Ata qė nuk skuqen
05.05.2008 21:09 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Ata qė nuk skuqen
Nuk e kanė pėr gjė tė pozojnė pa rroba. Sepse nuk kanė pse t’i fshehin trupat. Janė pastaj tė sigurt qė do pėlqehen. Sepse kush nuk do tė donte t’i shihte tė zhveshur meshkujt mė seksi tė globit! Keni dhe ju njė biletė
Oni Pustina
Modeli shqiptar e ka gjetur nė Itali mjedisin qė, me fytyrėn e hijshme e trupin e formuar, tė bėjė karrierė. Ndėrsa kėtu, veē ndonjė reklame, ėshtė mė tepėr ai djali joshės qė, kur vendos tė kalojė ca pushime nė vendin e vet, kthehet nė njė magnet vėshtrimesh tė ngulura tė vajzave qė kthejnė kokėn pėr ta parė live, por pėr fat tė keq tė veshur, kėtė tipin qė publikun italian e ka mbajtur mė me hatėr.
Sean Connery
Ēfarė janė njė kraharor i lėmuar e lėndėt vajore pėr ta bėrė mė tė dukshėm relievin muskulor tė trupit, Connery i ka provuar tek konkurronte “Mister Univers”-in e vitit 1950 ku fitoi vend tė tretė. Por mė pas karriera e skocezit ėshtė pėrqendruar nė atė qė do tė ishte suksesi i vėrtetė i tij: kinemaja, ku njė trup natyral e njė kraharor aspak i lėmuar, i preferuar pėr atė kohė, nuk i ulnin aspak pikė sharmit tė James Bond-it tė parė nė historinė e filmit.
Raoul Bova
Nuk ėshtė pėrmendur si koleksionues historish qė pėrfundojnė me zemėrthyerjet e vajzave, normale pėr meshkujt e bekuar dhe me mė pak hire se ai. Ka zgjedhur njė jetė tė thjeshtė familjare nė vend tė tė qenit playboy. Por kjo s’do tė thotė qė ai do tė hiqte dorė nga fotot seksi, nga kalendarėt apo skenat e filmave ku fiziku nuk mbetet nė hije. Mirė qė s’e ka bėrė!
Kledi Kadiu
Kledi ėshtė njė shembull i mirė pėr tė na shpjeguar trajektoren publike qė ndjek jeta e njė VIP-i tė fushės sė artit nė ditėt tona. Kjo trajektore kapėrcen gjininė e artit ku janė profesionistė dhe mund t’i drejtojė te njė kalendar me foto seksi. Si ai i “Max”-it nė vitin 2003. Kjo nuk ėshtė se na lė pa kėnaqėsi dhe ne, qoftė vetėm duke menduar se ėshtė zgjedhur pikėrisht shqiptari pėr t’ua bėrė tė nxehtė tė 12 muajt e vitit italianeve.
Fabio Cannavaro
Qė tė arrish tė bėhesh njė futbollist kombėtareje, sigurisht qė me topin e futbollit marrėdhėniet duhet t’i kesh nisur qė nė fėmijėri. Pastaj, kur ēėshtja bėhet “profesioniste”, ky top futbolli shihet ēdo ditė nė stėrvitje e pak mė rrallė nė ndeshjet zyrtare nė stadiume tė mbushura plot e pėrplot. Kuptohet qė bėhet pjesė e jetės. Duhej ta kishte patjetėr dhe nė kėtė foto topin e futbollit kapiteni i Italisė pėr tė na e treguar kėtė?!
David Beckham
Veē profesionit tė tyre (quajmė tė mirėqenė qė Viktoria ėshtė kėngėtare), industria e modės i ka pėrfshirė ethshėm ata tė dy. Nuk e dimė nė tė vėrtetė sa do ta pėlqenin meshkujt njė femėr kockė e lėkurė me gjoks silikoni si ajo, por partnerit tė saj ama nuk i mungon asgjė ēfarė femrat do dėshironin: portret tėrheqės, stil e fizik natyral e tė shėndetshėm prej sportisti qė, kur ia do puna (e dytė), ai edhe e shfaq.
Tom Cruise
Tė rejat e sotme, nė kanė njė brez klasikėsh nė llogaritė qė bėjnė nė kujtesėn e tyre, sigurisht qė u formohet nga emra si: Clooney, Pitt, Cruise. Ėshtė peshkuar pikėrisht Tomi, nė njė foto tė shkrepur nė njė periudhė ku pėr palestrėn duhej ta kishte marrė malli. Por, pėr kėtė arsye, asnjė nuk do tė ngrihej nga kolltuku i fanseve. Tomi gjysmė i zhveshur? Ėshtė koha pėr t’u rehatuar.
Rafael Nadal
Numri dy i tenisit botėror nuk kishte pse tė mos dėrgonte njė top dhe nė fushėn e reklamave apo tė medias josportive. Do t’i shėnohej pikė. Me fizikun e tij nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Pastaj, kjo shėrben pėr mė shumė famė. Jo tė gjithė tėrhiqen nga njė ndeshje tenisi, por pak do t’i bėnin naze njė fotoje tė djaloshit gjysmė tė zhveshur me fizik mashkullor e fytyrė tė ėmbėl.
Lorik Cana
Pretendimet pėr tė gjetur “lėndė tė parė” pėr industrinė e modės apo median rozė nė kombėtaren tonė tė futbollit janė tė mekura si shpresa pėr kualifikime. Po ndonjė shkėndijė dhe ndizet. Njė e tillė ėshtė Lorik Cana, futbollisti kosovar i lindur nė ’80-ėn, qė luan nė Francė pėr Olimpic-un e Marsejės. Ku, veē tė tjerash, e kanė spikatur dhe si mashkull seksi. Dhe ai, si kolegėt e vet evropianė, ka provuar tė pozojė nudo: uniforma e skuadrės sė futbollistėve seksi.
Channing Tatum
Duket mirė qė ka qenė model, dhe pse koha e shkuar pėr njė 28-vjeēar duket se ėshtė lapsus, aq mė tepėr po tė shohėsh formėn perfekte trupore tė tij. Por ai ka vlerėsuar njė fushė tjetėr si parėsore: kinemanė. Chan-i ėshtė aktori kryesor nė filmin “She’s the man” (“Ajo ėshtė burri”) dhe nė serialin me kėrcime “Step up” (“Njė hap para”), nga ka hyrė single dhe ka dalė i lidhur me partneren balerinė Jenna Dewan. Do tė thoshim qė ėshtė me fat, po tė mos ishte pėr atė trupin perfekt dhe pamjen e justifikuar krenare!
Lorenzo Crespi
Serialin “Carabinieri” pakkush nuk e ka parė. Sigurisht qė aty nuk do tė ketė mbetur pa rėnė nė sy protagonisti i disa serive, aktori superseksi me tipare mesdhetare, Crespi. Ashtu si shikuesve, tė tillė meshkuj nuk mbeten pa u rėnė nė sy as atyre qė kanė zbuluar sa fitim e vėmendje sjellin kalendarėt me foto ku aktorėt e preferuar tė femrave, shfaqin tė tjera pika tė forta, qė tė kujtojnė dhe njė herė se talenti ėshtė i pari, por, po t’i shtosh bukurinė fizike...
Gabriel Garko
Ata ironizojnė gjithmonė kur ne, pyetjes se ēfarė vėmė re te njė mashkull kur e shohim pėr herė tė parė, i pėrgjigjemi: “Sytė!”. Ēfarė ka pėr tė mos u besuar kėtu kur flitet pėr meshkuj urbanė? Ok, ka disa qė mund tė jenė tė fiksuara pas dhėmbėve ose duarve tė tyre. Por nuk kemi pėrpara njė foto si kjo e aktorit italian me sy jeshilė, shkrepur katėr vjet pėrpara pėr kalendarin e “Max”. Kėtu po qė nuk do pėrgjigjeshim pėr sytė. Fotoja ėshtė pa ngjyra!
lajme.parajsa.com



































