Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Igli Tare,nga fusha nė skrivani

Ka lėnė futbollin e luajtur, por ėshtė emėruar menjėherė drejtor sportiv i Lacios. Orėt e vrullshme tė largimit tė ikonės sė Kombėtares Igli Tare nė Tiranė, ku ka njoftuar publikisht largimin nga fusha, por edhe ku ka marrė lajmin e emėrimit tė bujshėm »»


Dalina Buzi

15.05.2008 19:35 Intervista - Burimi: JETA Personazh

Gazetarja dhe skenaristja e serialit mė tė ri televiziv “Mė shumė dashuri”. Njė intervistė ku duket e vėshtirė t’i jepet pėrgjigje pyetjes “kur dhe ku ke qenė e lumtur?”, ku pranohet se “Jeta ėshtė shumė e shkurtėr pėr ta marrė shumė seriozisht” e ku pėrgjigjet duken aq seriozisht tė marra joseriozisht

Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė e vėrtetė?

Nėse do tė kisha njė ide pėr lumturinė “e vėrtetė”, atėherė i bie se deri tani kam pėrjetuar lumturi “tė rreme”… Nė fakt nuk ėshtė se kam ndonjė ide, pasi sa herė qė gėzohem me diēka qė bėj apo kam, them “ah, po sikur tė bėja apo tė kisha edhe njė gjė mė shumė”. Si pėrfundim, lumturia “e vėrtetė” pėr mua do tė ndodhte atėherė kur unė do tė reshtja sė menduari.

Cila ėshtė frika mė e madhe?
Tė mė harrojnė, sidomos ata qė i dua. Pėr mua nuk ka rėndėsi se sa herė i takoj apo nėse i takoj mė gjatė jetės, thjesht dua tė mė kujtojnė me aq nostalgji sa i kujtoj unė.

Kė person tė gjallė admiron mė shumė?

Dikur admiroja persona nė tėrėsi, por atėherė dija mė pak. Nė fakt, nuk admiroj njė njeri tė vetėm apo dikė mė shumė se tjetri, por cilėsi tė veēanta tek shumė. Po tė nisja tė pėrmendja emra, do tė mbushja faqet e gjithė revistave tė “Jeta Media Company”.

Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?

Mungesa e pasionit dhe e individualitetit.

Ekstravaganca jote mė e madhe?

Haha! Kjo pyetje mė kujton fillimin e viteve ‘90, kur dėgjova pėr herė tė parė shprehjen “ekstravagante”, por atėherė i referoheshin femrave qė grisnin pantallonat xhins tek gjunjėt apo lidhnin kėmishat pėrpara, duke nxjerrė pak barkun.

Financiarisht: Kam harxhuar gjysmėn e rrogės pėr njė ēantė qė m’u shit nė Ebay.com pėr njė kopje autentike tė sė famshmes Hermes Birkin, por kur mė erdhi me postė zbulova se ishte mall kinez (kėshtu ėshtė kur e merr pėr tė qenė “Sex & the City”).

Shpirtėrisht: Nuk di tė them... disa gjėra qė unė u kam bėrė tė tjerėve iu janė dukur ekstravaganca, por unė thjesht kam shijuar momentin.

Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?

Ēdo lloj udhėtimi, mjafton tė jem nė shoqėri tė mirė dhe nė gjendje tė mirė humori. Mė nevojitet njė ēantė, disa lekė nė xhep, njė vend ku tė fle, njerėz me tė cilėt argėtohem dhe pėr mua nuk ka rėndėsi pastaj ku shkoj, brenda apo jashtė Shqipėrisė. Sikur tė udhėtoja ēdo javė, do tė isha shumė e lumtur. Kėtė vit jam “fiksuar” pas Buenos Aires-it, dhe i kam vėnė vetes detyrė qė deri nė mbyllje tė 2008-ės do tė shkoj. Nuk e di se si apo me kė, por do ta gjej.

 

Nė ē’rast mund tė gėnjesh?

Nė shumė raste. Kryesorja: gėnjej kur dua tė vonohem diku, gėnjej – ose mė saktė trilloj – pėr ta bėrė njė histori edhe mė interesante (ē’vlerė do tė kishte pėr dėgjuesin nėse nuk ia interpreton mirė?!), gėnjej ndonjėherė kot, pėr shaka, thjesht dua tė shoh reagimin e personit tjetėr (mė pas i them se nuk ishte e vėrtetė). Ka raste qė gėnjej kur e di se e vėrteta nuk ėshtė pėrgjigja e duhur nė atė moment. Kjo quhet “gėnjeshtėr e gabuar nė momentin e duhur”.

Personi qė pėrēmon mė shumė?

Ah, mė lodhėt me kėto pyetjet nė njėjės. Kėshtu, i bie tė them “Hitleri” e tė jem nė rregull me tė gjithė botėn (qesh). Nė fakt, pėrēmimin, tė them tė drejtėn, nuk ėshtė se e kultivoj shumė si ndjenjė, por ka ca tipa njerėzish me tė cilėt nuk do tė doja tė shoqėrohesha apo tė kisha marrėdhėnie profesionale. Kryesisht janė intrigantėt qė duan tė pėrfitojnė nė kurriz tė tė tjerėve, servilėt, ata tė cilėt hedhin plehra nėpėr rrugė, arrogantėt dhe mediokrit, tė cilėt nuk e dinė se janė tė tillė. Ah, se harrova! Natyrisht, nuk do tė doja tė shoqėrohesha edhe me ata tė cilėt nuk do tė donin tė shoqėroheshin me mua.

Cilėn fjalė apo shprehje pėrdor mė shpesh?

“Varja” dhe “pa merak”. Kėto janė shprehjet qė kanė qėndruar mė gjatė me mua. Por kam edhe shprehje sezonale, tė cilat “ua vjedh” tė tjerėve, sepse mė pėlqejnė si tingėllojnė, p.sh.: “zemra”, “o burr”, “e madhe je”, “s’kam kohė”, “e paparė” etj. Pėr shembull, tani e gjej veten herė pas here tė them “njė ēudi”. Kėtė ia kam huazuar regjisores Vera Grabocka, me tė cilėn po punoj. Po asaj i shkon mė shumė kur e thotė, se unė nuk i jap dot tė njėjtėn sasi pasioni.

Pengu yt mė i madh?

E mendova gjatė kėtė pyetje, por nė tė vėrtetė nuk kam pengje. Unė jam besnike e shprehjes se “ēdo gjė bėhet pėr njė arsye”. Prandaj, nėse kam bėrė diēka gabim, mė ka dhėnė njė mėsim pėr mė vonė. Nėse nuk kam arritur tė bėj diēka, do tė thotė se “nuk ishte e shkruar”, por nė vend tė saj kam bėrė plot gjėra tė tjera. Kam pasur e do tė kem shumė momente ku mund tė gjej njėqind arsye pėr tė justifikuar pengjet, por nuk mendoj se kjo ėshtė mėnyra e duhur e tė jetuarit. Nė fund tė fundit, unė jam kėtu pėr tė gabuar, korrigjuar, e gabuar sėrish.  

 

Kur dhe ku ke qenė e lumtur?

Lumturia ėshtė kryesisht njė gjendje qė kontrollohet nė mendjen tėnde (pėrveē rasteve qė janė jashtė kontrollit tėnd, si fatkeqėsitė p.sh.). Unė mund tė vendos tė jem e lumtur po aq sa mund tė vendos tė jem e trishtuar. Kjo nuk do tė thotė se menjėherė sa tė “fik butonin” e lumturisė, do tė kaloj direkt nė trishtim dhe anasjelltas. Nė tė vėrtetė, lumturohem gati ēdo ditė, edhe me gjėra tė vogla, qoftė edhe nga njė mėngjes i bukur, nga njė dush me presion, nga njė shaka qė mė vjen ndėrmend kur i jap makinės e dėgjoj ndonjė kėngė qė mė pėlqen. Pastaj, se sa zgjasin kėto momente tė lumtura, kjo varet. Unė jam nga ata qė besojnė se jeta ėshtė shumė e ēmuar pėr tė qarė gjatė “qumėshtin e derdhur”, pėr tė urryer apo pėr tė mbajtur inat. Kjo ndoshta mė ka bėrė qė sot tė mos jem nė gjendje tė kujtoj raste tė caktuara kur kam qenė e lumtur, pasi janė me tė vėrtetė shumė. Im atė, pėrpara se tė vdiste, fjala e tij e fundit qė tha ishte njė shaka drejtuar nėnės sime. Kjo ndoshta e shpjegon mė mirė se pėrse unė jam kėshtu si jam.       

Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?

Tani jam e lodhur, tė them tė drejtėn, dhe pak e stresuar se tė premten kam programin dhe kam ende shumė punė me skenarin. Ėshtė ora 23:00 dhe po mendoj: “Tė fle tani e tė ēohem nė 4 tė mėngjesit pėr tė mbaruar skenarin apo tė fle nė 4 e tė zgjohem nė 8?”. Se di… rrezik e para fiton...

Nėse do tė mundeshe tė ndryshoje diēka tek vetja, ēfarė do tė ishte ajo?

Toleroj mė shumė seē duhet. Do tė doja t’u thosha “Jo!” mė shpesh, sidomos njerėzve tė cilėve “duhet t’u tregoj se “Who’s the boss!” nė situata tė caktuara”. Nė fakt, sa herė qė vendos se do tė them “Jo!”, ose e them para kohe, se dua “ta heq nga sistemi”, ose e nis me “Jo!” dhe pastaj gradualisht kaloj nė njė “E mirė tė shohim!” dhe pastaj vazhdoj me “Mirė, mirė po e provoj njėherė” dhe pastaj e mbyll me “Varja, pa merak!”. Ah, se harrova! Do tė doja gjithashtu tė mos e haja kaq shumė djathin e bardhė.  

Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?

Qė pas kaq vitesh, me lloj-lloj pasigurirash e dėshire pėr t’u bėrė dikush tjetėr, kam arritur nė pėrfundimin se mė pėlqen kjo qė jam me gjithė tė mirat dhe gabimet e mia dhe se e dua shumė veten time. Ėshtė shumė e vėshtirė tė arrish nė kėtė pikė, tė jesh “OK” me veten tėnde. Dhe gjithė kėtė siguri e kam pėrftuar vetėm kėtė vit. Tė njohėsh mirė dhe tė pranosh veten tėnde ėshtė kryesorja, pastaj korigjimet e sugjerimet nuk do tė kenė tė sosur deri nė fund tė jetės…

Po tė vdisje dhe tė mund tė rimishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do tė doje tė ishe?

Do tė doja tė kisha tė njėjtėn familje, tė njėjtin sens humori, tė njėjtėn mendje, tė njėjtėn pamje (me pak airbrush dhe ndoshta sy blu, sa pėr ndryshim), tė njėjtėt miq, tė njėjtat mundėsi, por tė jetoja nė njė vend tjetėr, si Nju Jorku, pėr tė provuar suksesin nė pėrmasa mė tė mėdha (dhe me siguracione tė paguara).

Po sikur tė mund tė shndėrroheshe nė diēka, ēfarė do tė doje tė ishe?

Nėse, sipas Budės, unė nuk e meritoj tė kthehem nė tokė si njeri, atėherė tė paktėn tė isha njė panda. Janė aq tė rrallė nė ditėt e sotme, sa edhe njė kollitje e tyre pėrbėn lajm. Pėr shembull, tė isha e vetmja pandė femėr, nga e cila tė varej edhe vazhdimėsia e llojit tim. Sa herė tė takoja njė pandė mashkull, mediat tė shkruanin “Flora dhe fauna mbeten nė rrezik. E vetmja pandė femėr refuzoi pėrsėri partnerin mashkull”.

Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?

Nuk kam lidhje shpirtėrore me sendet. I dua vetėm kur mė hyjnė nė punė, pastaj i harroj. Aktualisht jam e dashuruar me makinėn time. Por kam edhe njė unazė floriri, tė cilėn e mbaj nė gisht prej 15 vjetėsh. Ėshtė dhuratė nga im atė dhe e kam njėsoj me motrėn, vetėm guri ndryshon. Nuk e kam hequr asnjėherė kėshtu qė, sipas llogaritjeve, ajo i bie tė jetė ndoshta sendi mė i ēmuar ose mė mirė: i vetmi i ēmuar qė kam.

 

Kė quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?

Mediokritetin dhe mungesėn e dashurisė.

Ku do tė tė pėlqente tė jetoje?

Tani, kjo ėshtė tėrėsisht njė ėndėrr, por do ta them: Do tė doja tė ndaja jetėn time mes Tiranės, njė apartamenti nė katin e 40-tė tė njė grataēele nė lagjen Upper West Side tė Manhattanit dhe njė shtėpie verore diku nė Spanjė, nė jug tė Francės apo nė brigjet e Italisė (varet ku mė ēon GoogleEarth-i).

Ndėr veprimtaritė qė merresh, cila ėshtė e preferuara jote?

Akoma me kėto pyetje nė njėjės ju? Po tė kisha njė veprimtari tė vetme tė preferuar, do tė kisha njė jetė tė mėrzitshme. Mė pėlqen vrapi nė mėngjes, puna qė po bėj aktualisht tek “Mė shumė dashuri”, thashethemet e padėmshme me miqtė e mi mė tė mirė, tė lexoj, tė shkruaj, tė fantazoj, tė flas nė celular, t’i jap makinės shpejt dhe tė dėgjoj muzikė me zė tė lartė, tė qesh, tė lexoj horoskopin e sė nesėrmes, tė flirtoj, tė bėj shopping, tė udhėtoj sa herė tė mė jepet rasti, tė pi cigare (kėtė tė mos e lexojnė fėmijėt) dhe tė ndryshoj ēdo 3 muaj modelin apo ngjyrėn e flokėve. Dhe, fatkeqėsisht, tė ha djathė tė bardhė.

 

Cila ėshtė karakteristika jote mė e spikatur?

S’e di. Ndoshta, di t’i pėrshtatem ēdo njeriu dhe ēdo lloj ambienti.

Veēoria qė tė pėlqen mė shumė tek njė mashkull?

Truri, pavarėsia, integriteti dhe sensi i humorit.

Veēoria qė pėlqen mė shumė tek njė femėr?

Truri, pavarėsia, integriteti dhe sensi i humorit.

 

Cilėt janė shkrimtarėt e tu tė preferuar?

Nuk kam tė preferuar. Nėse ėshtė njė histori e bukur, njė rrėfim i mirė, e lexoj me qejf. Mė pėlqen veēanėrisht letėrsia ameriko-latine, amerikane dhe japoneze. I rikthehem shpesh edhe Kunderės. Por nuk kam tė preferuar njė autor mbi tjetrin.

Cilėt janė kineastėt e tu tė preferuar?

Kėtė pyetje e shtova vetė, se vetėm kėtu mund tė jap pėrgjigje nė njėjės meqė ma kėrkoni me kėmbėngulje nė tė gjithė pyetėsorin. (Tė mė falė zoti Proust qė i ndryshova pyetėsorin, po nė kohėn e tij s’ka pasur televizor). Mė pėlqejnė shumė tė gjitha filmat e Woody Allen-it dhe nuk ngopem sė pari ata. Por edhe Bunuel-i e Almadovar-i nuk ngelen pas (Ja, prapė e theva rregullėn e “njėjės-it”!).

Cili ėshtė heroi yt nė art?

Heroi im nė art ėshtė ai njeri tek i cili gjej shumė gjėra nga vetja, dhe nė fund ai/ajo bėn atė qė unė nuk kam guximin ta bėj nė jetė.

Kė ke heronj nė jetėn reale?

Nuk kam heronj. Unė jam pak skeptike mbi natyrėn njerėzore dhe nuk besoj shumė, pėr tė mos thėnė fare, nė “mitizimin” e personazheve. Edhe unė mund tė bėhem hero pėr dikė nesėr. Neve na duken heronj disa persona, sepse kujtojmė se e kemi tė pamundur tė bėjmė ato gjėra qė ata kanė arritur tė bėjnė. Por nuk mund tė arrijmė nė kėto pėrfundime, pa e provuar edhe veten tonė nė situata tė njėjta. Njė film fantastik, qė parodizon ngritjen e kulteve dhe mitizimin, ėshtė “Life of Brian” nga grupi komik i famshėm britanik “Monty Python”. Ai film pėr mua duhet dhėnė “detyrė shtėpie” nėpėr shkolla, sepse pėrpos humorit tejet inteligjent dhe tė rafinuar qė ka, tė mėson shumė gjėra pėr veten dhe botėn ku jetojmė.

Cilat gjėra nuk tė pėlqejnė fare?

Kur mė prishet rituali i mėngjesit e sidomos vrapi qė e kam me aq qejf. Kur mė flasin ndėrsa shkruaj apo mendoj pėr ndonjė shkrim. Kur mė prishet makina e mė duhet tė ri-organizoj gjithė ditėn rreth saj apo pa tė. Tė bėj thonjtė nė qendėr estetike. Tė mė ngacmojnė radion e makinės, kur jam unė nė timon. Nuk mė pėlqejnė as kėto tarifat qesharake tė celularėve, tė cilat i ndiej (me dhimbje) nė fund tė muajit, kur mė vjen fatura. Dhe mė e rėndėsishmja: Nuk mė pėlqen kur shajnė pa tė drejtė ata qė i dua mė shumė.

Si do tė pėlqeje tė vdisje?

Do tė doja tė isha nė krevat e rrethuar nga stėrnipėr e stėrmbesa, tė cilėt pasi kishin lexuar tė gjitha shkrimet e mia tė botuara nė “New Yorker”, tė mė pyesnin pėr tė 100-tėn herė se si e takova stėrgjyshin (i cili do tė kishte vdekur 40 ditė mė parė) dhe se cili ishte sekreti i dashurisė sonė tė madhe. Nė fund tė rrėfimit, pėrpara se tė mbyllja sytė e qetė, pa ndier asnjė dhimbje, unė do t’u thoja “Jetoni me pasion ēdo gjė, sepse jeta ėshtė shumė e shkurtėr pėr ta marrė seriozisht!” (Kam tė drejtė tė ėndėrroj mė tė mirėn pėr fundin tim, apo jo?).

P.S. Tani qė po e rilexoj sėrish kėtė pėrgjigje, mendoj se sa e tmerrshme do tė jetė sikur tė vdisja vetėm e nė mjerim dhe dikush, njė ditė pas vdekjes sime, teksa lexonte nė arkivat e “Jetės” kėtė intervistė, tė thoshte “Ah, sa gjynah kjo D(e)lina, kishte ėndrra e shkreta!”.

 

Cila ėshtė motoja jote?

Kohėt e fundit ėshtė “Mė shumė dashuri”. Por, nė pėrgjithėsi, edhe pse mė ka prishur punė disa herė, dukem se gjithmonė i bindem shprehjes “Lėre tė rrjedhė!”. Uroj tė mos ndryshket rubineti!



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare