Alo... takohemi sot nė...
05.05.2008 21:09 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Alo... takohemi sot nė...
ose edhe nuk takohemi fare
Sa herė vendosim qė pėr miqtė kėtė mbrėmje do gatuajmė vetė e pastaj pėrfundojmė duke kėrkuar nė telefon numrin e picerisė me shėrbim tė shpejtė?! Themi se tė nesėrmen do ta takojmė patjetėr ish-kolegen prej dy vjetėsh e pėrfundon duke i dėrguar njė mesazh pėr ta pyetur si po shkon me punėn e re. Pa le qė nuk ke ēfarė bisede tė konsumosh kur takohesh me mikeshat e tua, se i ke tėrė kohės online dhe thashethemet janė konsumuar nė rrjetin e tyre tė versionit dixhital. Ju pėlqen kjo apo po mendoni tė takoheni e tė kaloni ca orė tė mira me njerėzit qė keni pėr zemėr? VIP-at tanė kanė kohė qė po e mendojnė
Arta ĒANO
Formula e suksesit: Ekuilibėr
Nuk do hiqte kurrė dorė nga njė kafe me mamanė dhe bashkėshortin nė dhomėn e tyre tė ndenjjes ēdo mėngjes, para se ēifti Kodheli tė niset pėr nė punė. Njė kafe jo e servirur me mirėsjelljen-formulė tė kamarierėve, njė kafe shtėpie me njerėzit e familjes, qė Mimi nuk do e ndėrronte me asgjė. “Nuk do dilja nga shtėpia pa kėtė kafe. Ėshtė njė kohė e shkurtėr, qė ia dua shumė ditės sime”. Njė kohė qė qėndron ndėrmjet ēastit qė pėrcjell djalin pėr nė shkollė dhe ēastit kur duhet tė niset pėr nė punė e ėshtė sanduiēi mė energjik e njėkohėsisht mė relaksues i mundshėm pėr Mimin. Do tė kalojnė shumė orė sa ajo tė ndodhet pėrsėri nė shtėpi, prandaj kjo kohė e shkurtėr disaminutėshe, kur “tė rriturit” e familjes flasin pėr motin, pėr gjumin e njė nate mė parė, ēfarė do gatuhet nė shtėpinė e tyre atė ditė e tė tjera si kėto qė askush tjetėr, veē pjesėtarėve tė familjes, nuk do ishte i interesuar t’i dėgjonte, ėshtė e rėndėsishme. Por mirėsjelljet-formula, bisedat e ftohta pa interes njerėzor nuk do tė thotė se i mungojnė ditės sė saj. Ia kėrkon puna nė Partinė Socialiste qė, nė mos tė harrojė, tė lėrė pa pėrmendur dhembjet e kokės, datat e shėnuara, shqetėsimet e fundit nė telefon, si tė sajat, dhe tė tė tjerėve. Sepse Mimi respekton atė parimin se “puna ėshtė punė e duhet dalluar nga ēėshtjet personale”. Prandaj ėshtė familja, shoqėria e ngushtė me pak persona qė i njeh prej vitesh pėr t’u plotėsuar si njeri me ndjenja, probleme e emocione. Me ata nuk shkėmben nga ato e-mailet me format tė gatshėm, nuk ka nevojė pėr shprehje shabllon kortezie. Me familjen kalon mėngjeset dhe darkat, ndėrsa mikeshat e ngushta i merr apo u pėrgjigjet nė telefon pėr tė ngrėnė drekė apo pirė njė kafe nė kohėn e pushimit, qė kėput nė mes lodhjen e njė dite tė gjatė pune. Kėshtu, qėndron gjithēka nė ekuilibėr. Dhe funksionon!
Njė vend pranė zjarrit
Miqėsia pėr Agron Llakajn ėshtė si zjarri, tė cilit i duhet hedhur dru dhe i duhet fryrė qė mos tė fiket. “Si zjarri, dhe miqėsia duhen ushqyer pėr tė mos u shuar. Miqėsia ka nevojė pėr takime, pėr kohė tė kaluar sė bashku, ku miqtė flasin e qeshin, duke ushqyer raportin mes tyre. Koha jonė i mban njerėzit pak larg pėr shkak tė punėve e angazhimeve, po mund t’ia dalėsh dhe me ritmin e sotėm tė ruash tė njėjtat marrėdhėnie tė ngushta me disa njerėz. Darkat dhe drekat me miqtė mund tė jenė njė mėnyrė e mirė pėr kėtė”. Rreth kėsaj, Agroni e ka seriozisht: humori fillon pasi miqtė bėhen bashkė. Dhe pėr kėto dreka e darka nuk nguron tė bėhet mbarė. Pėr shkak tė hapėsirės qė kėrkon njė tryezė me shumė miq, shtėpia pėrjashtohet si pikė takimi dhe zėvendėsohet me ndonjė restorant. Fundja, theksi bie nė familjaritetin mes tyre, ku komunikimi i drejtpėrdrejtė ėshtė zanorja mė e fortė. “Miqtė e ngushtė apo njerėzit mė tė afėrt i marr mė shpesh nė telefon, sepse mė pėlqen tė komunikoj me zė me ta, nė vend qė tė dėrgoj mesazhe, dhe kur bėhet fjalė pėr urime festash. Por dhe kur u dėrgoj mesazhe, i shkruaj secilit njė tekst tė veēantė. Me njerėzit, marrėdhėniet me tė cilėt janė mė tepėr kortezie, mund tė shkėmbejė dhe mesazhe me tekst tė njėjtė”. Ndėrsa e-mailet i pėrdor pėr t’iu pėrgjigjur ndonjė interviste standarde ose dhe pėr komunikime tė rastėsishme, por asnjėherė pėr tė zėvendėsuar njė takim, tė paktėn me njerėz qė jetojnė pranė. “Unė jam fans i marrėdhėnieve qė nuk mbahen nė jetė artificialisht me anė tė teknologjisė. Nuk mė ndodh qė miqtė qė jetojnė nė Tiranė t’i lė pa takuar pėr shumė kohė. Kjo situatė do mė dukej e ēuditshme”. Njė si ai nuk do t’i pranonte kurrė justifikimet e miqėsive tė ftohura.
FWD: Ditė tė mbarė!!!
Puna fikse, angazhimet e tij, e dashura, muzika dhe sporti... kėtu pret tė fillojnė ankesat e prindėrve qė Landin e shikojnė pak dhe ai tė pėrgjigjet me njė justifikim. Por familja Hysi nuk ėshtė prekur nga kjo dukuri. Landi, vendimin pėr tė jetuar me prindėrit, dhe pse i pavarur ekonomikisht, e ka mbėshtetur nė dėshirėn e tij. Sepse ai nuk ėshtė nga ata tipat qė mezi presin tė kenė njė hapėsirė tė tyren, larg kujdesit prindėror me tė cilėt lidhjet e mbetura konsistojnė nė telefonata apo vizita tė rralla. Nė keni njohur tė tillė tė rinj, ai ėshtė e kundėrta. “Jetoj me prindėrit dhe lus Zotin qė edhe nė njė ditė do tė mė duhej tė jetoja veēas (pėr tė krijuar njė familje timen) shtėpinė ta kisha pranė tyre (mundėsisht ngjitur)”. Tė njėjtėn marrėdhėnie intensive, pa periudha tė gjata ndarjeje, ruan dhe me miqtė e tij. “Shoqėria zė njė pjesė tė konsiderueshme nė jetėn time. Mundohem qė tė mos lė askėnd pa takuar”.Kjo s’do tė thotė qė nė emėr tė tij nuk paraqitet asnjė ankesė.Gjyshja nga e ėma, pėr shembull, ankohet se ai nuk e viziton shpesh, ndėrsa tjetra, duke qenė se banon nė tė njėjtėn shtėpi me tė, nuk e rreshton kėtė nė ato pak anė negative qė gjyshet mund tė pranojnė pėr nipėrit e tyre. Pastaj, gjyshja duhet ta dijė qė Landi ėshtė i dashuruar prej kohėsh dhe lidhja kėrkon kohė. Por pėrkushtimi ndaj tė dashurės nuk mėnjanon mėnyrėn e shpejtė tė komunikimit me tė gjatė ditės: sms-tė. Janė tė pashmangshme ato pėr kėdo e jo mė pėr njė tė brendshėm tė kompanive celulare, si Landi te “Vodafone”. Por kjo s’do tė thotė se ai kapėrcen kufirin. “Telefonatat dhe sms-tė mė shėrbejnė pėr t'u takuar me miqtė, shokėt, kolegėt etj. e jo pėr t’i anuluar takimet, por nė rast se do tė mė duhej tė anuloja njė takim, do tė pėrdorja telefonatėn e jo sms-tė”. Ndonjėherė, me miqtė pėrdor dhe njė komunikim epidemik si ai i e-mail-eve “forward”, ku listės nuk i mungon asnjėherė kolegu i tij mė i mirė, Bulenti. Duhet dhe pak ēlodhje nė punė.
Histori tė pabotuara nga shtėpia “Dudaj”
Nė shtėpinė botuese “Dudaj”, presidentja Arlinda kujdeset qė kohėn ta mbajė nėn kontroll, duke e disiplinuar me afate, por nė shtėpinė e saj dhe nė marrėdhėniet me njerėzit nuk mund tė ruajė tė njėjtat pozicione. Arsyeja: koha kėrkon revansh, plus arsye njėqind pėr qind vetjake. “Pėr fat tė keq, nuk jam shumė tradicionale dhe nuk shquhem pėr respektim tėqokave. Jam harraqe nė tė kujtuarit e festave, po gjithsesi mundohem qė njerėzit qė i dua tė gjej kohė t’i shoh. Megjithatė ka plot njerėz qė dėshiroj me gjithė zemėr t’i takoj, po koha nuk mė mjafton gjithmonė”. Nė kushtet kur llogaritė me kohėn dalin mangėt, duhet tė sigurojė zgjidhje tė tjera, sidomos kur bėhet fjalė pėr punė qė s’presin. “Nuk mė pėlqen ta zėvendėsoj takimin me telefonata apo me mesazhe, megjithėse shpesh lipset ta bėj kėtė pėr tė shkurtuar kohė, por nuk ėshtė njėlloj”. Dhe, nė vend tė drekave apo darkave nė restorant me miqtė, do parapėlqente ato mbledhjet nė shtėpi, por ... “nuk jam aspak njė kuzhiniere e zonja dhe nuk dua tė porosis nga jashtė, kėshtu qė i ftoj nėpėr restorante. Megjithatė, nuk mungojnė rastet kur mblidhemi nė shtėpi e pimė nga njė gotė verė tė mirė, shoqėruar me miks djathėrash e proshutash”. Kushedi ēfarė do t’i kishte thėnė halla sikur tė ishte pėrballė kėtyre pjatave tė ftohta, pėr tė cilat vetėm frigoriferi duhet - sepse soba nuk hyn nė punė - kur ajo, dhe pa to, pėr Arlindėn e kishte formuar mendimin. “Ndonjėherė mė akuzojnė si e ftohtė. Halla ime mė thoshte: ‘je si yt atė, frigorifer’, por mė kuptojnė dhe mė duan, sikurse dhe unė”. Sepse ajo nuk e pėrdor kohėn si fėmijėt fustanin e mamasė, pėr t’u fshehur e mbrojtur pas saj. Nuk shqetėsohet, pasi nuk ka abuzuar. Jo deri nė pikėn kur miqtė e veēantė humbasin nė listėn e kontakteve tė celularit apo postės elektronike. I urren mesazhet qė nuk i dėrgohen askujt nė mėnyrė specifike. “Mė mirė nuk nis fare”. Mund tė jetė nė trend, por fjalėn e fundit e thonė shijet personale.
Barbeque nė malet e Kosovės
Punon si pėrkthyes nė Ferizaj, njihet nga tė gjithė si kėngėtar, por Mentor Haziri i grupit “Kthjellu” ėshtė gjithashtu i aftė tė japė kėshilla pėr kalimin sa mė mirė tė kohės sė lirė. Sepse ai dhe miqtė e tij kanė zbuluar njė formė jo tė konsumuar pėr tė kaluar kohė bashkė e pėr t’i shpėtuar jetės sė qytetit. “Ne bėjmė Barbeque Party. Dalim maleve shumicėn e rasteve dhe e pėrgatisim sė bashku, sepse nuk ka kėshtu: qė dikush tė gatuajė e dikush tė bėjė hahaha”. Ushqimet e pėrcėlluara nė skarė u pėlqejnė aq shumė, sa edhe kur i fton miqtė nė shtėpinė e vet tė madhe, menyja dihet: produkte skare. Nė tė kundėrt, mund tė takohen dhe nėpėr restorante. Por, nėse deri kėtu jeni duke imagjinuar njė tablo alpine, me kampingje apo shėtitje tė njėpasnjėshme tė njė grupi tė rinjsh pėr tė pasur njė panoramė tė realitetit, duhet tė fusni nė kuadėr dhe orarin zyrtar apo orėt e zgjatura, qė i mbajnė lidhur kėta shpirtra tė lirė pas aktivitetesh tė tjera.
Mentori ka angazhime qė e bėjnė tė kalojė kohė pa i takuar miqtė, dhe pse jetojnė nė njė qytet. Shumė-shumė ndonjė pėrshėndetje me kontaktet e shumta online, tė cilėt ai nuk i bombardon kurrė me ato e-mail-et qė kėrkojnė komandėn forward pėr t’u shkuar tė tėrėve, por me tė vendosur tė shkundin prangat e rutinės, lajmi merr shpejt dhenė. “Lidhemi me telefon, me mesazhe ose ua komunikoj personave qė kam online, qė nuk janė pak dhe... everybody out”, nuk i shpėton dot anglishtes pėrkthyesi. Por ama, dhe pse ia di pėr nder telefonit pėr sqarimet e vendit dhe orės, nuk i beson mė shumė se duhet. “Pėrmes telefonit, keqkuptohen njerėzit nganjėherė dhe rrezikojnė marrėdhėniet shoqėrore. Mua telefoni mė mjafton vetėm pėr tė lėnė ku do takohemi personalisht, qė ėshtė ajo ēfarė preferoj”. Sa tė fiksuar pas “live”-t janė kėta kėngėtarėt!
Julka nė botėn e ēudirave virtuale
Tė zgjohej njė ditė e tė mos gjente gjėkundi rrjet interneti dhe tė mos kishte sinjal nė celular, Julka do ndihej njė Robinson Kruzo e ditėve tona, sepse teknologjia ka hedhur rrėnjė tė thella nė lidhjet e saj me botėn qė e rrethon, duke nisur nga mė intimet deri te mė tė zgjeruarat. “Mė shpesh me njerėzit komunikoj nėpėrmjet e-mail-it, messenger-it, sms-ve, mms-ve, telefonatave. Kjo, sepse kėshtu lidhem nė ēast me kė dua, duke kursyer kohė, por dhe duke zvogėluar distancat”. Nė fakt, ēėshtja kryesore nuk qėndron te largėsitė. Prindėrit apo miqtė mund tė banojnė disa blloqe banesash mė tej, por ja qė nuk ėshtė vetėm hapėsira qė vlerėson largėsinė: ndėrhyn koha, mundėsia, trafiku, angazhimet, energjitė fizike. Dhe kėtu si me njė lėvizje shkopi (jo)magjik (sepse shkenca ėshtė krejt e kundėrta e magjisė), fustanin tėnd tė ri po e sheh dhe mikesha jote, sepse e ke fotografuar veten gjatė “provave” dhe ia ke nisur me mms; zėrin e mamit qė kundėrshton faktin qė ti harxhon kaq shumė e ke nė vesh dhe gjithė shpjegimet se si do vishesh, kur do niseni, ku do takoheni me miqtė pėr festėn e mbrėmjes po ua shpjegon njėkohėsisht nja dy-tre vetave, qė janė online. Fatura e pagesave e shkund paksa nga pėrhumbja virtuale, por nuk e shmang atė. Sepse sot zgjedhjet bėhen nė bazė tė kostos oportune dhe koha ėshtė mė e shtrenjta nė treg. Kur arrin ta kursesh, ke dalė e fituar. Vetėm se mami me babin mund tė jenė mėrzitur ndėrkohė. “Kur kanė kaluar dy javė pa i parė, do tė thotė se vėrtet e kam shkelur. Kėshtu, ata fillojnė tė ankohen. Por nė pėrgjithėsi shkoj ēdo javė pėr t’i takuar, ndėrsa nė telefon flasim pėrditė”. Dhe me miqtė, pėrjashto mikeshėn e ngushtė, tė cilėn e takon ēdo ditė, takimet personale komandohen “pause” pėr kohė tė gjata, derisa njė darkė nė shtėpi, me picat e ngrohta nė duar e filmin nė dvd apo nė njė bar tė preferuar, ajo, i fejuari, Andi DJ, e miqtė e tyre dalin pak nga bota virtuale.
lajme.parajsa.com



































