Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Dalina Buzi

Gazetarja dhe skenaristja e serialit mė tė ri televiziv “Mė shumė dashuri”. Njė intervistė ku duket e vėshtirė t’i jepet pėrgjigje pyetjes “kur dhe ku ke qenė e lumtur? »»


Bota me sytė e Rajmonda Bulkut

05.05.2008 21:09 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Bota me sytė e Rajmonda Bulkut

Ėshtė pėrkėdhelur nė familjen e saj, ku tė gjitha femrat janė tė bukura; ėshtė pėrkėdhelur nga fati tek mbetet po aq e bukur, dhe pse pranė tė pesėdhjetave; ėshtė pėrkėdhelur nga filmi, ku ka pasur rolet qė do t’i lakmonte ēdo aktore. Dhe ka vendosur tė bėjė diēka qė e kishte refuzuar gjithmonė: tė rrėfejė nė revistėn “JETA” si ka qenė kjo jetė plot pėrkėdhelje

 

Arta ĒANO

1976. Kinostudio.

“Do mė zgjedhin vėrtet pėr atė rolin? Nė rrugė, kur mė ndaluan, mė thanė se unė iu duka shumė e pėrshtatshme. Njė film! Nuk mė besohet! Unė jam shumė e vogėl, vetėm 16 vjeē. Por s’kisha pse thosha jo. Kjo puna e filmit ėshtė interesante. Pastaj ishin vetė regjisorėt qė mė ndaluan e mė ftuan, duke u treguar shumė tė sjellshėm. Ja, dhe tani duken qė e kanė marrė seriozisht. Tė tėrė po vijnė rrotull meje pėr kėto fotografi qė do t’ju duhen pėr tė vendosur dhe unė, nė mes tyre... qė nuk lėviz fare. Po pse tė mė kenė zgjedhur vallė?! Dėgjova tė pėrmendnin sytė. Ah, prapė sytė! Mami me babin mė kanė thėnė qė, kur isha e vogėl, tė gjithė xhaxhat dhe tetat kthenin kokėn nė rrugė dhe thoshin ndonjė fjalė pėr sytė, qė iu dukeshin shumė tė veēantė. Por vazhdon kjo histori: tė panjohur qė mė shohin drejt e nė sy. Uf, ēfarė sikleti! Prandaj unė i mbaj sytė ulur tani. Shoh, mė mirė, trotuarin. Po regjisorėt i dalluan ama! Ndoshta iu bėri pėrshtypje dhe palltoja e kuqe qė kisha veshur. Kjo ėshtė punė e tyre... Njė film! Sikur nuk mė besohet.”

2008. Studiot e revistės “Jeta”.

“Kjo puna e fotografive ėshtė torturė. Unė nuk di as tė pozoj! Dhe Fadil Berisha, kur isha nė studion e tij nė... 1999-ėn, mė tregoi qė aktoret e kanė shumė tė vėshtirė pėr tė pozuar. Si mė tha atėherė? Po tė jetoja nė Amerikė do isha bėrė fotomodele e do mė paguanin me shifra tė paimagjinueshme pėr imazhin. Po Shqipėria kėshtu ka qenė pėr tė gjithė. Kur Berisha mė fliste pėr kėtė, kisha mbushur 40 vjeē; ēastet e nisjes nga e para kishin perėnduar.

Po me kėto foto si do t’ia bėj?! Tani qė pranova, pas kaq kohėsh, tė shfaqem nė njė revistė, uroj tė dalin mirė. Fotografi duket se po bėn maksimumin, por nuk kam ndėr mend tė bėj ndonjė lėvizje pėr ta lehtėsuar. Nė skenė ėshtė tjetėr gjė, kėtu nuk mundem.”

Duken si copėza tė njė filmi qė nuk po e ndjek me vėmendje, ndėrkohė qė kapėrcehen dhjetėvjeēarėt, sepse kush mund ta mendojė qė protagonistja tė mbetet kaq e pandryshuar nė imazh, nė ndrojtjen dhe indiferencėn e saj, nė mungesėn kapriēoze tė dėshirės pėr tė bashkėpunuar, qė nuk e justifikon dot mė as me moshėn e njė adoleshenteje?!

Ngjan vėrtet si njė pėrplasje e vetme qepallash tė syve tė saj ngjyrė qielli tė mėrzitur.  Rajmonda Bulku ėshtė ende po aq e bukur sa dikur, sa pėrherė, si ta kishte ndalur vrapin e kohės, si najadat Maratonomakun, duke e ftuar nė oazin e syve, dhe pse faktet qė flasin pėr tė kundėrtėn ruhen, veē tė tjerash, dhe nė celuloidin e sa e sa filmave ku ajo – gruaja e bukur – ėshtė protagoniste. Por njė gjė ėshtė e sigurt: kontrata e bukurisė sė pėrjetshme nuk ėshtė nėnshkruar nė ajėr. Ėshtė mbėshtetur fillimisht nė prejardhjen e Rajmondės, nė pėrkėdheljen e trashėguar nga fati.

“Nė familjen time jam mėsuar me femra tė bukura. Gjyshja ka qenė njė grua shumė e hijshme pejane, imazhin elegant tė sė cilės nuk do ta harroj kurrė. Ndėrsa nėna ime ėshtė njė grua, pėr mua, shumė mė e bukur se unė, bukuria e sė cilės nuk njeh moshė. Unė do tė isha shumė e lumtur t’u ngjaja atyre”.

Por, pėrveēse nga pamja, Rajmonda ka ngjarė me tė ėmėn dhe nė disa tipare qė nuk strehohen nė gjene, si pėr shembull zgjimi i vonė nė mėngjes, qė mamaja – bashkėshorte e njė ushtaraku – e kishte fituar, sepse nuk ishte e detyruar tė punonte jashtė shtėpisė, ndėrsa Rajmonda, sepse ia ka mundėsuar puna nė teatėr.

Tė tilla histori tė bėjnė tė bindesh se gjėrat janė tė shkruara. Bukuroshja, dhe pse e vėnė kushedi sa herė nė qendėr tė vėmendjes si vajzė e bukur, nuk e kishte menduar se do tė bėhej aktore e do t’i mahniste tė gjithė me pamjen e saj, por ama ishte mėsuar tė bėnte njė stil jete qė mė vonė vetėm profesioni i aktores mund t’ia lejonte. Nė shtėpinė e prindėrve i pėlqente tė zgjohej vonė; nuk prekte gjė me dorė, sepse me mamanė nė shtėpi, dy motrave nuk u binte radha pėr punė; nuk merrte urdhra apo vėrejtje, sepse i ati, brenda mureve, linte mėnjanė me kapelėn e ushtarakut edhe komandat e njė tė tilli dhe dinte tė falte veē dashuri; kishte rreth vetes qetėsinė dhe lirinė pėr t’u marrė me gjėrat qė i pėlqenin, qoftė dhe me melankolinė karakteristike. Nga tė gjitha kėto nuk hoqi dorė as nė vitet pasardhėse. Sepse dhe nė familjen qė ndėrtoi mė vonė askush nuk ka rrudhur buzėt, kur, si pjatė e parė, nė vend tė supės sė ngrohtė, vendosej karriera e bashkėshortes dhe mamit, e cila bėnte qė nė disa raste ajo supa tė zėvendėsohej me diēka tė sajuar aty pėr aty. 

Jo mė kot, ata qė e njohin i kanė thėnė shpesh se e ka pėrkėdhelur mamaja apo bashkėshorti, por ajo ka njė version dhe mė tė saktė. “Pranoj qė jam mėsuar e pėrkėdhelur nė shtėpinė e vajzėrisė, qė kam gjetur njė mbėshtetje tė paēmuar mė vonė nė familje, por mbi tė gjitha mė ka pėrkėdhelur filmi. Gjithmonė aktorėt kanė qenė nė mbretėrinė e llastimit. Dhe unė e pranoj se kėtė gjė e kam dashur. Pėrveē kėsaj, ne kemi pasur nė ēdo hap mbėshtetje dhe inkurajim nga regjisorėt, gjė qė as mua nuk mė ka munguar. Pėrndryshe, shumė role nuk do ishin realizuar”.

Sigurisht qė do kishte nevojė pėr to, ajo qė, ndėrkohė qė ka ftohtė edhe nė verė, ka luajtur nė kushte tė vėshtira klimaterike; ajo qė i ėshtė dashur tė xhirojė pa orar, kur zgjohet zakonisht nė orėn dhjetė; ajo qė mund tė lodhej nga ēasti nė ēast. Por njerėzit qė kanė bashkėpunuar me tė nuk janė lodhur nė kėrkim tė dublit perfekt, tė cilin ishin tė sigurt se ajo, me gjithė lėkundjet paraprake, pėrtacinė, dyshimet, do ta arrinte.

Sepse kishin zbuluar qė Rajmonda, vėrtet ishte ftuar nė film pėr sytė e saj tė bukur, por nuk po qėndronte aty pėr ta. Dhe ajo, nėse do t’i duhej tė mbrohej pėrballė faturimittė suksesit: bukurisė, apologjinė do ta gjente nė shirita filmi, sepse ishin po ata dy regjisorė tė filmit tė parė qė e ftuan pėr tė bashkėpunuar dhe nė dy filma tė tjerė: “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “Duaje emrin tėnd”.

Rajmonda rritej mė shpejt me filma sesa me vite, duke pasur katėr role ende pa hyrė nė Akademinė e Arteve, pėrfshirė dhe rolin e Melit te “Zonja nga qyteti”. Pėr Jonėn te “Duaje emrin tėnd”, Dianėn te “Tė paftuarit”, Magdėn te “Vitet e pritjes” u bėnė gati dhe ēmimet e para tė Festivalit tė Filmit dhe ca fitore tė tjera tė paregjistruara nė ndonjė arkiv. “Novela “Prilli i thyer” e Kadaresė, mbi tė cilėn ishte ndėrtuar filmi tė “Paftuarit”, kishte frymėzuar dhe njė film francez me aktorė tė huaj. Helena me Ismailin mė ftuan tė shihnim filmin shqiptar ku unė kisha rolin e protagonistes, sepse disa artistė tė ardhur nga Franca donin tė krahasonin dy Dianat. Pėr ēudinė time, kryekėput ndryshe asaj qė prisja, ata komplimentuan Dianėn shqiptare. Megjithėse jam e bindur qė Diana, ashtu si dhe role tė tjera, po tė interpretoheshin sot, larg presionit tė asaj kohe, do kishin pėrmasa mė tė mėdha”. Gjithsesi, kur iu dha roli i Dianės, pati njė satisfaksion tė vėrtetė, sepse nė fakultet, njė personazh si ai e ėndėrronin tė gjitha aktoret. Femrat e veprave tė Kadaresė: tė bukura, por tė ftohta, dhe pse shumė tė vėshtira pėr t’u realizuar, e intrigonin shumė Rajmondėn. Ndoshta sepse i ngjanin me veten. Dhe regjisorėt, me sa duket, e kishin kuptuar. Prandaj ajo gjithmonė e ka pasur njė vend nė filmat e ndėrtuar mbi veprat e Kadaresė, pėr realizimin e tė cilėve nuk harron dot mbėshtetjen dhe thjeshtėzimin e gjėrave nga bashkėpunėtorėt.

Pa njė regjisor tė zotin, pa njė grup pune qė bashkėpunon ngushtėsisht e krijon atmosferė, Rajmonda do ndihej ngushtė pėr ēdo lloj filmi. Pa le te ata qė vėrtet e duan njė mbėshtetje tė tillė! “Kur do luanim me Timon skenėn nė shtrat te filmi “Vdekja e Kalit”, ishte viti ’93. Ne tė dy kishim dalė nga njė shkollė ku pėr skena tė tilla as nuk flitej. Ishte e zorshme pėr tė dy. Nuk do ishte realizuar kurrė, sikur tė mos qe mbėshtetja e gjithė grupit tė xhirimit pėr ta trajtuar si profesionale dhe shumė normale pėr dy aktorė njė skenė tė tillė, e cila dhe pėr aktorėt perėndimorė nuk ėshtė krejt e zakonshme”.

Jo vetėm pėr kėtė i sjell ndėrmend aktorėt e vendeve tė tjera. I pėrmend dhe pėr orėn e fillimit tė punės, e cila, ndryshe nga pagat, ėshtė afėr me oraret e aktorėve shqiptarė. Pėr Rajmondėn, zgjimi vonė ėshtė i domosdoshėm pėr t’u ndier mirė gjatė ditės. “Ėshtė torturuese tė zgjohesh herėt nė mėngjes. Mė tmerron ideja qė ky tė jetė njė detyrim, mė trishton, mė kujton zborin. Pėr fat, puna nė teatėr ma mundėson luksin e zgjimit nė orėn dhjetė. Dhe nė mėngjes unė nuk mund tė bėj gjė tjetėr, veēse tė zgjohem, tė merrem ngadalė me veten e tė dal. Nuk u ngjaj aspak atyre femrave tė papėrtuara, qė sa tė ketė ardhur ora pėr t’u nisur pėr nė punė, kanė pėrgatitur mėngjesin e madje dhe drekėn”.

Ndėrsa ajo, vetėm pasi largohet nga provat e rolit nė teatėr, i hyn punės pėr rolin e zonjės sė shtėpisė, tė cilin, edhe kur vajza nuk kishte shkuar ende tė jetonte nė Greqi, e mbante tė gjithin pėr vete, duke ndjekur modelin e tė ėmės. Vetėm se tani ca gjėra janė vėshtirėsuar, sepse djali, ekonomist, ėshtė bėrė burri i dytė i shtėpisė edhe pėr nga numri i kėmishave tė lara e tė hekurosura qė i duhen nė varėse. Ama mbeten po ata familjarė tė kuptueshėm, qė i njohin oraret e zgjatura, lodhjen, takimet e punės, por dhe kėnaqėsitė e aktores pėr tė pirė njė gotė verė me kolegėt pas shfaqjes. “Mė pėlqen qė, pasi dalim nga teatri, tė pijmė tė gjithė njė ēaj ose njė gotė verė e tė shkėmbejmė mendime qė vėrtiten mbi artin. Mua mė pėlqejnė mbrėmjet e vona jashtė, ndėrsa mbyllja e menjėhershme nė shtėpi mė duket se lė tė paplotėsuar shijen e shfaqjes”.

 

Sepse duhet pak kohė pėr ta analizuar, pėr ta diskutuar shfaqjen, publikun, por ėshtė kjo dhe koha kur njė spektator apo fans tė uron, pėr ta ēuar pėrkėdheljen energjike tė duartrokitjeve nė njė fazė mė tė ėmbėl komplimentesh, qė ndonjėherė ngarkojnė me pėrgjegjėsi. “Ndodh qė femra tė reja e simpatike mė thonė: ‘Jemi rritur me imazhin tėnd’. Kjo mė vė para njė pėrgjegjėsie, mė kujton qė pėr hir tė tyre unė duhet tė kujdesem mė shumė pėr kėtė imazh, mos ta lė pėrtacinė time tė abuzojė me kėtė vlerėsim qė mė bėjnė, tė mundohem tė mos i zhgėnjej, sikur edhe duke bėrė pak mė shumė palestėr”.

Dhe mund tė thuash se ka funksionuar. Aktorja, dhe pse pranė tė pesėdhjetave, ėshtė jo vetėm po aq e bukur sa dikur, por ėshtė rikthyer elegante, si pėr t’i shuar krejt dallimet nga koha e adoleshencės. Kohė qė tė duket se ka mbetur fill pas derės kur ajo tė  prezanton me kapriēot e saj, kur ajo – gruaja e pėrkėdhelur – ėshtė e gatshme tė rrijė e tėrhequr, pa lėvizur, e bindur se tė tjerėt do t’i vijnė rrotull e nuk do t’ia ndajnė


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare