Ardian Trebicka: Kėngėn time e ka ndalur pirateria nė treg
01.05.2008 15:03 Intervista - Burimi: SOT Intervista
-Keni vite qė jeni prezantuar nė skenėn shqiptare. Si kėngėtar si e shikoni tregun muzikor nė Shqipėri?
Mund tė them se pas 18 vjetėve qė jemi nė periudhė tranzicioni unė pėrfundimisht shikoj njė dritė jeshile pėr sa i pėrket rregullimit tė tregut muzikor shqiptar. Kėtė e mbėshtes pasi kohėt e fundit ėshtė hapur dhe njė zyrė qė quhet ZSHDA pranė MTKRS dhe me sa po shikoj gjėrat po vendosen nė vijė tė drejtė. Ndoshta duhen dhe disa muaj, por tė them tė drejtėn jam shumė optimist.
-Pirateria ka triumfuar nė tregun muzikor shqiptar. Komenti juaj pėr kėtė?
Pėr hir tė sė vėrtetės pirateria ėshtė njė fjalė nė njė kuptim shumė mė tė gjerė. Nėse do tė flasim pėr piraterinė e kėngėve tė huazuara po e shikoj se sa po vjen po hiqet dorė nga kjo histori. Pėr sa i pėrket piraterisė nė konceptin e tė kopjuarit mund tė them qė tregu shqiptar ėshtė nė krizė. Kėtė e tregojnė dhe shtėpitė diskografike tė cilat nėse deri tani nuk kanė falimentuar unė e shikoj se tani ato janė drejt njė falimentimi. Mendoj se kjo vjen se nuk ka njė rregull tė qartė loje dhe prandaj e thashė dhe mė parė qė jam optimist sepse me kėto ligje qė po vendosen do tė vendoset pika mbi i dhe mund tė them me bindje tė plotė se pėr disa muaj dhe tregu shqiptar do tė vazhdojė qė tė ketė rrugėn e tij tė zhvillimit si ēdo treg nė Evropė.
-Ekziston ligji pėr tė drejtėn e autorit por rezultatet e tij gjatė kėtyre viteve ujk ėshtė se kanė qenė tė dukshme. Nėse ky ligj do tė kishte funksionuar si do tė ishte tregu shqiptar muzikor sot?
Ligji pėr tė drejtėn e autorit ka qenė nė njė mėnyrė shumė tė njėanshme nuk ka qenė i plotėsuar. Nė momentin qė ėshtė hapur kjo zyrė, me pak fjalė ēdo kėngė qė do tė dalė nė tregun muzikor shqiptar do tė jetė e certifikuar qė do tė mbajė kompozitorin, autorin e tekstit dhe interpretin. Pra do tė bėhet njė dosje jo pėr ēdo album, po pėr ēdo material qė del nė tregun shqiptar. Mė parė ZSHDA ka funksionuar pa ndihmesat e tjera rreth e qark. Ndėrsa tani mund tė them se ėshtė njė ligj i tėri i kompletuar ku secili ka rolin e tij dhe nuk mund tė shkėputet asnjė lloj hallke. Pra tani unė them se ēdo gjė do tė funksionojė dhe pėr kėtė mė qartė mund tė flasin dhe punonjėsit e kėsaj zyre.
-Cili ėshtė roli qė kanė kompozitorėt nė kėtė treg muzikor?
Mund tė them se ka ardhur momenti qė kompozitorėt e mirėfilltė profesionistė, interpretėt profesionistė dhe autorėt e teksteve ka ardhur momenti qė realisht ata tė lėvrijnė kompozimet e tyre. Kompozitorėt nuk kanė faj me atė se ēfarė ndodh sot nė tregun muzikor shqiptar, pasi ka qenė njė lloj kaosi ku nuk kuptohej se nga vinin kėngėt dhe nga shkonin, ndėrsa tani do tė ketė njė lloj pėrgjegjėsie pėr ēdo material qė del nė tregun muzikor kėshtu qė kompozitorėt do tė kenė rolin e tyre kryesor nė tė gjithė kėtė histori.
-Cilat janė masat qė duhen marrė sipas jush qė fenomeni i piraterisė tė mos jetė kaq i pėrhapur?
Nuk mendoj se ėshtė ēėshtje masash dhe nė momentin qė ka dalė njė ligj ai duhet tė zbatohet. Ata qė nuk e zbatojnė duhet qė tė penalizohen. Pra gjėrat janė fare tė qarta dhe muzika i nėnshtrohet njė ligji si ēdo gjė tjetėr pėr sa i pėrket tregut shqiptar. Unė mund tė them se mė shumė nga kėngėt e mia kanė fituar piratėt se sa shtėpia diskografike qė unė kam punuar, pra deri nė kėtė masė ka qenė pirateria.
-Sa albume muzikore keni nxjerrė deri tani dhe kur do tė kemi njė album tjetėr tė ri nga ju?
Pėr momentin unė kam nxjerrė katėr albume nė treg dhe kam nė dorė njė album tė pestė, por po pres njė lloj rregulli nė tregun muzikor me ligjin qė ka dalė. Mė pas dhe unė do tė shikoj vazhdimėsinė time. Por me keqardhje mund tė them se pėr momentin unė i kam tėrhequr tė katėr albumet nga tregu muzikor. Kėtė vendim e mora sepse kėtu u shkaktua njė kaos qė nuk po kuptohej mė se ēpo bėhej. Tani unė jam nė pritje tė rregullave qė do tė vendosen qė unė tė hyj sėrish nė tregun muzikor shqiptar.
-Si e shpjegoni faktin se janė shumė emra tė njohur tė skenės qė janė tėrhequr pak nga muzika?
Besoj qė me daljen e ligjit tė ri ne do tė kemi kohė qė tė dalim tė shfaqemi, tė rishfaqemi dhe tė marrim atė qė na takon. Pėr momentin kur gjithēka shkelet dhe nuk ėshtė normale, tė paktėn sipas mendimit tim personal dhe unė nuk kam se pse tė shfaqem kur cėnohem.
-Interpretimi i shumė kėngėve tė kopjuara bėhet nga interpretues tė rinj. Sipas mendimit tuaj ku e shikojnė ata fitimin e kėsaj gjėje?
Unė hyj nė ata kėngėtarė qė jam shumė pro tė rinjve. Ne jemi njė vend mesdhetar, me zėra tė ngrohtė, me zėra qė kanė shumė kolorit. Kėngėtarėt e rinj i ndjek me vėmendje, pasi dhe ne dikur kemi qenė nė hapat e para, pra unė nuk e shikoj si diēka tragjike daljen e tė rinjve. Madje unė personalisht gėzohem kur kėta tė rinj dalin, por problemi qėndron qė kėta tė rinj duhet qė tė dalin dhe tė funksionojnė nė njė rrugė tė drejtė jo nė njė rrugė e cila zgjat shumė pak nė kohė dhe pastaj humbasin.
-U shprehėt se nėse vazhdojnė kėtė rrugė ata mund tė humbasin, por sipas mendimit tuaj pse e vazhdojnė kėtė gjė?
Mendoj se kjo vjen sipas njė strategjie tė tregut shqiptar, njė strategji qė nuk tė ēon shumė larg me sa po shikojmė. Dhe vetė momenti qė gjithēka ėshtė nė krizė do tė thotė qė nuk ka qenė njė rrugė e drejtė nga shtėpitė diskografike. Por me sa kam kontaktuar dhe me sa kam biseduar me miq shikoj qė gjėrat tani po lėvizin pėr mbarė dhe gjithēka do tė jetė super e zgjidhur nė tregun muzikor. Gjithēka do tė jetė shumė me pėrgjegjėsi sepse nė radhė tė parė kemi shtėpinė diskografike, e cila do tė mbėshtes njė talent tė ri dhe jo tė gjithė mund tė hipin nė skenė.
-Gjykimi juaj pėr shtėpitė diskografike?
Shtėpitė diskografike kanė luajtur njė lojė pėr momentin pėr tė fituar. Nė vendin tonė ka qenė njė rrėmujė totale njė kaos, por qė nė momentin qė vendosen ligjet shtėpia diskografike do tė jetė shumė e kushtėzuar pėr atė qė do tė publikojė nė treg. Pra do tė jetė njė investim, dhe kuptohet qė ai do tė jetė atje ku ja vlen. Investim nuk mund tė bėsh tė thjesht pėr tė nxjerrė kėngėtarė nė skenė. Pra shtėpitė diskografike do tė jenė shumė tė kushtėzuara nė nxjerrjen e kėngėtarėve sepse gjithēka do tė ketė kosto. Nė momentin qė hyn kostoja dhe rregulli i lojės ku secili ka rolin e tij atėherė kjo tė ēon drejt njė rruge tė drejtė.
-Sa mund tė gjejė zbatim ligji pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorit nė Shqipėri?
Ky ligj do tė zbatohet sepse ėshtė edhe njė nga pikat qė e kėrkon dhe Komuniteti Evropian dhe fatkeqėsisht ne jemi mėsuar qė kur tė huajt na tėrheqin veshin ne i zbatojmė rregullat e lojės. Prandaj unė jam optimist pėr kėtė ligj.
-Vazhdon qė rryma muzikore turbo-folk tė jetė shumė aktuale nė treg dhe pse ėshtė pranuara qė ajo sjell vetėm njė dėmtim tė muzikės. Mendimi juaj pėr kėtė?
Tė them tė drejtėn unė nuk e kuptoj fare kėtė rrymė. Ėshtė diēka qė pėlqehet dhe i pėrket modės. Ėshtė diēka qė ka nxjerrė rezultate nė tregun muzikor dhe vazhdon akoma. Unė personalisht jam pro gjithēkaje tė re, por ajo duhet qė tė jetė profesionale.
-Kur do tju shikojmė sėrish nė skenė?
Pėr momentin jam nė heshtje. Por po punoj pėr albumin e pestė dhe motoja ime ėshtė: tė shfaqem kur kam diēka pėr tė thėnė.
-Si e shpjegoni faktin se jeni i njohur nė muzikėn shqiptare por nė skenat e festivaleve nuk ju kemi parė?
Mua nuk mė pėlqejnė shumė gjėrat ku ka shumė pjesėmarrės, ndėrsa pėr sa i pėrket festivaleve shqiptare nuk ėshtė se nuk kam dashur qė tė jem nė festivalet shqiptare. Por mbaj mend qė nė vitin 1999 kam paraqitur njė kėngė tė gjinisė tango ku ajo u pėrjashtua pėr arsye se nė festival nuk kėndohej tango. Kjo ishte dhe arsyeja qė unė vendosa ti them pėrfundimisht jo festivalit nė ēdo kohė. Pėr mua ėshtė njė kapitull i mbyllur, festivali i pėrket zėrave tė rinj qė duan tė lanēohen. Mua mė duket se gjithmonė festivali i ka dhėnė njė emėr tė fryrė jo natyral. Gjėja qė mė ka pėlqyer mė shumė ka qenė qė unė tė pėrballem me tregun, pra qė unė tė konsumohem nėpėrmjet CD tė mia. Pėr festivalin e RTSH do tė thosha qė ai ėshtė njė kopje e Sanremos dhe pėr mendimin tim nėse ai festival do tė synojė tė marri vlerė reale duhet qė tė konkurrojnė shtėpitė diskografike tė cilat linēojnė kėngėtarė tė rinj dhe tė vjetėr.
lajme.parajsa.com



































