Bileta e fatit Tropojė-Tiranė
26.06.2008 18:02 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Mund t’ia dalėsh mbanė edhe kur nuk ke lindur nė kryeqytet. Mund t’ia dalėsh mbanė edhe kur tė duhet tė jetosh vetėm qė 13 vjeēe. Mund t’ia dalėsh edhe kur shokėt e klasės janė shumė mė tė kulturuar, edhe kur dialekti verior tė bėn tė tė vijė turp apo edhe kur troket nė derėn e njė televizioni, pa pasur asnjė eksperiencė pune mė pėrpara. Mund t’ia dalėsh, siē ia ka dalė Albana Osmani dhe ėshtė kthyer nė njė ikonė televizive
Klaudeta Skėnderasi
Pasi tė kėrkon leje pėr tė mbajtur syzet e diellit gjatė intervistės, mbulon skuqjen dhe lodhjen e syve tė shkaktuar nga njė natė e tėrė pa gjumė (janė ditėt e pėrgatitjes sė finales sė Top Fest-it, ndaj i ėshtė dashur tė punojė deri nė orėn katėr tė mėngjesit). Inatoset kur tė tjerėt, d.m.th. meshkujt e ulur nė lokal disa tavolina mė tutje, i ngulin sytė pa pikėn e turpit, gjė qė e bėn tė acarohet (dhe kjo nuk ndodh vetėm ngaqė ėshtė fytyrė e njohur, por sepse njė siluetė si e saja vėshtirė se i lė tė tjerėt indiferentė). U jep njė tė kapur tė shpejtė flokėve tė kreshpėruar, pa e vrarė mendjen se jo tė gjitha fijet janė puthitur pas kokės dhe janė mbėshtjellė nė llastikun e kuq (ohu, fundja nuk ėshtė duke dalė nė televizor qė tė duket e pispillosur). Nuk e ka aspak bezdi nėse gjatė intervistės i rri pranė edhe Ledioni, (Ledion Liēo, pėr tė cilin revistat rozė thonė se ėshtė duke pėrjetuar njė lidhje dashurie me tė. Por shtypi i thashethemeve atė punė ka..!), sepse ai ėshtė miku i saj mė i mirė dhe ajo nuk ėshtė se ka pėr tė na rrėfyer ndonjė sekret kushedi se ēfarė, qė Ledioni nuk e di.
Duket dhe s’duket si njė ikonė televizive, nga ato qė tani quhen vajza trendy, qė nuk u pushon goja dhe mund tė rrijė para kamerės pėr orė tė tėra dhe tė mos ngatėrrohet asnjėherė (ka veshur atlete dhe xhinse treēerekėshe, nuk ka vėnė njė gisht krem nė fytyrė dhe buzėt i ka fare tė patrukuara, tamam si njė vajzė e thjeshtė). Por meqė kemi vendosur ta publikojmė nė kopertinėn e muajit maj, sigurisht qė nuk ėshtė njė vajzė dosido. Albana Osmani ėshtė njė nga prezantueset mė tė njohura, mė tė pėlqyera e mė simpatike. Del pėrditė nė ekranin e Top Channel-it, jep intervista, pozon pėr fotografė dhe vajzat vdesin tė vishen njė ēikė si ajo. Nė kėtė pikė, i bie qė tė quhet e famshme, d.m.th. VIP e, si e tillė, tė fillojė tė tregojė pėr dietėn e saj me lėng qitroje, pėr maskėn e shtrenjtė tė flokėve me pėrmbajtje frutash e ekstrakte lulesh tė rralla, pėr pazarin e fundit tė veshjeve, pėr tė cilat ka shpenzuar kaq e aq para, pėr fundjavat... e gjithfarė gjėrash tė tjera, qė tregojnė sė fundmi vajzat e ekraneve duke u spėrdredhur e duke u kujdesur se mos u cifloset smalti (ndoshta kėshtu kanė dėgjuar se bėjnė VIP-at pėrtej detit, d.m.th. ata tė vėrtetėt!). Ose ndoshta tė fillojė e tė na tregojė pėr projektet e saj me skenar nė dorė apo se duhet tė nxitojmė se ajo e ka kohėn tė kufizuar, sepse pėr 40 minuta i duhet tė jetė nė transmetim. Albana nuk bėn as njėrėn as tjetrėn. U pėrgjigjet pyetjeve pa u zgjatur shumė. Dhe pranon gjithēka qė ėshtė e vėrtetė, pa thėnė kurrė: “Shiko se kėtė nuk dua ta komentoj”. E kur pėrgjigje pas pėrgjigjeje i vjen radha pyetjes: “Si erdhe nė Tiranė?”, nuk shtrembėron fytyrėn e skandalizuar duke tė thėnė: “Ē’janė kėto pyetje?! Kėto janė gjėra qė mė pėrkasin vetėm mua!”...
Nuk i duket aspak e tmerrshme ideja qė tė fillojė e tė tregojė pėr fėmijėrinė e saj nė qytetin e Bajram Currit. Pėr vitet kur, ende fėmijė 3 vjeē, shkarraviste me lapsa me ngjyra tė gjitha muret qė i dilnin pėrpara dhe, kur u rrit edhe pak, kishte vetėm njė qėllim: tė bėhej piktore. Pa e menduar gjatė se ku do ta ēonte ky profesion, se ē’do tė bėhej mė vonė me tė apo se mos ndoshta duhet ta mendonte edhe njėherė, sepse sot nuk ha bukė me pikturėn, por me ndonjė inxhinieri apo ekonomik. Pėr tė tilla hamendėsime, nuk e vrau mendjen; pėrveē kėsaj, ishte ende shumė e vogėl pėr t’u thelluar kaq gjatė. Pasioni mbi tė gjitha! U pėrgatit shumė, punoi fort dhe kur ishte vetėm 13 vjeē fitoi konkursin e pranimit nė liceun “Jordan Misja”. Krejt e vetme, la Bajram Currin dhe u zhvendos nė kryeqytet, ku shumica e gjėrave nuk ishte aspak siē e kishte menduar e as tė ngjashme me atė ēka kishte lėnė pas krahėve. Do gėnjente nėse do thoshte se ishte si tė gjithė gjimnazistėt e tjerė. “Shokėt e klasės sime ishin tė gjithė fėmijė aktorėsh, regjisorėsh; kishin bėrė kurse pa fund gjuhėsh tė huaja dhe ishin shumė mė tė kulturuar sesa unė. Mbi tė gjitha, flisnin nė gjuhė letrare, kurse unė flisja me dialekt dhe nga kjo nuk ndihesha aspak mirė. Nuk ngrihesha kurrė nė dėrrasė tė zezė pėr tė thėnė mėsimin, si tė gjithė nxėnėsit e tjerė. Mė vinte turp. Njėherė kisha marrė nėntė nė fizikė dhe mėsuesja mė akuzoi se kisha kopjuar dhe kjo ndodhte ngaqė unė nuk aktivizohesha nė mėsim”. Ja dhe njė hall mė shumė. Pėrveēse tė mėsonte mė shumė se tė tjerėt, duhej t’u mbushte mendjen edhe mėsuesve se ajo dinte t’i zgjidhte ushtrimet shumė mirė, por nuk donte tė ngrihej para klasės, sepse i vinte turp nga dialekti i saj verior.
Tė merrte rrugėn e tė kthehej sėrish andej nga kishte ardhur, meqė nuk kishte nivelin e tyre, formimin e duhur dhe nuk fliste gjuhėn e tyre tė kuptueshme? Gjė qė s’bėhej! Kjo as qė i shkoi ndėrmend. Tė folurit ishte njė gjė qė rregullohej – mjaftonte t’i pėrshtatej gjuhės letrare duke lexuar dhe ashtu bėri. Pastaj filloi tė mėsonte e tė punonte me vullnet pėr orė e orė tė tėra. Sa herė qė kthehej nė shtėpinė e saj nė Bajram Curri pėr pushimet e verės, gjysma e fugonit mbushej me pikturat e realizuara nga duart e saj. Nuk iu desh mė shumė se njė semestėr pėr tė qenė nė lartėsinė e nxėnėsve tė tjerė tė klasės dhe tė ishte si gjithė tjerėt. Ama, aspak me kėtė pamjen qė jemi mėsuar ta shohim tani. Sigurisht, nuk kishte nė dispozicion butikėt mė me emėr tė Tiranės pėr tė zgjedhur veshjet qė i pėlqenin, siē ndodh tani, madje nuk kishte as flokėt e gjatė. “Kisha njė stil tė ēuditshėm veshjeje, mė shumė si djalė sesa si vajzė. Vishja rroba aspak tė zakonshme. Xhinset i grisja vetė dhe i bėja me klor, i pikturoja me akrilik ngjyra-ngjyra, nėpėr ēanta shkruaja “Scorpions” dhe pikturoja lule. Pastaj, mė vonė, nė vitet e Akademisė, u bėra mė zonjushe, u rrita, rashė nė dashuri...”.
Por Akademia filloi e mbaroi shumė shpejt. Albana jetonte nė Tiranė bashkė me dy motrat e saj, por menjėherė pas mbarimit tė studimeve i duhej domosdoshmėrisht njė punė, ndryshe si do jetonte? Po ē’tė bėnte? Tė pikturonte? Kėtu Albana i ka vėrtet idetė e qarta. E di mirė edhe sot e kėsaj dite se, nėse do ishte marrė me pikturėn, nuk do kishte ngritur kokė kurrė. E megjithatė, filloi tė kėrkonte punė sipas profesionit pėr tė cilin kishte mbaruar studimet, pėr graphic design. “Me njė CV nė dorė u gjenda nė dyert e Top Channel-it. Pėr ēudinė time, roja mė tha tė ngjitesha lart, se drejtori po mė priste. Nė fakt, ai mė ngatėrroi me njė aktore tė njohur dhe kėshtu trokita nė derėn e drejtorit, nė atė kohė aktori Xhevdet Ferri. Sigurisht, ai as qė mė njihte dhe kur i paraqita kėrkesėn time pėr punė, mė hapi njė sirtar plot me CV tė tjera, ndėrkohė qė e imja ishte pa asnjė eksperiencė pune e me tė nė dorė unė kėrkoja tė punėsohesha. Por ēuditėrisht, Xhevdet Ferri mė tha: pėr sinqeritetin tėnd, ti fillon punė qė sot. Fillova si montazhiere dhe menjėherė mė pas fitova njė audicion nė emisionin “Top Select”. Kaq u desh! Me t’u shfaqur vetėm njėherė nė ekran, me flokėt e verdhė stiluar me gėrsheta tė hollė e tė gjatė, me stilin e veēantė tė veshjes dhe shkathtėsinė, u kuptua lehtė: Albana ishte njė nga ato qė nuk do qėndronte vetėm aty, duke bėrė 5 minuta intervista nė rrugė. Brenda njė kohe tė shkurtėr iu besua emisioni “Look”, “Cupid”, “Top Select”, “Top Fest”. Tė harronte profesionin pėr tė cilin kishte studiuar e kishte ardhur nga ana e anės, pėr t’u kthyer nė njė ikonė televizive, sigurisht qė ia vlente. Sepse kėtej e tutje nuk do ishte mė vajza nga Bajram Curri, qė vinte nė kryeqytet me pasionin nė xhep pėr t’u bėrė piktore. Ishte kthyer nė personazh. Tani nuk ėshtė mė e panjohur. Ka ikur koha kur dikush nė rrugė e njihte dhe ajo kėnaqej, kur emocionohej teksa jepte njė intervistė. Janė tė shkuara tė harruara. Tani tregohet shumė selektive nė pėrzgjedhjen e mediave ku shfaqet. Madje, ndonjėherė as qė do tė shfaqet fare. Po s’ke ē’i bėn, kur je i njohur mund tė ndodhė edhe qė njė mėngjes tė bukur tė shohėsh veten nėpėr faqet e gazetave tė thashethemeve. Se tani s’tė lėnė rehat as kėta paparacėt! Thonė e ē’nuk thonė. Ca janė vėrtet thashetheme, thuhen e ngelen aty. Por nuk ėshtė e thėnė qė ndonjėherė nuk qėllojnė nė shenjė. Pėr shembull, kur ca kohė mė parė gazetat shkruanin pėr njė lidhje dashurie mes saj dhe Alban Skėnderajt e ca mė vonė me Drini Zeqon. E meqė kėto janė thėnė kohė mė parė dhe Albana tani ėshtė nė atė fazėn: “Nuk e ēaj mė kokėn se ēfarė shkruajnė”, nuk lodhet tė bėjė tė habiturėn. “E para ėshtė e vėrtetė. E dyta s’mund tė quhet tamam lidhje, se nuk arriti tė finalizohej. Kėto tė tjerat janė vėrtet tė gėnjeshtėrta”.
Atėherė, ne presim qė tė dėgjojmė pėr tė tanishmen: “Pėr momentin jam vetėm”. E kjo “vetėm” nuk lidhet me faktin qė nuk ėshtė duke pėrjetuar ndonjė lidhje dashurie, por edhe me faktin qė nė shtėpinė e saj jeton krejt e vetme, ashtu si tė gjitha vajzat qė nuk e gėzojnė statusin “tironse”. “Jam mėsuar tė jetoj vetėm dhe nuk mė bėn pėrshtypje. Sigurisht qė familja mė mungon, sepse ata jetojnė nė Londėr, por shkoj i takoj herė pas here”. Me siguri duhet tė jeni kuriozė tė dini se si ėshtė Albana nė kuzhinė, apo se sa herė dėshpėrohet kur i duhet tė bėjė shtėpiaken, kur zgjohet nė mėngjes, ku i kalon fundjavat. “Mė pėlqen tė gatuaj. Sigurisht qė shtėpinė e pastroj vetė dhe nuk ndihem aspak keq nga kjo. Zgjohem pak vonė, nga ora 9.00-10.00, pastaj mė duhet tė vrapoj pėr nė butikun ku marr rrobat pėr nė emision e mė pas menjėherė nė punė. Fundjavave ka kohė qė nuk dal. Mblidhemi me miqtė e mi nė shtėpinė time, hamė rizoto dhe pimė verė”. Sigurisht, njė jetesė jo shumė afėr vajzave tė tjera tė zakonshme, por shumė larg asaj qė do kishte bėrė nėse nė moshėn 13-vjeēare nuk do ta kishte lėnė Bajram Currin.
lajme.parajsa.com



































