Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


"Opinion", viti i dymbedhjete

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu eshte ne pergatitjet e fundit per te nisur transmetimin ne format te ri, te emisionit tashme 12-vjecar, "Opinion". Programi jo vetem politik do te transmetohet gjate sezonit televiziv 2008-2009, kater here ne jave dhe vjen me risi te cilat e bejne dhe me atraktiv emisionin qe ka kapur majat me te larta te audiences ne Shqiperi. Per keto risi dhe detajet te tjera qe lidhen me "Opinion", drejtuesi i saj Blendi Fevziu,... »»


Arben Bajo: Me "Kohė e humbur", fitova kohėn e artit modern

28.06.2008 12:05 Intervista - Burimi: SOT Intervista

“Kohė e humbur” mund tė jetė ajo qė digjet brenda njė oxhaku, por edhe ajo qė harxhon njė artist pėr tė mbijetuar. Mbi kėtė koncept, skulptori Arben Bajo e ka ndėrtuar ekspozitėn e tij nė Galerinė Kombėtare, duke e rikthyer atė pas dy vjetėsh me njė ekspozitė personale. Janė tetė skulptura dhe njė instilacion qė prezantohen nė kėtė ekspozitė. Artisti jeton nė Greqi prej vitesh, atje i duhet tė punojė pėr vepra tė porositura, ndėrkohė qė kėtė kohė po tė kishte mundėsi, do ta shpenzonte nė favor tė artit tė tij. Pikėrisht kallėpet apo negativet e skulpturave, qė i ka bėrė kėto kohė,artisti i ka marrė dhe i ka vendosur si instilacione nė masivet nė formė oxhakėsh qė zėnė vend nė Galerinė Kombėtare. Shenja dhe simbole paraqiten mbi oxhaqe, duke krijuar njė dialog me universin. Skulptori ka risjellė disa lloje qytetėrimesh me obeliskė, vula damkosjeje, anijen e Hermesit, Gorgonė, Qesarin, Aleksandėrin e Madh, monedha tė lashta, imazhe bizantine, e shumė simbole tė tjera tė ruajtura nė memorien e kohės. Ekspozita e Bajos ėshtė hapur nė Galerinė Kombėtare tė Arteve dhe vjen dy vjet pasi ai prezantoi nė tė njėjtėn hapėsirė ekspozitėn “Mythes and Faces”. Bajo ėshtė konsideruar si njė emėr premtues nė skulpturė. Linguisti Yannis Kostopoulos e sheh Bajon si njė artist interesant dhe qė rrėfen tepėr nėpėrmjet skulpturės. Nė skulpturat nė formė oxhakėsh tė Bajos, sheh tė ngjizur ikjen e kohės nė njė estetikė artistike. Pėr disa muaj rresht nė studion e tij nė Athinė ai i dha jetė “Kohės sė humbur”, nėpėrmjet negativave tė skulpturave. “Tė gjitha kėto skulptura janė realizuar me mbetjet e punėve qė unė kam punuar nė Greqi”, pohon ai. Vetė skulptori tregon se ka marrė njė studio pėr tė punuar dhe nė Shqipėri, duke i dhėnė mė shumė hapėsirė punėve tė tij. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT”, skulptori shqiptar rrėfen dhe arsyet, se pėr sa u detyrua ta braktiste Shqipėrinė para 15 vitesh. Duke folur pėr jetėn nė Athinė, skulptori tregon dhe pėr vėshtirėsitė e artit tė skulpturės, duke u shprehur se nė vendin tonė ajo gjendet shumė pak..
-Riktheheni nė GKA me ekspozitėn “Kohė e humbur”, ē’mund tė na thoni diēka rreth ekspozitės?
Ėshtė njė ekspozitė me tetė skulptura tė ndėrtuara nė formė oxhakėsh ose obelisku, qė janė tė ndėrtuara me objekte kallupash tė skulpturave, qė unė i kam pasur gjatė kohės qė kam punuar nė Greqi. Janė tė ndėrtuar me negative skulpturash tė ndryshme. Ėshtė njė formacion kulturash tė ndryshme nga Egjipti, Bizanti, Greqia, qė janė tė ndėrtuara nė formė instilacionesh si oxhak etj.
- Pse vendosėt qė tė hapnit kėtė ekspozitė nė GKA?
Si ēdo artist, pėr tu ballafaquar me veten, me artin, duke sjellė dhe njė pjesė kulturash, duke bėrė pak punė tė reja, pasi kjo ėshtė shqetėsim i ēdo artisti, qė tė prezantojė punėn e tij pėrballė publikut. Pėr tė gjitha kėto vendosa qė tė hap ekspozitėn.
-Ju keni krijuar pėr 15 vjet nė Greqi, ē’mund tė na thoni pėr aktivitetin tuaj atje?
Unė nė Greqi merresha me skulpturė dhe kam qenė pedagog nė njė shkollė private arti nė Athinė. Kam punuar pėr disa muze tė njohur nė Greqi, qė kanė vepra tė skulpturave tė mia. Ēdo artist mund tė bėjė ekspozitė dhe ky ėshtė misioni i artistit, pėr tė ekspozuar punėn e tij.
-Pse u larguat nga Shqipėria?
Nga Shqipėria u largova si tė gjithė shqiptarėt nė ato kohė, kur nė vendin tonė ishte epoka e tranzicionit. Tani qė gjėrat janė qetėsuar, unė u ktheva pėr tė vazhduar karrierėn time sėrish.
-Aktualisht e vazhdoni dhe aktivitetin tuaj nė Greqi?
Atje vazhdoj akoma, punoj nė studion ime dhe krijoj veprat e artit. Pėr sa i pėrket projekteve tė tjera unė pres, duke punuar, duke parė si ēdo artist.
-Pas Tiranės, ku do tė udhėtojė ekspozita “Kohė e humbur”?
“Kohė e humbur” do tė hapet nė kryeqytetin e Greqisė nė Athinė. Atje ekspozita do tė qėndrojė disa ditė e hapur.
-Ē’mendoni pėr artin e skulpturės nė vendin tonė?
Nė vendin tonė skulptura shikohet rrallė dhe ky ėshtė njė problem mendoj unė. Por kjo puna e skulpturės ėshtė pak e pėrbotshme, sepse kjo krijimtari varet shumė nga disa rrethana. Por nė vendin tonė, skulptura pothuajse nuk ekziston fare. Nuk kemi vepra arti tė skulpturės nė parqe etj. Unė mendoj se Tirana ėshtė tepėr e vakėt nė kėtė drejtim, pasi ka njė mungesė tė madhe tė kėtyre veprave tė artit. Kjo mungesė mund t’i japi punė tė gjithė skulptorėve, por bashkia dhe institucione tė tjera qė merren me politikat kulturore duhet tė gjejnė, qė krahas njė ndėrtese tė bukur tė ketė edhe skulptura si nė ēdo qytet tė botės. Skulpturat mund tė vendosen dhe nėpėr parqe etj. Po tė shkosh nė vende tė ndryshme tė botės, kudo ka skulptura, por Tirana ėshtė akoma e varfėr, por shpresoj qė nė tė ardhmen do tė ketė mundėsi qė tė ndryshojė. Mendoj se do tė ketė shumė mundėsi qė skulptorėt tė merren dhe me skulptura parku, dhe jo vetėm me monumente qė i jep shteti.
-Njė skulptor ēfarė vėshtirėsish ka nė artin e tij?
Ėshtė e vėshtirė si ēdo art. Edhe piktura ėshtė e vėshtirė, edhe skulptura ėshtė e vėshtirė. Por arti i skulpturės ėshtė mė i vėshtira, sepse ka dhe mė shumė lodhje. Skulptura kėrkon materiale tė forta, pra ajo nuk kėrkon vetėm intensitet mendor dhe shpirtėror, por edhe intensitet fizik.
-Ēdo artist me artin qė krijon shpreh diēka, po ju si e shikoni krijimtarinė tuaj?
Me artin tim si tė gjithė artistė unė shpreh probleme qė janė personale, sociale, tė kohės, tė ambientit, tė njė shoqėrie qė jetojmė.
-Ju u shprehėt se duhet tė bėhet mė shumė pėr skulpturėn, por sipas jush nga duhet tė fillojė pėrmirėsimi?
Mendoj se tė krijosh hapėsira pėr skulpturėn ėshtė njė gjė shumė e mirė, por kjo qė them unė ėshtė nė dorė tė drejtuesve tė politikave tė artit nė vendin tonė. Mendoj se duhet tė bėhet mė shumė nė tė gjithė artin figurativ nė pėrgjithėsi, dhe jo tė ndahet nė skulpturė dhe pikturė, etj.
-Pse e titulluat ekspozitėn “Kohė e humbur?
Kjo ėshtė njė zgjidhje, qė i bėra unė kėtij formacioni skulpturash dhe nuk ka ndonjė gjė tė veēantė.
-Nė artin tuaj mė tepėr pėrdorini elementė shqiptare apo greke?
Nė artin figurativ nuk mund tė pėrdorėsh vetėm njė kulturė, pasi tė gjithė kulturat janė interesante Unė qėllova qė punova nė Greqi dhe pata njė ndikim nga elementėt dhe kultura greke. Nuk ka mundėsi, qė tė mos ndikohesh nga njė art shumė i madh i periudhės klasike greke. Kjo ndodh tek ēdo arti,s dhe jo vetėm tek mua. Po tė mendosh qė Greqia e vjetėr, sipas Engelsit ėshtė djepi i kulturės evropiane, patjetėr qė do tė marrėsh elementė tė kėsaj kulture pėr artin krijues.
-Cilat janė materialet, qė ju pėrdorini mė tepėr nė skulpturat tuaja?
Nė skulpturat e mia unė pėrdor mė tepėr materiale prej bronzi dhe druri, urė etj. Skulptura ėshtė njė krijim, qė mund ta ndėrtosh me gjithēka.
-Ju krijoni nė Greqi vepra arti, por nė Shqipėri do tė filloni tė krijoni?
Unė kam marrė njė studio dhe mund tė filloj tė krijoj dhe nė Shqipėri, por akoma nuk janė bėrė tė gjitha gjėrat gati pėr tė filluar. Sapo tė jem gati do tė filloj qė tė krijoj.
-Pas kėsaj ekspozite keni ndėrmend tė hapni dhe tė tjera?
Natyrisht qė dua tė hap dhe ekspozita tė tjera. Por unė nė fillim dua tė krijoj njė koleksion dhe atėherė e hap ekspozitėn.
-Skulpturat tuaja i shisni?
Patjetėr qė i shes, por skulpturat nuk janė vepra qė kanė njė ēmim standard. Sot mbase mund tė mos kenė vlerė, dhe mė pas mund tė kenė mė shumė vlerė. Skulptura ėshtė diēka qė i pėrket kohės.
-Ju keni shitur skulptura nė Greqi?
Patjetėr qė kam shitur. Janė blerė mė tepėr nga koleksionistėt, galeritė, muzetė e ndryshėm etj. Nė ekspozitėn e kaluar pata goxha koleksionistė shqiptarė qė i blenė, ishin skulptura nė bronz.
-Si e shikoni tregun shqiptar tė veprave tė artit?
Nė tregun shqiptar tė veprave tė artit ndikon dhe gjendja ekonomike nė vendin tonė. Arti ėshtė njė pjesė qė e blejnė vetėm njerėzit qė kanė para. Nė Afrikė, p.sh nuk mund tė presėsh qė mund tė shitet njė skulpturė, por megjithatė pėr mua kjo nuk ėshtė logjike. Vitin e kaluar unė erdha me mendimin, qė nuk do tė shisja asgjė. Unė e bėj ekspozitėn dhe po u shit vepra mė gėzon, por dhe po nuk u shit nuk kam pse tė mėrzitem. Ato vepra arti qė nuk shiten unė i ruaj nė koleksion tim, por mund tė ketė dhe dhurata pėr miqtė.
-Ku keni ndėrmend ta zhvilloni krijimtarinė tuaj nė Greqi apo Shqipėri?
Do tė vazhdoj qė tė krijoj mes dy vendeve, por pjesa mė e madhe do tė jetė nė Shqipėri. Unė nuk e kam braktisur artin shqiptar, pasi jam i mendimit qė nuk ka art shqiptar apo grek sepse unė jam vetėm skulptor.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare