Astrit Hafizi Kėtu gjėrat janė mbrapsht
17.08.2008 18:47 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive

Astrit Hafizi Kėtu gjėrat janė mbrapsht
Shkruan : Ben Andoni Astrit Hafizi duhet t’i zhgėnjejė paq ata qė e shikojnė pėr herėn e parė. Emri i tij nė sport tė bėn tė besosh se do tė takosh njė tė kamotshėm. Nė fakt, nuk ėshtė aspak kėshtu. Futbollisti, trajneri dhe specialisti i njohur i futbollit ėshtė ende i ri. Nė shpirt. Nė forcė. Nė dėshirė. Dhe...pse jo dhe nė moshė. Ėshtė pak luks pėr Shqipėrinė, qė trajnerė tė tillė lihen jashtė fushe...ose mė keq akoma keqtrajtohen nga ata qė drejtojnė klubet shqiptare. Me shumė etikė, nė njė intervistė pėr MAPO-n, ai sqaron kėndvėshtrimin e tij pėr futbollin shqiptar dhe plagėt e tij.
Hafizi i pėrket atij grupi tejet tė talentuar tė sportistėve shqiptarė, qė fati dhe koniunktura e kohės i privoi nga pėrballja nė ndeshjet ndėrkombėtare. Ai vetė luajti kundėr “Austrisė sė Vjenės”, dy ndeshje me “17 Nėntorin” e Tiranės i huazuar dhe me mbiemrin e ndryshuar- dhe kaq. Por, edhe me kėto pak, Hafizi dhe kolegėt e tij vendosėn njė gur miliar, qė pak nga futbollistėt shqiptarė e arrijnė dot, pėr sa i pėrket prestigjit.. Qoftė pėr profesionalizėm, por edhe pėr respektin ndaj fanellės dhe...mbi tė gjitha kulturės sė gjerė tė shumanshme.
Pėr sportin duhet tė quhet fat, qė Familja e tij e hoqi nga muzika. Hafizi, me elegancėn, sjelljen dhe dinjitetin, ka treguar se do ishte mė shumė bir i sportit. Filloi shpejt karrierėn e trajnerit duke e ngritur Vllazninė e tij nė piedestalin kombėtar, ndėrsa nuk do tė harrohet pėr atė kontribut qė i dha pėrfaqėsueses shqiptare si trajner i saj. E drejtoi pėrfaqėsuesen nė periudhėn kur shteti ishte tretur, falė pasionit dhe punės sė tij sistematike. Fitorja e tij me Turqinė, Irlandėn dhe ndeshja e paharrueshme me Gjermaninė do tė mbeten gjatė tek tifozeria shqiptare. Pasardhėsit e tij, paēka emrave tė bujshėm, nuk ėshtė se e kanė shtyrė dot mė tej -stekėn e vendosur nga ai. Gjithsesi, kėto cilėsi, nuk i mjaftuan qė tė mbijetonte nė bankinat e Vllaznisė dhe Tiranės. Pak muaj mė parė, paradoksi ishte se nga Tirana e larguan, kur ekipin e nxori nga letargjia e frikshme. Kaq ishte. Hafizi e larguan dhe ai nuk u qa nė medie apo gjithkund. Sepse tek ai vijon tė mbetet shpresa e respektit tė profesionit..dhe mbi tė gjitha e ngritjes sė sportit shqiptar..qė i ėshtė dedikuar.
Ku i shikoni problemet e sotme tė futbollit shqiptar?
“Tė them tė drejtėn, problematikėn e futbollit shqiptar e shikoj shumė planėshe. Ka disa probleme, qė kėrkojnė zgjidhje, por qė nuk ėshtė e mjaftė qė t’i pėrcaktosh thjesht ato me pak fjalė dhe disa pika: qė ky ėshtė problemi dhe pastaj tė zgjidhet. Mė thjesht, pas ndryshimeve demokratike, e gjitha nė futbollin tonė i ėshtė lėnė nė dorė fatit”.
Atėherė fillojmė nga pronėsia. Ka problem qė shumica e klubeve nuk kanė pronėsi tė pėrcaktuar?
“Kjo ėshtė kryesore. Qė nga viti 1990 e mė pas, me ardhjen e presidentėve-them se gjėrat nuk kanė avancuar. President, do e them nė thonjėza, sepse asnjėherė ata nuk kanė qenė presidentė tė mirėfilltė. Njė i tillė ėshtė ai qė ka fuqi mbi klubin mbi shumė drejtime. E ka pronė, e ka blerė atė, e ka marrė me qira mbase dhe paguan rregullisht taksa. Asnjė nuk ka qenė i tillė. Problemet kanė qenė nga mė tė ndryshmet dhe asnjėherė tė pėrcaktuara. Nuk mohoj se ka pasur disa pėrfitime nga ardhja e tyre. Por mė sė shumti ato kanė qenė thjesht pėr interesat e tyre. Me marrjen e plotė tė njė klubi, - ai do quhej realisht sponsori i klubit apo tė tjera dhe do tė priteshin lehtėsime qė mund t’i bėnte bashkia, komuna, apo institucionet shtetėrore. Por gjėrat nuk kanė rrjedhur kėshtu”.
Si duhet tė ndryshojnė nė kėto kushte?
“Unė mendoj se kėtu gjėrat janė marrė pak mbrapsht. Ato duhet tė fillojnė nga e para dhe njėherė. E para ėshtė shkėputja e klubeve nga shteti. Ky ėshtė mendimi im personal, qė e kam shprehur dhe nė njė vend tjetėr. Duhet qė tė fillojė nga A-ja. Klubet duhet tė dalin nė ankand. Shteti nuk duhet tė investojė mė nė to, sepse akoma paguan njė inspektor apo njė kėshilltar nė klub. Unė mendoj se ka ikur kjo kohė. Po ashtu, stadiumet qė ekzistojnė nė pronėsi tė bashkisė duhet tė jepen me qira dhe koncesion...”.
Ku ėshtė interesi, me kėtė nivel tė dobėt tė sportit?
“Nuk e di se ēfarė interesi ka pėr t’i mbajtur nė kėtė gjendje. Me sa duket, akoma nuk e kuptojnė kėtė problem. Nuk e kanė shtjelluar si duhet. Mund tė bėhet avancimi i klubit nėse do ketė ai pronėsi. Nėse dikush do e marrė dhe do ta bėjė si duhet apo do paguajė pėr 20-30 vjet ose mė shumė dhe nėse do e ketė pronėsi...atėherė gjėrat patjetėr do ndryshojnė. Pėr tė marrė njė klub dhe pėr ta ngritur duhet qė ai qė vjen mund ta bėj njė stadium dhe pastaj e bėn atė pronė tė vetėn. Problemi shkon nė njė fazė tjetėr...”.
Si e shikon shtetin dhe privatin nė subvencionin e sportit?
“Nuk e kuptoj kėtė qė shteti ende paguan pėr sportin. E kam tė pakuptueshme. E kuptoj qė nuk ėshtė shumė, por edhe aq sa ėshtė s’e kuptoj. Jep investime apo investon pėr ushqim. Ka sportistė qė ende ushqehen nė klub. Se kuptoj! Ai qė duhet tė fillojė, duhet ta marrė klubin nga zeroja. Ai qė duhet tė vijė- duhet qė ta vėrė kandidaturėn dhe ta fillojė nga zero. Tė bėhet njė asamble dhe tė fillojė normalisht. Duke ardhur disa donatorė ose disa aksionerė si gjithė bota. Dhe ai qė i ka mė tė mėdhatė ėshtė president...”.
E ka bėrė Tirana disi...
“Edhe kjo e Tiranės nuk ėshtė e mirė. E zhvilluar nė formėn, qė ėshtė e zgjedhur, ajo ka treguar se nuk ėshtė krejt e pavarur. Nga donatorėt e saj gjėrat janė tė pazgjidhura. Dhe njė nga ato ėshtė edhe stadiumi. Ajo varet nga Bashkia. Ata nuk kanė mė leverdi tė investojnė pėr Tiranėn. Sepse kėtu duhet tė flitet pėr infrastrukturėn dhe jo vetėm pėr Tiranėn dhe pėr ēdo klub. Tė gjithė mendojnė se nesėr largohen dhe del si harxhim i tepėrt..., qė nuk ia vlen”.
Tė kthehemi tek tregu i lojtarėve. Ka qė marrin shumė lekė, qė ėshtė njė paradoks me nivelin e futbollit tonė. Pse ndodh kjo?
“Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė paradoks. Situata financiare ėshtė nė majėn e Olimpit, kurse niveli dhe infrastruktura janė zero. S’i mund t’u bėhet njė pagesa e tillė kėtyre lojtarėve, kur kėta nuk kalojnė dot edhe njė tur nė Kupat e Evropės dhe ripozicionohen gjithmonė nė fund. Ka njė paradoks nė konceptimin e klubit me kėta drejtues qė vijnė. Ata lidhjet e para i bėjnė me lojtarėt. Pa e ditur sesa vlen edhe vetė ky lojtar nė tė vėrtetė”.
Si funksionon lidhja president- trajner nė ditėt tona?
“As qė nuk bėhet fjalė pėr njė lidhje. Ka vetėm njė lidhje, me ēfarė kam kuptuar nė kėto vite, kur kam pas mundėsi tė futem nė disa klube. Kėtu ekziston vetėm lidhja, qė ėshtė shumė e gabuar president-lojtar. Trajneri ėshtė zhdukur fare. Kjo lidhje herė prishet dhe herė rregullohet. Nuk ka mundėsi qė kjo lidhje tė funksionojė nė kėtė formė. Pėr ndėrtimin e njė skuadre, kudo nė fillim, zgjidhet trajneri dhe pastaj lojtarėt. Tek ne, marrėdhėniet qė ka presidenti- i ka vetėm me lojtarėt. Shkon aty deri sa pėr ēdo gjė gjykohet duke folur me njė iks ose ipsilon lojtar: qė ia vlen ky qė do marrim apo jo? Shkoi mirė stėrvitja sot apo jo? Ėshtė njė paradoks i jashtėzakonshėm”.
Pse duket sikur pak e respektojnė fanellėn lojtarėt e sotėm...
“Tė jemi tė bindur se lojtari ka interesin e vet. Lojtari ėshtė si plastelinė qė merr forma si ia jep. Ka lojtarė tė rinj qė marrin forma tė ndryshme dhe nuk kanė fare interes qė tė mendojnė pėr klubin. Ata mendojnė thjesht pėr anėn e tyre financiare. Ai ėshtė i lidhur thjesht me anėn financiare dhe nuk ma merr mendja qė klubi tė ecė pėrpara”.
Dikur ka qenė njė mrekulli qė tė shikoje Panon, Hafizin, Zhegėn, Dibrėn, Pėrnaskėn, Zėrin...Sot, nuk ka shumė emra...
“Unė mendoj se sot ėshtė prishur raporti i futbollit krahasuar mė pėrpara. Mė parė ishte njė futboll i luajtur me aftėsi, nga tė dhėnat e lojtarėve, prej talentit tė tyre. Ndėrsa sot ėshtė futur interesi i biznesit, ai financiar, qė e bėn sportin aspak cilėsor. Dhe, ndaj sot kemi pasur pak lojtarė cilėsorė. Duke ardhur interesi te biznesi, lojtarit i intereson mė shumė tė marrė pagesėn e tij dhe nuk do t’ia dijė fare sesi do shkojė kjo skuadėr. Janė prishur disa raporte. Duhet njė ndėrtim tjetėr i klubit”.
Ėshtė keqardhje mėnyra sesi trajtohen trajnerėt nė Shqipėri?
“Unė mendoj se ėshtė fatkeqėsi. E kam peng se ėshtė njė profesion qė e kam zgjedhur vetė dhe kėrkoj tė bėhet puna si duhet. Duam respekt kur e bėn punėn. Nė rastin tim, mund tė kem gabimet e mia, por kėrkoj tė punoj dhe nuk mė lėnė tė punoj”.
A ėshtė e justifikueshme prania e trajnerit tė huaj nė Shqipėri?
“Ky ėshtė njė luks, por i varur nga shumė gjėra. Janė disa kritere qė duhen pėr tė drejtuar ekipin pėrfaqėsues dhe nė varėsi dhe tė atyre qė bėn Federata. Ma merr mėndja mua qė ėshtė bėrė njė shmangie pėr kėtė zhvillim qė bėn vendi ynė. Duhet ta pranojmė, duam apo nuk duam ne: qė jeta kėtu ėshtė e lidhur me shumė ndėrhyrje dhe interesa. Marrja e njė trajneri tė huaj i shmang kėto, sepse atij nuk i ndėrhyn dot ashtu si i ndėrhyhet njė trajneri vendas. Kėtė duhet tė kenė pasur nė kokė drejtuesit e FSHF-sė. Njė trajner i huaj punon mė komod dhe i qetė nė krahasim me njė vendas, qė i duhet tė pėrballet me jetėn e vėshtirė dhe me zgjidhjen e problemeve pėr punėn pa ndėrhyrje”.
Ekipe qė s’kalojnė as turet inferiore. Pse ndodh kjo sipas jush?
“Infrastruktura ėshtė e para qė lė pėr tė dėshiruar. Pa infrastrukturė nuk ecet. Pa ekipe zinxhirė tė moshave dhe mentalitet tjetėr. Mė vjen keq, kur mendoj se ka prindėr, qė mendojnė se duke financuar pėr fėmijėt mund t’i bėjnė sportistė. Nėse ka njė bazė financiare atėherė zgjidhet nė kėtė mėnyrė. Harrojnė se futbolli nuk zgjidhet vetėm ashtu, por ka nevojė pėr talent. Nuk bėhesh lojtar i mirė vetėm me lek”.
Keni qenė nė momentin mė tė vėshtirė nė drejtimin e Shqipėrisė. Pse nuk respektohet mė bluza e ekipit si mė parė?
“Futbollistėt tanė nuk e kanė mė atė interes apo ta ndjejnė si detyrė qė po luan pėr njė flamur ose njė klub. E lidhin gjithēka me interesin dhe qė tė pėrfitohet sa mė shumė nga kėto gjullurditė. Po s’ndryshoi Ligji pėr Sportin qė ēdo gjė tė fillojė nga A nuk ndryshon gjė. Ajo qė mė dhemb ėshtė se ēdo qeveri, e cila vjen, pak merret me sportin dhe kur ndodh bėhet vetėm kur ėshtė ndonjė eveniment i rėndėsishėm”.
Ka shumė troje dhe mjedise qė po ikin nga sporti...
“Kjo tregon qė s’merren me sportin. Personalisht jam qė tė kthehet trualli dhe ēdo gjė pronarit qė e ka. Jam i bindur dhe nuk dua nė tokėn time qė tė livadhisin tė tjerėt. Por duhet njė zgjidhje me atė qė ka. Ato kanė qenė pronė e dikujt tjetėr. Normalisht po tė gjendet njė rrugėzgjidhje mes pronarit dhe klubeve mund tė bėhen shumė gjėra. Shikoj se shteti nuk interesohet se ku mund tė bėhet mė shumė”.
Si kanė qenė ikjet e Hafizit nga ekipet?
“Shumė siklet kam pasur. Formimi i presidentėve lė pėr tė dėshiruar. Jo pėr tė gjithė, kuptohet. Ka nga ata, qė mendojnė ndryshe por veprojnė ndryshe se nuk i lejon ambienti ku jetojnė. I shikoj kėto dhe mė vjen keq. Jam nė kėtė pikė, qė mendoj se pėr ēdo gjė vendos leku”.
I paangazhuar. Ėshtė pak shqetėsuese?
“Edhe mua nuk mė vjen mirė duke marrė parasysh atė qė mund tė jap. Por, nė kėtė formė, e shikoj se sėrish do dal out. Ėshtė njė problem. Mua nuk mė tremb largimi nga skuadra. Ajo ėshtė pjesė e punės sė trajnerit. Mė dhemb puna si bėhet dhe shumė gjėra tė tjera, qė lidhen me tė. Nuk mė duket e arsyeshme edhe zgjidhja financiare. I shikojmė kolegėt si largohen jashtė, por zgjidhjet financiare janė shumė tė rregullta. Mendoj qė e ardhmja e futbollit nė kėtė formė...ėshtė e trishtueshme”.
Pse nuk pėrfaqėsoheni dhe ju me menaxherė?
“Sot menaxherėt kryesorė janė pėr lojtarėt. Nuk ka pėr trajnerėt. Punėn e tyre e bėjnė vetė drejtuesit e klubit. Pėr ta nuk ka shumė nevojė. Harrojnė se skuadrėn e drejton trajneri. Por mentaliteti i drejtuesve do tė thotė se janė ata qė e drejtojnė skuadrėn, kėshtu qė ne automatikisht kemi dalė jashtė”.
Si kalohet turpi i eliminimit, pa pasoja nė vend...
“Shiko! Kėtu janė disa gjėra qė i kemi diskutuar dhe e bėjmė gjithmonė. Pas 1997-98-99 ka hyrė njė formė tjetėr ose njė frymė e re nga kėta qė pėrmendėm mė parė. Thuhet se: ne nuk kemi mundėsi mė shumė; Ne nuk kemi forcė pėr mė tej. Pastaj fillojnė tolerimet. Nuk akuzohet njeri kot. Ėshtė bėrė zakonisht njė ndeshje jo shumė serioze dhe ti e shikon vetė. Por edhe e di se gjėrat dalin nga goja e lojtarit. Dhe ti e shikon vetė me sy. Harrojnė se fjalėt dalin nga dikush dhe dalin nga ata qė janė protagonistė. Kjo duket se po bėhet nga tė gjithė tash. Ne nivelin e kemi tė dobėt shtuar me kėto.... Dhe kėshtu kalon...”.
Me ēfarė merret sot z.Hafizi?
“Kam gjetur njė mundėsi si komentues i kampionateve tė huaja. Jo tonat. Nuk i shikoj serioze kampionatet tona. Kėto kam...Dhe, nė vjeshtė mendoj qė tė kaloj nė anėn pedagogjike...Nėse...”.
lajme.parajsa.com



































