Monika Lubonja.

-Si po i kaloni kėto ditė tė nxehta verore?
Mirė, por shumė e lodhur me projektin e ri qė kam filluar me Teatrin Kombėtar, dhe them se kėtė vapė e kam pėrballuar mirė. Ėshtė njė verė, qė unė se kisha menduar qė do ta nisja nė kėtė mėnyrė, duke punuar nė kėtė sezon kur njerėzit shkojnė nė plazh. Mė vjen keq sepse unė jam dashuruar pas detit, por fatkeqėsisht jam destinuar qė tė punoj me kėtė rreth, qė pėr mua ėshtė njė kėnaqėsi tjetėr. Kjo ėshtė njė pjesė teatrore qė quhet “Trojanet”, dhe ajo qė mė pėlqen mua nė kėtė vepėr ėshtė se jam komplet e zhveshur nga ideja qė kam rol kryesor apo dytėsor. Pėrkundrazi, mė ka dhėnė kėnaqėsi qė tė punoj me njė projekt pėr herė tė parė tė antikiteti grek. Jam shumė e nderuar, qė unė marr pjesė nė kor, sepse ėshtė diēka qė ngjarjet vijnė papritur. Nė kėtė vepėr marrin pjesė disa perla tė muzikės sė jugut, qė unė edhe tani, qė po flas mė rrėqethen ato momente qė kori futet. Do tė thosha qė ėshtė njė melodi, ėshtė njė trup i vetėm dhe unė ndjehem mirė se po marr diēka tjetėr.

-Si e shikoni filmin dhe teatrin?
Janė dy gjėra shumė tė bukura dhe emocione tė forta me njėra- tjetrėn, sepse filmi ka emocionin e tė shikuarit, e peizazhit dhe nuk ke mundėsi qė mė vonė ta ndryshosh filmin, ndėrsa nė teatėr ti ke mundėsi qė ta ndryshosh dhe fillon dhe tė bėsh dhe korrigjime nėse e shikon tė nevojshme, pra kėtu fillon dhe bėn ndryshimet mes filmit dhe teatrit.

-Roli qė ju ka lėnė mė shumė mbresa?
Pėr mua ėshtė shumė e vėshtirė tė thuash kush ėshtė rol i bukur, pasi ēdo rol ka vėshtirėsinė dhe veēantinė e vet dhe nuk mund ti ndaj dot. Vetėm impenjimi qė i kemi dhėnė asaj figure janė shpenzime njerėzore dhe emocionale, ndaj rolit qė interpreton nė film apo nė teatėr. Mė pas ėshtė publiku ai qė tė gjykon.

-Keni njė qendėr arti “ArtBlu”, ē’mund tė na thoni rreth saj?
Kėtė qendėr unė e kam sėbashku me miken time Valbona Imami. Ideja jonė ka qenė qė tė thithim sa mė shumė artistė tė rinj, pra ata qė dalin tė mos ikin, por ne tė bėjmė njė pėrpjekje dhe ata tė jenė pjesė e projekteve tona. Ne kemi tre projekte, por mund tė them se po ecim goxha mirė, por pėr momentin nuk dua tė zbuloj asgjė. Mendoj se do tė jetė njė projekt i bukur, qė do tė sjelli diēka tė bukur, por kemi vėshtirėsi pėr tė thithur fonde. Ne nuk lodhemi, sepse jemi shumė tė lidhura me kėtė profesion dhe do tė japim maksimumin tonė.

-Ju keni njė vajzė, si janė tė ndėrtuara marrėdhėniet me vajzėn tuja Tea?
I pėrkushtohem shumė vajzės sime, dhe shikoj qė pėrkushtimi im ndaj Teas mė kanė vajtur mirė dhe ėshtė i vetmi moment qė mund ata prek me shumė dinjitet. Ėshtė njė vajzė e mrekullueshme, jo se ėshtė vajza ime, por them se i kam mėsuar gjėrat elementare si mirėsjellja, edukata, respekti, tė jetė njerėzore me njerėzit. Tea mė jep shumė, gjė e cila mė bėn qė vras mendjen pėr tė punuar qė asaj tė mos i mungojė asgjė.

-Do tė donit qė vajza juaj tė bėhej aktore?
Asnjėherė, sepse sot nė katoi kushte tė jesh aktore sa ėshtė kėnaqėsi ėshtė dhe negative, jo tė paragjykimeve sepse ėshtė i vetmi, gjė qė nuk mė ēalon se jam aktore, por ajo qė unė shikoj ėshtė se nuk ėshtė e ardhme pėr Tean.

-Momenti mė i bukur gjatė karrierės suaj artistike?
Momenti mė i bukur pėr mua ngelet ai moment kur merr duartrokitjet e publikut, sepse kur i merr ato harron lodhjen, stresin, etj. Artisti momentin mė tė bukur e ka kur merr vlerėsime. Unė nuk ėshtė se nuk e pėlqej njė ēmim, por ajo qė mė lumturon mė shumė ėshtė duartrokitja. Pėr sa i pėrket ēmimeve unė jam pak skeptike sepse jo shumė herė ēmimet qėllojnė nė kohė dhe nganjėherė mė duken zhgėnjime. Pėr mua ēmimet gjithmonė ngelen njė pikėpyetje e madhe. Shumė ēmime janė marrė dhe unė shikoj si aktorė shqiptarė dhe tė huaj kanė kryeveprat e tyre me role, qė nuk kanė ēmime dhe nė rolet qė kanė ēmime me keqardhje e them qė kanė qenė jo nė atė nivel qė kanė marrė ēmime. Pėr mua emocioni ėshtė ēmimi i gjithēkaje.

-Jeni e zhgėnjyer nga jeta?
Normal qė njeriu ka zhgėnjime nė jetė, por rėndėsi ka kush janė zhgėnjimet kryesore tė njeriut. Nga ana profesionale unė nuk jam zhgėnjyer, por mė tepėr mė zhgėnjejnė marrėdhėniet njerėzore, atyre qė u kam dhėnė besim shumė, atyre qė i kam dashur shumė, atyre qė e kanė njohur Monikėn e vėrtetė. Ka pasur momente qė kam bėrė tė pamundurėn qė tė bėjmė diēka tė bukur, kam bėrė tė pamundurėn pėr tė dhėnė atė Monikė qė ėshtė realisht. Por pasi kam dhėnė kėto, kam dėgjuar dhe gjėra qė thellė nuk mė ka ardhur keq asnjėherė se pėr se e bėn, por gjithmonė kam thėnė unė bėra mirė qė i afrova kėta njerėz, dhe nė fund fare kam thėnė, qė ashtu e mendoi. Por Monika ka bėrė mė tė mirėn, ndėrsa zhgėnjimi ėshtė qė nesėr Monika tė ketė kujdes, por unė jam person qė dua t’i kem marrėdhėniet mirė me shoqėrinė. Tė kem shumė mirė marrėdhėniet me njerėzit, qė mė kanė rrethuar dhe me kolegėt, por zhgėnjime mund tė marrėsh dhe nė familje, mund tė marrėsh zhgėnjim dhe nga njeriu qė do. Por unė ngelem tek ajo qė nė fund fare them, njeriu qė kisha pėrballė kush ishte, pa problem unė bėra mė tė mirėn. Kam pasur zhgėnjime, madje mė kė ardhur keq kur kam marrė zhgėnjime dhe kur unė kam bėrė maksimumin e gjėrave pėr njerėzit. Ka njerėz qė janė tė ftohtė dhe i shikojnė ftohėt kėto gjėra, ndėrsa Monika ėshtė tip qė mė shumė shkatėrron veten se tė tjerėt. Them se kėta njerėz jo se nuk dinė, por bėjnė dhe kjo mė vret mė shumė se pėr se bėjnė kėshtu. Jam tip qė dua t’i dhuroj shumė dashuri njerėzve.

-Po ju a keni marrė kėtė dashuri nga njerėzit ?
Unė kam dhėnė shumė dashuri, pėr tė marrė do ta shikoj mė vonė, por kam dhėnė shumė dhe vazhdoj tė jap dashuri. Jap aq shumė dashuri sa mund tė dal dhe nė vetmohim nė tė gjitha aspektet, ndoshta kjo ėshtė natyra ime. Unė marr mė tė bukurėn time dhe atė qė unė e kam mė tė mirėn dua t’ia dhuroj dhe tė tjerėve, por varet se si marrin ata. Mendoj se njerėzit qė kanė qenė rreth meje do jenė ndier mirė. Jam njeri qė mendoj se nuk jap strese dhe jap shumė dashuri.

-Si nis dita pėr Monikėn?
Kjo ditė ka nisur shumė e vrullshme. Ngrihem shumė shpejt dhe nuk ia lejoj vetes qė dal e pakrehur nga shtėpia dhe ndoshta dhe ky modeli i flokėve mė ka bėrė mė tė vėmendshme. Modeli i flokėve mė ka dhėnė preukopimin, qė duhet tė shkoj nė parukeri dy herė nė javė, qė tė bėj krehjen e flokėve, mė pas njė makeup, njė rimel dhe njė ton i lehtė dhe pak buzėkuq, dhe pas kėsaj Monika ėshtė shumė sport pėr tė vajtur nė punė.

-Veshjet qė gjenden mė shumė nė gardėrobėn tuaj?
Nė gardėrobėn time ka shumė veshje sportive. Unė jam gjithmonė tek pantallonat e gjera, tek kamishat mė jaka, kanotiere. Kam qejf qė tė ndėrroj shumė rripat e pantallonave dhe do tė ngelem njeriu mė sport. Ka veshje tė tjera, por ato i pėrkasin njė mbrėmjeje ose njė pasditeje.

-Nė atė pak kohė tė lirė qė keni ēfarė bėni?
Tani nė verė dua tė marr makinėn dhe vajzėn, dhe tė shkojmė nė pishina. Durrėsin nuk shijoj dot tani pėr tani, pasi ka shumė zhurmė dhe me punėn qė kam filluar dua tė jem e qetė, por dhe nė jetėn time tė pėrditshme mė pėlqen shumė tė jem me shoqėrinė edhe tė shijoj pishinėn nė mėnyrėn time, sepse unė jam shumė e pasionuar pas notit.

-Nėse mikesh juaj do ju tradhtonte pėr diēka qė ju e keni shumė pėr zemėr. Si do tė reagonit?
Unė kam pasur dikur njė mikeshė shumė tė afėrt dhe zhgėnjim e parė mė marrėdhėniet shoqėrore, pėr mua ka qenė ky. Pra njerėzve kur ju vjen diēka nė dorė, bėhen shumė egoist dhe i harrojnė shoqėritė, kjo pėr mua ėshtė tradhtia e parė. Unė nuk e quaj tradhti se unė i tregova diēka dhe ajo e tha nėn njė vend tjetėr. Fjala tradhti pėr mua ėshtė shumė tronditėse brenda meje. Do tė mė pėlqente tė hynte tek zhgėnjimi, do tė mė vinte keq dhe nuk do t’ia falja sepse janė kohė qė ne jemi njohur me njėra-tjetrėn, dhe koha ėshtė e ēmuar pėr jetėn e njeriut. Ndoshta do tė toleroja dy-tre herė, por nėse kjo do tė vazhdonte tė ishte e vazhdueshme do tė mendoja se kjo ėshtė zgjedhja e saj, dhe nuk do tė prisni asnjėherė tek Monika reagime tė natyrės sė egėr. Unė jam pėr mendimin qė kaq ishte miqėsia. Por nuk arrij tė fal energjinė, emocionet, kohėn e lirė, ēdo gjė tjetėr sepse ėshtė aq e shtrenjtė pėr njeriun. Dhe kur vjen njė moment, qė prishet ēdo gjė pėr mua ėshtė shumė keq, sepse ėshtė harxhim njerėzor mbi tė gjitha.

-Si ka qenė Monika shumė vite mė parė?
Duke qenė si natyrė ēuni, djemtė kanė pasur dhe siklet tė mė propozonin dhe pastaj ngelnin tek ajo qė kjo ėshtė kaq emirė, por sillet si ēun dhe pas kėsaj janė tėrhequr. Madje dikujt mė vonė i kam thėnė ēfarė ndjeve kur u tėrhoqe, dhe ai mė tregon se i kishte ikur vėshtirmi im.

-Dashuria e parė pėr Monikėn?
Dashuria e parė ka pasur emocionet e veta, ka pasur risinė e parė. Ka pasur atė qė mua mė futi nė njė shinė tjetėr qė duhet tė mos isha mė “Monika ēuni”, qė duhet tė mendoja se mė ka ardhur njė moshė qė doja njė puthje apo njė shok, dhe gjithmonė dashuria e parė ngelet emocionale, fjalėt nė atė kohė unė as nuk i kujtoj, por ėshtė gjithmonė ai emocioni i parė, shumė gjėra nuk i di pasi je e re dhe ia lė nė dorė moshės, por dhe kohės pėr tu pjekur nė dashuritė e tjera.

-Nė jetėn tuaj cila ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr momentin?
Nė jetėn time ka qenė dhe vazhdon tė mbetet vajza ime Tea, vazhdoj qė tė shijoj vajzėn time dhe pėr pak kohė. Nuk e di se ēdo tė ndodhė mė vonė. Mund tė kėrkojė Monika njė shok nė krahė pėr tė vazhduar pjesėn tjetėr tė jetės, por ajo varet vetėm nga momenti i Teas.

-Monika e ndjek modėn?
Mundohem qė veshjet e mia ti pėrshtat sipas modės sė fundit.

-Stilisti yt i preferuar?
Tė gjithė stilistėt pėr mua janė tė preferuar sepse vetėm fakti se ata sjellin diēka tė re, e cila ka tė bėjė dhe me profesionin tim si aktore. Por mėnyra se si do ti ndaja ėshtė sipas stilit qė unė ndjek nė tė veshur. Po tė hysh nė butikėt e Tiranės ėshtė shumė problematike, pėr tu veshur dhe stiluar mirė pėr njė moshė qė ėshtė nga 30 e lart, pasi mungon njė kostum, mungojnė njė palė pantallona, qė duhet tė pėrshtaten, por ne jetojmė nė njė vend mes ekstremeve, pasi shumė gjėra nuk pėrshtaten me njėra-tjetrėn.

-Kur nevrikoseni ēfarė bėni?
Nė ato momente kur jam nevrikosur unė shpėrthej nė shtėpi, shpėrthej me ulėrima dhe plot tė tjera derisa nė fund e mbyll dhe me njė dėnim qė ia jap vajzės sime. Kėto janė shfryrjet pėr mua, qė unė i kam tė ngarkuara dhe e hanė njerėzit mė tė dashur pėr mua. Nė momentin kur e ndjej qė dhe nė familje ėshtė tepruar, futem nė dhomė mbyll grilėn, dritaren dhe nuk kėrkoj njeri, por dua vetėm tė qėndroj nė dhomėn time.

-I ndiqni telenovelat?
Nuk mund tė them se i ndjek shumė, por jam e detyruar ti shikoj herė pas here pasi mamaja ime i ndjek shumė. Duke pasur mamanė herė pas here dhe unė bėhem pjesėtare e njė grepi tė keq, nėse do tė mund ta quaja kėshtu. Mendoj se telenovelat janė njė humbje kohe sa tė shkoi ora 6 apo 7 pėr tu bėrė gati dhe tė dalėsh.

-Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė keni bėrė dhe keni marrė?
Unė vetė jam tip qė bėj shumė dhurata. I kam bėrė dhurata pėr ditėlindje tė afėrmve tė mi, mikeshave tė mia, por nuk marr shumė dhurata. Dhuratat e mia kėtė vit kanė qenė tė bukura pėr ditėlindje, dhe do tė cilėsoja kėtu djalin e tezes, i cili mė surprizoi me njė celular shumė tė bukur. Por dhe mikeshat e mia mė bėnė dhurata shumė tė bukura qė ishin veshje qė mė pėrshtateshin. Mua mė pėlqeu kujdesi qė ato treguan ndaj meje.

-Nė jetė ēfarė vlerėsoni mė shumė?
Vlerėsoj sinqeritetin dhe mirėnjohjen, ndėrsa ana qė nuk do tė pėlqeja tek njerėzit ėshtė hipokrizia dhe cinizmi. Ironinė nuk do ta dėshiroja, mua mė pėlqen sinqeriteti dhe njerėzit qė kanė paqe brenda vetes sė tyre. Pėr mua paqja ėshtė gjėja mė e bukur, por ėshtė dhe mė e vėshtira.

-Ēmendoni pėr klasėn politike shqiptare?
Nuk ėshtė se mendoj shumė pėr klasėn politike shqiptare, pasi pėr mua nuk janė nė nivelin e duhur. Megjithėse nė shtėpi kam qejf qė ti kundėrshtoj tė shtėpisė kur bėhet fjalė pėr politikė.

-Ngjyrat qė janė mė tė preferuara pėr veshjet tuaja?
Ngjyrat e mia tė preferuara janė bluja, e bardha, e kuqja. Ngjyrat e bardha dhe e zeza kanė qėndruar shumė kohė nė veshjet e mia. Por tani ka filluar qė tė mė pėlqejnė shumė ngjyrat ftohta dhe nuk e di pse, por mendoj se mos kjo ka tė bėjė dhe me ndjesitė shpirtėrore.

-Monika ėshtė njė amvisė e mirė?
Unė do tė kisha shumė dėshirė tė tentoja nė kėto gjėra, por duke qenė se jam e rrethuar me prindėr, ku ēdo gjė e bėn mamaja ime qė ėshtė e mrekullueshme. Duke pasur njė nėnė qė ėshtė shumė e kujdesshme, ajo nuk mė lė tė bėj asgjė. Mund tė them se vazhdoj edhe sot tė jem e pėrkėdhelura e familjes.

-Pjata e preferuar?
Mė pėlqejnė shumė ushqimet thata. Por nganjėherė mė pėlqen tė ha dhe vetėm bukė me djathė e domate, dhe mund tė kėnaqem. Mendoj se e ngrėna ėshtė diēka, qė njeriu tė jetė nė formė dhe tė ketė njė trup dhe mendje, qė ta mbajė tėrė kohės nė aktivitet.

-Nė ēantėn e Monikės, ēfarė mund tė gjesh?
Ėshtė njė ēantė rrėmujė, ku mund tė gjesh shumė tualet. Mund tė gjesh kufje, CD, fletė palosjet shfaqjeve, sigurisht armatėn e ēdo artisteje si: rimeli, peneli, buzėkuqi etj.

-Zgjuarsia dhe bukuria pėr ju duhet tė ekzistojnė tek njė njeri qė ai tė jetė i suksesshėm?
Unė them qė tė dyja janė tė domosdoshme tek njerėzit, pasi njė prezencė e mirė tė jep mundėsinė pėr tė krijuar njė lidhje ndaj njė marrėdhėnie pune, duke krijuar pėr punėn ėshtė gjithmonė figura e jashtme, por kjo nuk do tė thotė qė ėshtė mė kryesorja. Pėr mua ka shumė rėndėsi zgjuarsia.

-Ku do ti kalonin pushimet?
Mendoj qė ti kaloj nė Sarandė dhe mė pas nė Greqi, por gjithēka varet nga njė vizė qė unė pres pėr vajzėn time.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare