Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Anjeza Shahini: Zemra ime ėshtė e pa dashuruar

10.08.2008 12:04 Intervista - Burimi: SOT Intervista

ImagePas 5 vjetėsh nė skenė, pėr kėngėtaren Anjeza Shahini erdhi momenti! E kemi fjalėn pėr albumin e parė tė kėngėtares, event tė cilin Shahini e ka konsideruar si njė festė tė madhe pėr tė. Ajo e ka quajtur prodhimin e pare artistik njėsoj si kėnga kryesore e albumit "Erdhi Momenti", njė kompozim i Adi Hilės. Anjeza, nėntė kėngėt e kompakt diskut, i ka promovuar mes miqsh nė Golem. E duket se pinjollja e “Etheve” si dhe pėrfaqėsuesja e parė e Shqipėrisė nė Eurovision nuk ka pritur pak pėr tė sjellė produktin e saj nė tregun muzikor. Bashkė me Adi Hilėn, ajo ka punuar edhe me Pirro Ēakon e Gent Myftarain, pėr njė album tė tėrin pop-rock, ku dashuria ėshtė tema kryesore. Pjesė e albumit, ka qenė edhe videoklipi i kėngės “Erdhi Momenti”, njė imazh krejt i ri pėr 21-vjeēaren Anjeza Shahini. Njė pjesė e teksteve ėshtė shkruar nga vetė kompozitorėt ndėrsa katėr prej tyre mbajnė firmėn e Belės, motrės sė kėngėtares. Bashkėpunimi me kompozitorėt e njohur konsiderohet nga kėngėtarja si njė mundėsi pėr tė sjellė nė publik diēka krejt tė re dhe tė ndryshme. Sikundėr kuptohet nga titulli, kėngėt e albumit i kushtohen 100 pėr 100 dashurisė. Anjeza thekson se kėngėt pėrmbajnė shumė pak trishtim apo lot dhe pjesa dėrrmuese e tyre sjellin pjesėn mė tė bukur tė kėsaj ndjenje. I gjithė albumi ėshtė i bazuar nė rrymėn mė tė dashur dhe qė pėrbėn stilin e Anjeza Shahinit- rryma pop. Diku ėshtė pop-rok, diku pop klasik, por thelbi mbetet sėrish pop-i, tė cilit Anjeza nuk i ėshtė ndarė qė nga debutimi i saj nė skenė. Albumi i parė i Anjeza Shahinit vjen nėn siglėn e shtėpisė sė njohur diskografike, “Eurostar”. E sikundėr ėshtė traditė muzikore, kompakt disku ka edhe videoklipin e vet. Kėnga “Erdhi momenti” vjen me njė klip tė ideuar nga “Maks Production”. Promovimi i albumit u bė nė diskon verore “Magic summer”, ku nė kėtė mbrėmje kėngėtarja organizoi njė party tė titulluar “Festo dhe ti me mua!”, ku kishte ftuar tė gjithė miqtė e saj pėr tė dėgjuar kėngėt e reja. “Pėr mua ėshtė si njė ditėlindje”, shprehet Anjeza, e cila pas prezantimit tė klipit, kėndoi edhe dy kėngė tė tjera tė albumit. Anjeza Shahini kėndon prej vitit 2003, kur fitoi ēmimin e parė, nė njė spektakėl televiziv "Ethet e sė premtes mbrėma". Nė fund tė po atij viti konkurroi nė Festivalin e Kėngės nė RTVSH, ku u kurorėzua me ēmimin e parė me kėngėn "Imazhi yt". Mė pas, me kėtė kėngė, ajo pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Festivalin Evropian tė Kėngės nė Turqi, duke u renditur nė vendin e shtatė. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” kėngėtarja tregon disa “sekrete” tė realizmit tė kėtij albumi, duke rrėfyer dhe pėr jetėn e saj private.

-Vini pėrpara publikut me njė album tė ri, sa kohė keni qė jeni marrė me kėngėt ?
Puna mė ipenjative ka qenė muajin e fundit, ku u desh plot njė vit pėr tu realizuar ky album. Kam nisur tė merrem me kėtė album qė nė gusht tė vitit tė kaluar dhe kėtė muaj arrita tė promovoj albumin tim, i cili pėrmban 9 kėngė, ku disa prej tyre janė “Erdhi momenti”, “Veten s’e gjetėm”, “Shuhem dhe ndizem me ty”, “Lot pendimi”, “Nga zero”, etj. Mendoj se mėnyra mė e mirė pėr tė lanēuar fort njė kėngė ėshtė klipi. Pas realizimit tė klipit tė kėngės “Erdhi momenti”, kam nisur pėrgatitjet pėr klipin e ri tė kėngės “Lot pendimi”.

-Do tė kishe dashur qė ta bėjė kėtė album nė njė kohė mė tė shpejtė?
Jo nuk do tė kisha dashur, sepse ndryshe do ta kisha bėrė mė pėrpara albumin, por unė doja pikėrisht kėtė kohė. Nė momentin kur kam ardhur nga Austria nė muajin gusht, vjet ka qenė pikėrisht takimi i parė, qė kam bėrė me shtėpinė diskografike “EuroStar” dhe vendosėm qė tė krijonim kėtė album. Do ta merrnim punėn pėr albumin hap pas hapi dhe ēdo gjė do ta shihnim me detaje. Kjo nisi qė nga autori qė zgjodhėm, nga kėngėt e zgjedhura etj. Ēdo gjė nė album kishte kohėn e duhur dhe iu kushtua shumė vėmendje. Kjo ishte ajo qė doja tė realizoja brenda kėtij viti, kur pėr mua njerėzit nuk e dinin akoma se ku isha, pra jashtė apo nė Shqipėri, unė doja qė tė fokusohesha dhe ti pėrkushtohesha realizimit tė kėsaj pjese.

-Procesi i regjistrimit nė studio ėshtė shumė interesant. Nga momenti qė ke dalė nė skenė, kėtu vjen njė periudhė mė e ngjeshur dhe janė bėrė shumė prova, si t’u duk, ka ndonjė ndryshim?
Nuk ėshtė aspak i njėjtė, dhe ka njė ndryshim. Studio ashtu si duket e thjeshtė kur e dėgjon nė CD sepse thua, qė fundja ėshtė palyback, faktikisht ka detaje qė duhet tė punosh shumė mė tepėr se sa pėr njė kėngė tė kėnduar live nė njė spektakėl, ku edhe gabimet e vogla tė falen. Ndėrsa nė CD kėto gabime nuk tė falen, kėshtu qė ėshtė punuar pėr detajet mė tė vogla. Mund tė kthehesh shumė herė pėr njė gėrmė, ku edhe kjo ka punėn e vet dhe kėrkon shumė pėrkushtim. Ka pasur momente kur njėri prej nesh nė studio nuk ėshtė ndjerė OK, ose ėshtė ndjerė pak i lodhur, dhe ka pasur raste qė pėr batutė ėshtė thėnė “u trashėm”. Me kėtė dua tė tregoj qė puna nė studio kėrkon shumė guxim.

-Cilat janė kėngėt qė ju kanė lodhur mė shumė, por kur keni pėrfunduar jeni ndjerė e kėnaqur?
Tė gjitha kėngėt e albumit tim “Erdhi momenti” kanė pasur goxha kohė, sepse ėshtė punuar me disa kompozitorė dhe me disa studio. Tė gjithė kishin merakun e vet qė ti rrinin nė kokė ēdo elementi nė kėngė. Kėshtu qė, tė gjithė kanė pasur ato problemet e veta.

-Cili nga kompozitorėt ishte mė i vėshtirė nė detajet qė kėrkonte tė zbatoheshin?
Kjo varet nga ajo qė kėrkonin. Nėse do tė flisnim pėr fjalėn, pėr muzikėn, pėr tė kėnduarit, Pirro Ēako ishte shumė merakli. Me Adrian Hilėn ka qenė ndryshe sepse e kishte me frymėzim dhe shikonte se si isha unė nė vokal dhe nė emocion. Ai donte tė kapte ose emocion nė moment, ose ndryshe tė thoshte ik dhe eja njė ditė tjetėr. Tė gjithė kompozitorėt kanė mėnyrėn e tyre tė tė punuarit, qė unė e mėsova se si duhet. Nė studion e Alfred Kaēinarit kur regjistruam kėngė e Kristinės, ndoshta mbaruam shumė shpejt, por qė ėshtė njė nga ata qė kėrkon saktėsi nga fillimi deri nė fund tė notave, tė intonacionit etj.

-Albumi “Erdhi momenti” kishte njė pėrzierje muzike, ku diku mund tė ishte shumė e qetė dhe diku mė me ritėm. Ajo qė tė binte nė sy ishte se kishte shumė pak efekte. Kjo ėshtė njė kėrkesė e autorėve tė kėngės apo e jotja?
Ndoshta kėrkesa ime ka qenė mė pėrpara, kur kam qenė ato pesė vite nė skenė, dhe kaq mė parė e kam njohur Anjezėn pėr atė qė ajo kėrkon tė japė. Fakti qė doja tė bashkėpunoja me kėta kompozitorė, qė janė tė rinj nė bashkėpunimet e mia, pasi ato janė tė njohur nė muzikėn shqiptare, kishte tė bėnte me ēfarė do tė jepte fryma e tyre tek unė, pra stili i tyre muzikor, dhe ēfarė do tė kishim tė pėrbashkėt, pėr tė sjellė diēka ndryshe nga ajo qė kemi sjellė mė pėrpara. Pra ajo qė kam unė, me atė qė kanė ata tė pėrputheshin bashkė dhe si do tė vinim. Kėshtu qė, nuk ėshtė se ka qenė kėrkesė e njėrit apo e tjetrit, pasi tė gjithė i dinim pak a shumė kėrkesat e njėri-tjetrit.

-Albumi qė ju keni bėrė nuk i pėrket albumeve qė realizohen vetėm qė tė kenė njė shitje tė madhe vetėm pėr njė sezon. Nuk ju tremb kjo ?
Nuk mė tremb, sepse e di qė nė tregun shqiptar tė muzikės ka probleme me tregun komercial tė muzikės, por di dhe qė ajo qė shitet mė shumė ėshtė muzika popullore. Ne tė gjithė e duam kėtė muzikė nė ambiente festive dhe nuk mund tė kėrkohet nė njė ambient dasme apo feste Anjeza, ose ndryshe qė mund tė dėgjohet nė njė koncert, nė njė spektakėl etj, kėshtu qė ēdo gjė ka vendin e vet.

-Ėshtė e vėshtirė qė tė pėrputhėsh vlerat me modernen?
Ėshtė shumė e vėshtirė por duhet realizuar dhe ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė realizohet. Ne jemi pėrpjekur, por nuk e di se sa ia kemi arritur deri nė fund, dhe besoj se do ta mirėpresė publiku kėtė pjesė, qė unė kam bindjen se do ta pėlqejė. Kemi dashur qė tė japim vlera, por gjithashtu kemi dashur edhe tė sjellim ritme tė kohės dhe ti pėrputhim bashkė, ashtu siē bėjnė nė tė gjithė botėn dhe nuk rrinė fare klasikė.

-Ēfarė do tė thotė njė album pėr Anjezėn?
Njė album pėr mua nuk do tė thotė shitje sot dhe para nesėr, pėr tė thėnė qė tė shitet sot dhe nesėr do ta kenė nė arkivėn e tyre tė gjithė ata qė mė duan.

-Ēmund tė na tregoni rreth videoklipit tė kėngės “Erdhi momenti”?
Videoklipi i parė qė ėshtė bėrė pėr kėngėn “Erdhi momenti” ėshtė njė kėngė rrok ose air. Ėshtė njė nga kėngėt qė ma tregoi Adrian Hila dhe unė vendosa me mendjen time, por ma aprovuan tė gjithė si staf, qė tė bėhej videoklipi i parė pėr kėtė kėngė. “Erdhi momenti”, vetė titulli tė lė tė kuptosh, por gjithashtu dhe kėnga. Klipi u realizua nga “Max Production”, tė cilėt e morėn me shumė dashuri punėn pėr videoklipin, pasi pėr mua ishte hera e parė qė bashkėpunoja me ta. Ėshtė pėrdorur njė teknologji e re, por klipi pėrcjell dhe njė frymė tė re. I ėshtė pėrshtatur shumė logjikės sė kėngės, qė do tė thotė se mė shumė se ē’jemi marrė me detajet e kamerės, jemi marrė me daljen nė pah tė kėngės, qė ajo tė vijė me tė gjitha kuptimet siē ėshtė, me ajėr, me klip, me interpretim.

-A keni zhvilluar jetė artistike jashtė Shqipėrisė?
Gjatė viteve qė kam qėndruar nė Austri, pėrveēse studiova nė universitetin e muzikės nė Vjenė pėr muzikėn pop, kisha firmosur dhe njė kontratė me njė shtėpi diskografike Austriake, me tė cilėn krijuam dhe muzikė tė re nė anglisht. Nė ato kohė ishte e vėshtirė qė tė vijė nė tregun muzikor shqiptar sepse kishte probleme me tė drejtėn e autorit. Kėshtu qė, duke dashur qė tė mos ta humbisja atė kohė dhe tė bėja diēka pėr tregun shqiptar vendosa qė tė kthehem dhe tė nis punėn.

-Ēfarė e shtyn pėrpara botėn artistike tė Anjezės?
Njė fjalė jo e kėndshme qė mund tė mė godasi njė ditė, mund tė ma prishė humorin tim dhe asgjė nuk mund tė lėvizė nė ato momente. Arrij qė ta pengojė punėn time, ndėrkohė qė njė fjalė shumė e mirė mund tė bėjė qė puna ime tė shkojė shumė mirė gjatė gjithė ditės.

-Sa e realizuar ndjehet Anjeza me realizmin e albumit?
Mendoj se ėshtė mė mirė qė tė jetė pak, radhė por e saktė. Mendoj se ia kam arritur deri diku, por ky ėshtė vetėm albumi i parė qė kam realizuar dhe kam hedhur nė treg. Dua qė tė shikoj se si do tė shitet dhe do tė aprovohet nga publiku shqiptar suksesi, qė tė jem pak e realizuar pėr albumin qė kam bėrė. Ndėrsa e realizuar komplet, nuk besoj qė do tė ketė njeri qė tė ndihet deri nė fund i realizuar, sepse ka shumė gjėra tė tjera pėr tė gjetur nga vetja.

-Nė vijim startojnė disa festivale. Ju do tė merrni pjesė?
Ndoshta jo, sepse siē thashė edhe mė parė karrierėn muzikore e nisa me festival, me pjesėmarrje nėpėr spektakle si e ftuar etj, por tani erdhi momenti qė tė sjell njė album.

-Po publiku i festivale qė ju ka ndjekur, nuk mendoni se do tė donte qė ju tė ishit sėrish pjesė e tyre?
Unė do tė preferoja mė tepėr qė ti mungoja, se sa ti shfaqesha shpesh. Mendoj se ēdo artist, ka njė kohė tė caktuar qė i pėrkushtohet asaj qė do tė japi. Nė momentin qė unė do tė sjell diēka, i pėrkushtohem kėsaj gjėje, dhe ia sjell publikut nė mėnyrėn mė tė mirė. Kudo dėgjojmė, dhe tė gjithė e dimė qė njė album nuk mund tė bėhet ēdo muaj, ēdo vit, njė herė nė dy vjet. Pastaj ka ture, ka koncerte, mė pas ka kohėn e vet pėr tė rimarrė veten dhe pėr tė ribėrė gjėrat e tjera.

-Nė tėrė albumin tė gjitha kėngėt i pėrkushtohen dashurisė. E kemi me tė gjitha dimensionet dashurinė?
Ėshtė e vėrtetė qė tė gjitha kėngėt janė pėr dashurinė, por nuk ėshtė e vėrtetė qė tė gjitha tekstet kanė njė fabul apo thjesht njė marrėdhėnie midis dy njerėzve. Kėtu flitet pėr dashurinė, ku ēdo njeri ka ndjenjėn e vet. Kėnga ėshtė ndjejė, dhe duke qenė e tillė tė gjithė njerėzit kur dėgjojnė njė kėngė kanė njė emocion tė caktuar, qė ka tė bėjė me ndjenjat. Unė mendoj qė dashuria ėshtė shumė dimensionale dhe ka shumė lidhje dhe nuk ka tė bėjė vetėm ashtu siē pėrdoret nėpėr tekste. Tė gjitha ata qė kanė shkruar tekstet nė albumin tim, kam pėrshtypjen se i janė referuar dashurisė universale, asaj dashurie qė ėshtė mė e madhe se sa njė marrėdhėnie. Nuk ėshtė se ne e vendosėm qė tė bėnim njė album, qė tė flitej vetėm pėr dashurinė, pasi erdhi nė mėnyrė spontane.

-Atėherė mė e vėshtirė ka qenė tek ty sepse kompozitorėt kanė bėrė njė apo mė shumė kėngė, ndėrsa ti ke pasur tek nėntė kėngėt emocion?
Unė tek nėntė kėngėt kam pasur dashuri pa fund ( qesh), sepse duhet tė ndjehesha tėrė kohės e dashuruar qė tė dashuroja.

-Artistė nuk e ngatėrrojnė jetėn e tyre private me artin, pra tė bėsh njė kėngė pėr dashurinė nuk do tė thotė qė mund tė kuptosh diēka nga jeta jote personale. Ti ē’mund tė na thuash?
Nėse unė do tė kisha pasur ndonjė pėrfytyrim i bie qė ti kisha kaluar nė njė moshė kaq tė re tėrė ato probleme qė janė tek kėngėt. Atėherė nuk do tė isha kaq mirė sa ē’jam sot. Kėshtu qė, fatmirėsisht se kam pasur atė dhimbjen e madhe, por pėrveēse kam ndjerė fjalėt, qė kanė qenė shumė tė bukura. Ato i kam pėrjetuar, ashtu siē njė aktor do ta pėrjetonte njė personazh.

-Albumi ju ka lodhur, por ditėt e pushimeve ku do ti kaloni?
Shpresoj qė nė nga mesi i gushit do tė bėj ndonjė javė pushim meqenėse do tė rifilloj provimet e universitetit. Unė studioj nė Universitetin Evropian tė Tiranės dhe jam nė vitin e parė pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. Kam pėr tė dhėnė dhe disa provime sepse i kam ndėrprerė nė mes pėr albumin, pasi doja qė ti pėrkushtohesha, por pushimet shpresoj qė do ti kaloj nė bregdetin shqiptar.

-Ēfarė do tė ju largonte nga kėnga?
Nuk besoj se do tė hiqja dorė, sepse edhe nėse nuk do tė dilja mė nė ekran apo tė kėndoj pėr publikun, unė nuk heq dorė nga muzika, pasi e dua muzikėn vetė. Pastaj nuk i dihet tė papriturave tė jetės, por pėr asgjė tė thjeshtė nuk do ta lija muzikėn, por nėse do tė kisha gjėra tė tjera mė tė mėdha nuk e di......

-Si dėshiron tė jetė Anjeza nė skenė?
Unė kam thėnė qė Anjezėn dua tė jap nė pėrputhje me kėngėn nė skenė, nė pėrputhje me tipin qė ėshtė. Mė pėlqejnė veshjet e ndryshme si ekstravagante, klasike, etj. Mbi tė gjitha ēdo gjė varet nga kėnga qė ti sjell, ku ēdo gjė ka tė bėjė me kėngėn qė kėndoj .

-Ēfarė i ofron Tirana Anjezės pėr tė kaluar kohėn e lirė?
Faktikisht aq sa ē’duket Tirana e madhe, po ashtu tė duket dhe e vogėl. Sigurisht qė kafet me miqtė janė momentet mė tė rehatshme, qė unė i shfrytėzoj shumė dhe ndihem shumė mirė pranė miqve.

-Jeni zhgėnjyer nga jeta artistike?
Ka pasur edhe raste tė tilla, por qė nuk kanė ndikuar, aq sa tė mos rimarr veten.

-Momente tė veēanta nga jeta artistike?
Tė gjitha janė tė veēanta, pasi kėnga mė ka falur momente tė mrekullueshme.

-Projekte nė vazhdim pėr sa i pėrket muzikės?
Dua tė vazhdoj me albumin, koncertet, me aktivitetet. Plani i dytė ėshtė qė tė realizohet klipi i dytė pėr kėngėn “Lot Pendimi”, nė Maqedoni. Ndėrsa nė dimėr mund tė kem dhe njė koncert, por nuk mund tė flas me siguri pėr kėtė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare