Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Artan Maku: “Varfėri” krijuese nė filmin e animuar shqiptar

24.05.2008 12:04 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Filmi i animuar shqiptar nuk ka prurje tė mira dhe kjo ėshtė njė nga arsyet qė pak ditė mė parė nga gjashtė projekte tė dorėzuara nė Qendrėn Kombėtare Kinematografike u miratua vetėm njė prej tyre, ndėrsa dy tė tjerė u lanė pėr tu riparė nė muajin shtator. Ky ishte vendimi i marrė nga bordi artistik pėr filmin e animuar nė QKK. Sipas producentit dhe regjisorit Artan Maku ky vendim erdhi si pasojė e konceptit qė ėshtė krijuar mbi filmin e animuar. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” producenti shprehet se ka ardhur koha qė dhe filmi i animuar nė Shqipėri tė gjejė terrenin e pėrshtatshėm pėr tu zhvilluar.Duke folur pėr problematikėn producenti shpjegon se ata qė merren me filmin e animuar nėse nuk ndryshojnė konceptet, por dhe tė vijnė duke u pėrballur me prurjet e kohės nga ana teknike dhe nga koncepti regjisorial, janė tė dėshtuar nė kėtė gjini filmi. Duke folur pėr filmin producenti shpjegon se pėr 17 vjet tradita e filmit tė animuar ishte harruar nė vendin tonė, gjė e cila rezultoi me pasoja pėr kėtė gjini filmi. Producenti Maku gjatė kėsaj interviste flet dhe pėr zhvillimin e animacionit nė Shqipėri para viteve ’90 dhe pas tyre, duke treguar dhe arsyet se pėrse pėr vite me radhė pati njė reduktim tė prodhimit tė animacionit nė vendin tonė.

-Si njė nga njerėzit qė merreni me filmin e animuar si e shikoni zhvillimin e tij?
Filmi i animuar ka pasur historinė e vet si i gjithė vendi nė tranzicion. Nuk duhet tė zgjatem shumė pėr fazat e tranzicionit qė kaloi sepse janė larguar shumė krijues dhe kanė mbetur shumė pak nga ajo kohė. Megjithatė unė po tė them se kanė ndryshuar konceptet pėr filmin. Nėse dikur ka qenė vetėm njė Kinostudio qė pėrkushtohesh dhe kishte njė vėmendje tė veēantė, sot nė vendin tonė ėshtė njė stimulim tjetėr, ėshtė ndėrtuar njė mėnyrė tjetėr tė tė vepruari, janė organizuar shoqėri filmike qė merren me filmin e animuar me projekte. Kemi QKK qė dihet pak a shumė se si stimulohet filmi i animuar sot nė Shqipėri dhe tė gjitha kėto kanė si filmi artistik, dokumentar, i animuar, kanė hyrė nė strukturat e ekonomisė sė tregut.

-Sa e gjen veten sot filmi nė kėto struktura qė ju pėrmendėt?
Mendoj se kjo gjė ėshtė nė raport me prurjet dhe pėr kėtė duhet tė jemi realist. Nė fillimet e veta ka pasur shumė prurje, mirėpo siē duket ka qenė dhe e trashėguar sepse akoma krijuesit me pasionin fillonin tė sillnin prurje. Mirėpo sot nė ekonominė e tregut tė gjithė kanė nevojė imediate, mirėpo ėshtė edhe ana sociale qė e detyrojnė krijuesin qė deri diku tė ketė dhe devijime artistike sepse tranzicioni kėtė sjell. Kemi njė brez qė ikėn dhe ai sjell njė brez tjetėr.

-Para disa ditėsh u mblodh bordi artistik pėr filmin e animuar nė QKK dhe nga gjashtė projekte u pėrzgjodh njė dhe dy tė tjerė pėr tu riparė pėr mė vonė. Cili ėshtė mendimi juaj mbi prurjet e projekteve dhe mbi pėrzgjedhjet qė bėri bordi?
Ishte i vetmi vit qė prurjet ishin shumė tė pakta. Nėse vitet e tjera kanė qenė 12 prurje nė vit, sivjet ishin vetėm gjashtė prurje dhe kjo ishte pėr mua njė katastrofė, por nė kėtė rast ne fituam disa prurje tė tjera qė ishin tė rinjtė. Pra tė vjetrit ishin vetėm 3 dhe 3 ishin tė rinj dhe pėr mua kjo ėshtė sukses nė film. Kjo tregon qė ky vend ka njė perspektivė pėr filmin e animuar nė tė ardhmen. Edhe ato kanė dobėsitė e tyre, por ka njė ndryshim midis brezit tė krijuesve mė me eksperiencė dhe brezit tė tė rinjve. Kėta e shohin filmin e animuar me njė koncept tjetėr tė cilėt janė pėr tu lavdėruar nė njė kohė kur brezi i vjetėr vazhdon akoma me traditėn qė tė lė shumė pėr tė dėshiruar, gjė tė cilėn sot bota e ka kapėrcyer dhe e ka lėnė pas. Kėtu ndodhi dhe ajo qė fitoi njė projekt i njė brezi mė tė vjetėr qė ishte i Shaqir Veselit dhe ēuditėrisht u lanė pėr pėrpunim, por qė u quajtėn shumė interesant dy projekte tė tė rinjve dhe pjesa tjetėr nuk u pranua. Tė vjen keq, por duhet ta pranojmė qė tė rinjtė duhen stimuluar, por kanė dhe nevojė sigurisht pėr rishikime nga ana teknike dhe profesionale qė ata tė rrisin konceptin e skenarit, por edhe tė ngrihen nga ana profesionale si piktorė dhe si animatorė.

-Nga bordi artistik janė shprehur se projektet nuk u miratuan sepse nuk ishin prurje tė mira. Si e gjykoni kėtė?
Ajo qė unė mendoj dhe pėrgjigja qė i jap atyre ėshtė qė gjithmonė ėshtė parė qė kėtė pėrvojė dhe kėtė prurje shumė tė mirė duhet ta jepnin krijuesit me pėrvojė. Dhe krijuesit e rinj automatikisht dalin.

-Sipas jush cilat ishin arsyet pėr mos miratimin e projekteve?
Pėr mua ata qė merren me filmin e animuar nėse nuk ndryshojnė konceptet dhe tė vijnė duke u pėrballur me prurjet e kohės, pėr mua janė tė dėshtuar edhe teknikisht dhe nga ana e konceptit regjisorial nė kėtė gjini filmi. Mendoj se duhet parė ritmi, duhet parė nga ana e ndėrtimit tė fabulės, mėnyrėn e koncepteve regjisoriale dhe tė gjitha kėto janė tė lidhura, pasi bota sot tė shikon me sy tjetėr.

-Nė datėn 7 prill u bė premiera e filmave shqiptarė dhe dihet se ėshtė bėrė dhe njė marrėveshje me kinemanė pėr tu rikthyer nė traditė projektimi i filmit tė animuar. Si ka qenė ecuria nė kinema?
Nė datėn 7 prill pėr herė tė parė pas 17 viteve bėhet premiera e filmit tė animuar shqiptar qė u bė pėr prurjet e kėtij viti, por u prezantuan dhe tė tjerė si prodhimi i shoqėrisė filmike “Begaso” qė ishte filmi dy autor i Artui Dautit. Nė kėtė rast ata u bėnė dhe mė tepėr pėr njė ballafaqim, pra nuk ishte vetėm pėr tė parė prurjet dhe nivelin, por dhe njė ballafaqim vlerash. Pra kėta filma nuk morėn rolin e njė festivali, por mė tepėr morėn rolin pėr tė marrė pėrshtypjet e publikut mbi filmat qė janė krijuar, pra autorėt tė dinė se ku janė. Kjo u bė me iniciativėn e shoqėrisė filmike “Maku”. Nė kėtė premierė tė kėtyre filmave u pėrcaktuan vlerat e tyre. Nė tė njėjtėn kohė reagoi dhe tek bordi artistik nė QKK qė pati mundėsinė tė shikonte krijuesit e mirėfilltė qė kanė vlera nė vazhdim. Mendoj qė kjo gjė nuk do tė ngeli, por do tė zhvillohet akoma mė tej. Nė kėtė kohė njė nga pikat qė pėr mua ishte sukses ishte dhe njė kontratė qė ne bėmė me kinemanė, por nė tė njėjtėn kohė ne patėm gabimin tonė. Kjo kishte tė bėnte me shfaqjen e filmave ku filmi i parė ishte “Divi dhe gjahtari” me standarde ndėrkombėtare tė realizmit dhe kėtė e them pa frikė qė ėshtė hera e parė qė nė Shqipėri njė film i animuar arrin standarde tė tilla ndėrkombėtare, por nė tė njėjtėn kohė duhej tė ishte bėrė dhe njė pėrzgjedhje dhe kėtu ishte gabimi jonė. Ata u ndėrprenė se ne nuk bėmė njė pėrzgjedhje dhe ne e munduam shumė lehtė se kujt publiku i adresoheshin ata. Nė kinema publiku ėshtė kryesisht i ri, moshat e mėdha, dhe nuk janė publiku parashkollorė. Filmi i cili u ndėrpre dhe publiku reagoi ishte filmi “Bishtprera” nga regjisori Gjin Varfri, por qė nuk ėshtė absolutisht faji i nivelit, por problemi ėshtė se ky film i adresohej parashkollorėve dhe ne bėmė gabim qė ia servirėm. Nėse para viteve ‘80-‘85 kur hyri dhe filmi autor si rrymė, para ’90 ishin 70 pėrqind filma pėr fėmijė dhe pjesa tjetėr vinte filmi autor, pra kishte tjetėr koncept. Ndėrsa tani konceptet janė tė ndryshme sepse filmi i animuar ka tendencėn e njė filmi artistik tė mirėfilltė, pra atė tė filmit autor qė nuk ėshtė komercial, i cili i adresohet kryesisht njė vepre arti, qė ndėrmerr atributet e njė vepre arti dhe iu adresohet tė rriturve sepse ka filozofinė, ka mesazhin etj, pra ėshtė pėr tė rritur. Tani hyrja e filmit tė animuar qė rifilloi ishte me filmin “Tuneli” i Artur Dautit. Po ta shikojmė nė anėn racionale dhe tė shikojmė se si ėshtė problemi duhet kuptuar njė gjė qė unė e them me dy fjalė qė duhet tė kemi dėshirė dhe dashamirėsi. Shpresoj se ne do tė arrijmė aty ku kemi qenė. Tradita ka humbur, 17 vjet filmi i animuar nuk ėshtė shfaqur. Ėshtė njė brez i rritur qė nė Shqipėri prodhoheshin film atė animuar dhe kjo sjell qė tė ketė reagime mbi filmin e animuar nė kinema. Nė kinema pėr 17 vjet nuk janė shfaqur filma. Ne duhet tė presim, tė durojmė dhe tė shpresojmė. Pra kjo ėshtė ajo qė unė mendoj pėr filmin, qė e ardhmja do tė jetė mė e mirė.

- Pėr herė tė parė njė prodhim shqiptar filmi “Divi dhe gjahtari” merr pjesė nė festivalin e ndėrkombėtar nė Kaliforni. Ju si producent i tij ēfarė mund tė na thoni?
Kisha njė ėndėrr qė ta bėja kėtė film nė parametra dhe standarde bashkėkohore, pra qė filmi tė jetė me njė kolorit tė jashtėzakonshėm. Nė kėtė aspekt ai arriti standarte bashkėkohore dhe kėtė film unė e kam parė ndryshe dhe nga ana e konceptimit dhe pse ėshtė njė fabul shumė e thjeshtė. Ai ėshtė bėrė nė njė konceptim i filmit autor dhe merr pjesė nė festivalet e Amerikės, gjė qė ėshtė hera e parė qė tė shfaqet njė film shqiptar dhe nė Kaliforni ku ėshtė zemra e kinematografisė botėrore.

-Cilat janė problemet qė ndeshen sot nė filmin e animuar shqiptar?
Problematika ėshtė njė gjė qė nuk mund ta pėrkufizosh. Koha vetė ka sjellė hapėsira dhe me elektronikėn secili mund tė bėjė filma. Dyshimi mė i madh ėshtė koncepti artistik. Realizmi i filmit ėshtė i lidhur dhe me ekonominė e tregut. Pra prodhimi i kėtyre filmave duhet ta gjejė veten nė treg.

-Sa filma prodhoheshin nė Shqipėri para viteve ‘90?
Nė Shqipėri prodhoheshin 3-4 filma nė vit dhe kjo gjithmonė nė varėsi tė buxhetit. Kjo ishte gjithmonė nė varėsi tė prurjeve sepse QKK ka njė politikė tė veēantė qė do tė thotė nėse niveli i filmit ėshtė i mirė tė gjitha projekte do tė miratoheshin.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare