Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Armėt shqiptare, njė histori e errėt

05.08.2008 18:30 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive


Armėt shqiptare, njė histori e errėt

Shkruan : Skender Minxhozi

shkruan Skėnder Minxhozi
skenderminxhozi@revistamapo.com

Nuk ėshtė sekret se Shqipėria ka qenė njė vend i militarizuar, qė konkuronte bindshėm fuqi rajonale si Greqia e Jugosllavia.
Revista MAPO po boton sot pjesė tė njė raporti tė hartuar nė fund tė vitit 2005 nga organizata e njohur britanike Safeworld, ku i bėhet njė analizė e hollėsishme shifrore dhe faktike historikut tė prodhimit, pėrhapjes, tregėtimit dhe shkatėrrimit tė armėve shqiptare. Njė pasqyrė e detajuar qė na lejon tė kuptojmė sesi ka ardhur e ėshtė maisur problemi i amrėve nė Shqipėri, cili ka qenė roli i qeverive pas viteve ’90, sa ka qenė prodhimi dhe ku janė kryer tranfertat jashtė vendit, cili ėshtė roli i MEICO-s, ndėrmarrjes sė eksportit tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė kėtė mes dhe ku ndodhen aktualisht kapacitetet tona prodhuese apo edhe shkatėrruese.
Sipas raportit tė Safeworld, qė prej vitit 1962 Shqipėria ka prodhuar municione, eksplozivė dhe armė tė vogla e tė lehta tė ndryshme (psh, AK-47 kineze tė modifikuara) nė uzinat e prodhimit ushtarak tė Gramshit, Mjekesit dhe Poliēanit. Uzina e Gramshit filloi tė prodhojė njė model kinez tė pushkės sė tipit ‘Smirnov’ tė kalibrit 7.62 mm me licence nė vitin 1966 dhe modele AK-47 nė 1974. Mjekesi pėrbėhet nga gjashtė uzina me venndodhje nė qytetin e Elbasanit, tė cilat prodhojnė eksplozivė me licence nga Bofors qė prej vitit 1982. Poliēani, i specializuar nė prodhimin e municioneve, prodhonte municione tė kalibrit 7.62 x 39 mm, shtimje mortaje 82 mm, granada dhe mina antipersonel dhe midis viteve 1970–2 filluan tė prezantohen minat antitank dhe shtimjet 180 mm. raporti thotė se nė periudhėn midis viteve 1977–1985 nga Zvicra dhe Austria erdhėn makineri tė reja qė mundėsonin prodhimin e municionit tė kalibrit 12.7 x 99 mm dhe 14.5 x 51 mm dhe shtimjeve tė mortajave 60 mm, 107 mm dhe 120 mm. Pėr mė tepėr, Poliēani ishte pajisur pėr tė prodhuar municion 19 mm pėr pistoletat e tipit Makarov dhe Parabellum. Ėshtė debatuar se uzinat shqiptare tė prodhimit ushtarak kishin kapacitet tė konsiderueshėm prodhues tė armėve tė vogla dhe tė lehta. Pėr shėmbull, zyrtarė tė Mnistrisė sė Mbrojtjes deklaruan se Gramshi kishte kapacitet pėr tė prodhuar 26,000 pushkė automatike nė vit duke pėrdorur katėr ose pesė modele tė ndryshme.
Megjithatė, nga mesi i viteve 90, shumė nga pajisjet e prodhimit u prishėn, ishin
grabitur ose kishin dalė jashtė pėrdorimit pėrsa i pėrket prodhimit tė armėve tė vogla dhe tė lehta qė tė mund tė konkurronin nė tregun ndėrkombėtar tė armėve. Pėr shėmbull, uzina e prodhimit ushtarak nė Poliēan, qė kish tė ngjarė tė punėsonte 4,000 njerėz pėr prodhimin e municionit dhe armėve tė vogla dhe tė lehta gjatė kulmit tė saj nė fund tė viteve 60 dhe nė fillim tė viteve 70, u braktis nė masė nė vitin 1999. Sipas drejtorit tė uzinės, nė vitin 1990 u punėsuan 3,200 punėtorė, por nė 1994, u punėsuan vetėm pak mė shumė se gjysma e kėtij numri (1,700). Nga viti 2004, ky numėr kishte rėnė nė 900 dhe sot sipas raporteve ka vetėm 264 punonjės duke pėrfshirė sektorin e menaxhimit.
Mė tepėr se prodhimin e AVL (armė tė vogla luftarake) dhe municionit pėr shitje nė tregun ndėrkombėtar tė armėve, kėto uzina ndihmojnė nė ngritjen e fondeve pėr tė forcuar buxhetin pėr modernizimin e Ministrisė sė Mbrojtjes, duke transformuar AVL dhe municionet nė produkte pėr shitje nė tregun ndėrkombėtar tė hekurishteve tė skrapit. Duhet vėrejtur se uzina e Mjekesit bėn prodhimin nė shkallė tė vogėl tė eksplozivėve komercialė.
Sipas njė raporti tė dorėzuar UNDDA (Departamentit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Ēėshtjet e Ēmilitarizimit) ne 2004, Shqipėria nuk ka njė ligj pėr prodhimin e AVL sepse nuk ka njė politikė aktuale pėr prodhimin e AVL nė Shqipėri ose fabrikim tė tyre. Raporti deklaron se AVL nuk janė fabrikuar nė uzinat ushtarake shqiptare qė prej vitit 1990. Gjithashtu Shqipėria nuk ka prodhuar municion gjatė kėtyre pesė viteve tė fundit.
Megjithatė kjo nuk ėshtė e gjitha. Raporti i Safeworld na thotė se qė prej vitit 1990 nė uzinat e prodhimit ushtarak ėshtė bėrė prodhimi dhe riparimi i armėve tė vogla dhe tė lehta dhe municioneve. Bazat e tė dhėnave nė faqen e Internetit tė NISAT (Organizatė Norvegjeze pėr parandalimin e pėrhapjes sė armėve) tregojnė se Shqipėria prodhonte pushkė dhe karabina nė Gramsh nė vitin 2001 dhe u zbulua se kishte raste tė kufizuara dhe tė rralla tė prodhimit tė municioneve nė uzinėn e Poliēanit pėr eksport nė Turqi dhe SHBA. Pėr shėmbull, drejtori i Uzinės Ushtarake tė Poliēanit, Memli Kasapi, informoi ekipin studimor qė ata vazhdojnė tė prodhojnė pajisje 7.62 mm pėr pėrdorim ushtarak, shtimje 9 mm pėr Ministrinė e Brendshme dhe shtimje 85 mm pėr pėrdorim ceremonial.

Interesi turk
Sipas raportit qė po botojmė duket se Turqia po tregon interes tė veēantė pėr shikimin e mundėsive nė lidhje me prodhimin e municionit me licensė nė Shqipėri. Ministri i atėhershėm i Mbrojtjes, Pandeli Majko deklaroi mė 2005 se qeveritė shqiptare dhe turke po punojnė drejt hapjes sė njė linje tė re prodhimi nė uzinė pėr prodhimin nė Poliēan. Nė intervistat e kryera nė korrik tė vitit 2005, u konfirmua se makineria e re e sjellė nė Poliēan ngaTurqia, si linja e vetme e prodhimit po funksiononte nė njė tunel tė nėndheshėm nė Poliēan.

Ministria e Mbrotjes ”pėrgjegjėse”
Njė detaj kurioz lidhur me debatin aktual mbi pėrgjegjėsitė e asaj qė ndodhi nė Gėrdec. Raporti thotė shprehimisht se ”Ministria e Mbrojtjes ėshtė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e rezervave tė armėve tė vogla dhe tė lehta dhe tė municioneve. Ajo vendos pėr vendndodhjet e rezervave, bazuar nė misionin dhe operacionet e detyrės dhe distancėn e depos sė rezervave nga zonat e banuara dhe rrjeti kombėtar i rrugėve”. Raporti shton se Ministria e Mbrojtjes ka marrė forma tė ndryshme asistence nė kėtė fushė, pasi ka kėrkuar tė arrijė anėtarėsinė nė NATO.
Si pjesė e angazhimeve tė saj nė procesin e NATO-s pėr Partneritetin pėr Paqe, Forcat e Armatosura Shqiptare kanė filluar njė plan ristrukturimi qė do tė reduktojė ushtarakėt shqiptarė nė njė fuqi tė pėrgjithshme prej 35, 000 vetash nė personel, me vetėm 6,000 ushtarė profesionistė deri nė vitin 2010. Ky proces do tė ketė dhe njė sėrė impaktesh mbi nivelet e rezervave dhe menaxhimit e sigurisė sė tyre. Mė pak depo dhe personel aktiv do tė nėnkuptojnė mė shumė materiale ushtarake tė tepėrta dhe mė pak personel pėr kryerjen e detyrave tė ruajtjes. Kjo do tė ketė njė impakt mjaft negativ nė depot tashmė tė mbingarkuara.

Depot e armėve, shqetėsim nė rritje
Raporti i Safeworld hedh dritė edhe mbi njė tjetėr temė mjaft tė nxehtė aktualisht. Sipas tij numri i depove tė armėve dhe municioneve nė Shqipėri aktualisht po ulet, me stoqe qė po centralizohen progresivisht pėr sa i pėrket vendndodhjes sė tyre. Pėr shėmbull, nė vitin 1998 Shqipėria kishte 167 depo qė pėrmbanin 917 magazina pėr armė tė vogla dhe armatime tė lehta, municion dhe eksplozivė.
Nė vitin 2005, Shqipėria kishte 57 depo, me 474 magazina (195 prej tė cilave janė tunele tė nėndheshme). Nė vitin 2002, kėto depo mbanin 151,039 njėsi tė tepricave tė armėve tė vogla dhe tė lehta. Mbyllja e shpejtė e numrit tė madh tė depove kishte cuar nė mbingarkimin e madh nė depot qė kishin mbetur. Pėr shėmbull, nė depon e municioneve nė Mirakė, pikėrisht jashtė Elbasanit, gjashtė magazina pėrmbajnė 3,600 tonė tė llojeve tė ndryshme tė municionit, i cili ėshtė dyfishi i niveleve tė vitit 1990. Pėr mė tepėr, depoja ka gjithashtu gjashtė tunele tė nėndheshme, ku secili prej tyre pėrmban 2,000 tonė municion. Raporti thotė se anėtarėt e ekipit studimor hynė nė dy prej magazinave dhe njė prej tuneleve, ku arkat e drunjta tė municioneve ishin bėrė pirg nga dyshemeja deri nė tavan. Magazinat nuk kishin mė hapėsirė pėr njė zyrė tė menaxherit tė magazinės, megjithėse ata me kohė shpresojnė tė arrijnė njė fazė ku vetėm tunelet e nėndheshme do tė pėrdoren pėr magazinimin e municionit, duke sigurar kėshtu qė asnjė municion tė mos magazinohet sipėr tokės nė atė vendqėndrim. Mungesa e paletės ose edhe e hapėsirės pėr kamionat tė tipit vinē pirun, brėnda magazinave do tė thotė se tė gjitha arkat qė ndodhen brėnda magazinave sipėr tokės do tė duhen tė lėvizen me dorė.

Depot, tė pasigurta
Njė aspekt tjetėr i raportit tė Safeworld ėshtė ai qė trajton sigurinė e depove tė municionit dhe armatimit. Shumė depo, thotė raporti, rrethohen me tela me gjemba, mbyllen me dyer druri e dritare me shufra dhe pak dritė nga jashtė, si masa kryesore sigurimi kundėr vjedhjes. Nuk ka qen tė stėrvitur pėr ruajtje, sisteme alarmi apo sisteme survejimi me video.
Depot zakonisht ruhen nga ushtarė tė keqpaguar tė shėrbimit tė detyrueshėm, nga tė cilėt ka njė numėr tė pamjaftueshėm, dhe nė disa raste nga roja civile. Menaxheri i magazinės ėshtė pėrgjegjės tė kontrollojė nėse magazinat janė mbyllur apo jo, qė nuk ka shenja tė hyrjes me forcė dhe se armėt e vogla dhe tė lehta dhe municionet nuk janė marrė, vijon raporti. Ekipi studimor u informua se nė vitin 2003, vetėm tre pistoleta – dy pistoleta sportive dhe njė pistoletė TT e prodhuar nė Kinė, ishin raportuar si tė vjedhura nga depot e Ministrisė sė Mbrojtjes! Megjithatė, nė korrik 2005 nga njėsia tankiste nė “Arshi Lengo” u faktua se ishte shitur material luftarak. Njė fakt ky qė tregon sesi shifrat qė i janė ofruar ekspertėve tė Safeworld, janė gjithsesi tė pjesshme dhe mbulojnė vetėm njė pjesė tė tė vėrtetės pėr armėt shqiptare pas fillimit tė viteve ’90.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare