Diplomat pa dashje
13.05.2008 20:53 Intervista - Burimi: Mapo Ekskluzive

Diplomat pa dashje
Shkruan : Revista Mapo Pėrgatiti Ymer Minxhozi
Tiranė, 1934-1935,
Njė mision i ēuditshėm
Rruga e gjatė pėr nė Shqipėri mė lodhi shumė dhe nė zemėr ndjeja njė peshė tė rėndė... Kur rri e mendon pėr udhėtimin nė kėtė vend, turkut i del pėrpara ose njė goditje me shpatė nga prapa qoshes, ose njė plumb nė kokė pas shpine. Nė kohėn e Luftės Ballkanike (1912-1913) atje u vra e gjithė ushtria jonė, ndėrsa komandantin e saj Riza Pasha, e therėn natėn nė vilėn e njė pasaniku shqiptar, ku e patėn ftuar si mysafir. Dhe ja sot, nė kėtė vilė qė tani ėshtė pallati i mbretit Zog, pas disa ditėsh mė duhet tė paraqes letrat kredenciale. Mbreti Zog paraqitet nėpėr fotografi si njė njeri i respektueshėm dhe miqėsor, megjithatė ai ishte njeriu qė arriti, nga ana e tij, tė vrasė vrasėsin e Riza Pashės dhe mė pas t’i zerė vendin.
Thonė gjithashtu se nė sallėn ku mbreti pret ambasadorėt e huaj, ai mban gjithnjė nė tavolinė njė parabel (pistoletė) nė gatishmėri. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe unė kur po pėrgatitesha pėr rrugė, mora masat pėrkatėse dhe futa nė ēantė njė pistoletė. Kur vapori iu afrua brigjeve shqiptare, m’u desh t’i gjeja kėsaj arme njė vend nė xhepat e mi, gjė qė s’ishte e lehtė. Por, siē doli mė vonė, shqetėsimet e mia kishin qenė tė kota.
Dhe ja, para meje shtrihet Durrėsi me rėra tė bardha nė breg dhe i rrethuar nga kodra tė gjelbėruara, qė kishin njė pamje tė kėndshme, dhe qė shpėrndanin freski nė atė mėngjes vjeshte. Nga bankina e skelės mė pėrshėndesnin me dorė e mė buzėqeshnin miq e tė njohur...zemra m’u ngroh dhe m’u krijua pėrshtypja se, pas njė ndarjeje tė gjatė, po kthehesha nė viset ku kisha kaluar fėmijėrinė dhe rininė time.
Shefi i protokollit qė kish dalė tė mė priste, e mbante kapelėn nė dorė dhe ecte rėndė-rėndė afėr meje. Sekretari i ambasadės tonė, Teufik Beu, m’u afrua te veshi e mė foli me zė tė ulėt: “Zoti ambasador, Lartmadhėrisė sė Tij, dy ditė mė parė i ka vdekur e ėma. Do tė ishte shumė me vend sikur t’i shprehnit ngushėllimet njeriut qė ecėn pranė jush”.
Unė s’kisha dėgjuar asgjė deri nė atė moment pėr kėtė vdekje. Por unė u vrenjta nė fytyrė dhe thashė: “Mė vjen shumė keq qė nė kėto ēaste, kur sapo kam zbritur nė vendin tuaj tė mrekullueshėm, nuk mund ta ndjej tė plotė kėnaqėsinė time. Kam njė keqardhje tė thellė pėr fatkeqėsinė qė ka goditur Lartmadhėrinė e Tij”. Mendoj se kėto fjalė bėnė qė marrėdhėniet midis meje dhe miqve tanė shqiptarė tė bėhen mė tė ngrohta.
Rruga mes Durrėsit dhe Tiranės qe shumė e kėndshme. Ajo ngjan me rrugėt gjatė bregut tė detit Egje nė vendin tonė. Fusha tė vogla, rrethuar me kodra tė ulėta e tė gjelbėruara, qė vijnė valė-valė, shkurre nė tė dyja anėt e rrugės, pėrrenj tė vegjėl me ujė tė freskėt, fshatra tė vegjėl me shtėpi tė lyera me gėlqere tė bardhė – tė gjitha kėto mė kujtonin vendet ku kam lindur. Mė bėnin pėrshtypje sidomos fėmijėt e fshatit, qė na shikonin me kureshtje dhe qeshnin duke na pėrshėndetur, kur makinat tona kalonin pranė tyre; aty-kėtu shihej ndonjė bari me mustaqe, qė gjithashtu na pėrshėndeste me dorė. Si fėmijėt, ashtu edhe barinjtė ishin tė veshur me rroba tė pastra dhe “kombėtare”. Gjatė gjithė rrugės deri nė Tiranė nuk pamė asnjė leckaman.
Tirana ngjan me qytetet e vogla tė Anadollit Perėndimor. Ndėrtesa e ambasadės tonė ėshtė disi nė periferi. Para se ta shihja vetė mė sy, unė nuk kisha besuar se do tė ishte njė vilė kaq e pėrshtatshme pėr tė jetuar.
Kėnaqėsinė mė tė madhe fillova ta ndjej nė fakt pas dorėzimit tė kredencialeve tek mbreti. Por qė tė bėhej kjo nuk ishte edhe aq lehtė. Pallati kishte shpallur dyzet ditė zie kombėtare pėr vdekjen e mamasė sė mbretit Zog. Nė tė vėrtetė, zia zgjati vetėm njėzet ditė dhe sipas fjalėve tė vetė mbretit, kjo ishte bėrė gjoja nė shenjė nderimi pėr ambasadorin e Turqisė. Por edhe ky afat prej njėzet ditėsh, duke ndenjur pa punė nė pallatin tim “venecian”, m’u duk tepėr i gjatė e i mėrzitshėm.
Rregullat e protokollit pėrcaktonin qė unė, gjatė gjithė asaj periudhe, nuk duhej tė merrja kontakt me asnjeri. Unė nuk mund tė filloja nga detyra ime zyrtare dhe vendin tonė vazhdonte ta pėrfaqėsonte jo “shkėlqesia e tij ambasadori”, por sekretari i ambasadės me cilėsinė e tė ngarkuarit tė pėrkohshėm. Teufik Beu nuk e pa tė arsyeshme tė mė jepte as dokumentet dhe as ēelėsat e kasafortės, megjithėse aty s’kishte asgjė me rėndėsi dhe nuk lejoi qė unė tė fillojė tė pėrzihesha nė punėt e ambasadės. Me pak fjalė, nė atė qė quhej ambasadė, unė jetoja me statusin e mysafirit. Para meje shtroheshin gjellė nga mė tė shijshmet, dyshekė tė pastėr krejt tė papėrdorur deri atėherė, makina mė priste te porta, e gatshme pėr tė mė shėtitur nga tė doja. Por megjithatė, unė akoma nuk isha i zoti i gjithė kėtij luksi. Nė kėto kushte, unė dhe gruaja ime jetuam pėr tre javė rresht si turistė, nė kėtė vilė tė madhe.
Nė mesditė, uleshim nė Bujkun e ri qė shkėlqente, me flamurin e vogėl turk nė krahun e shoferit dhe dilnim pėr shėtitje jashtė qytetit. Disa herė ndaleshim pranė kasolleve tė fshatarėve, shijonim pamjet e fushave dhe maleve, uleshim nė ndonjė kafe tė vogėl fshati dhe bisedonim me vendasit. Kishte prej tyre qė flisnin dhe turqisht. Por pothuajse tė gjithė, tė mėdhenj e tė vegjėl, tregonin interesim e miqėsi tė tillė pėr ne, saqė me ta mund tė merreshe vesh edhe pa e ditur gjuhėn.
Shqipėria ėshtė njė vend i bukur dhe populli i saj ėshtė fisnik. Ėshtė interesante tė dihet, pėrse nga larg ky vend na dukej jo edhe aq tėrheqės?! Unė munda t’i jap pėrgjigje kėsaj pyetjeje vetėm pasi u njoha Shqipėrinė zyrtare dhe me “shoqėrinė e lartė” tė saj. Konstatova me habi se tė gjithė zyrtarėt e lartė tė vendit u ngjanin mosketierėve tė “Pallatit tė yjeve” (Pallati i sulltanit) ose tė ngjashėm me ta, qė ne i quajmė tė zgjedhurit e pjesės evropiane dhe qė jetojnė nė vilat e Bosforit. Nė qoftė se kėtyre u shtojmė edhe nėpunėsit e Portės sė Lartė, atėherė del nė sipėrfaqe e gjithė kalbėsira dhe myku i arkitekturės sė shtetit osman.
Nga ku tjetėr, veēse nga Pallati i yjeve dhe Porta e Lartė, mund tė kuptohej nė Shqipėri ky sistem qeverisės i shtetit mu nė qendėr tė Evropės, sistem i cili mbėshtetej nė dhunėn dhe arbitraritetin nė politikėn e brendshme, duke i lejuar vetes luks dhe shpėrdorime, ndėrsa nė politikėn e jashtme varej nga shtetet e huaja?! Ku tjetėr njė shtet si Shqipėria mėsoi t’ua shtrijė njėrėn dorė fqinjėve tė Lindjes dhe tjetrėn Perėndimit, nė kėrkim tė vazhdueshėm tė lėmoshės poshtėruese, ndėrsa fėmijėt e varfėr tė fshatit i refuzojnė dhuratat, edhe kur dikush ua jep me gjithė zemėr?! Edhe kėtu, ashtu si dikur tek ne, llumi dhe fundėrrinat e kombit shpėrthyen e dolėn nė sipėrfaqe. Bijtė e vėrtetė tė kėtij vendi, kėta fshatarė tė papėrlyer, ashtu si kėmishėt e tyre tė bardha, si zemra e tyre e pastėr, si fytyrat e ēelura dhe flokėt e artė tė fėmijėve, ashtu si dikur tek ne, i ka vėnė pėrposhtė kjo shkulmė dhune.
Mė qėlloi shumė mirė qė m’u dha rasti tė njihem dhe t’i adhuroj kėta njerėz tė mirė, pėrpara se tė shkoja nė audiencė tek mbreti Zog dhe pėrpara se tė merrja kontakt me anėtarėt e qeverisė. Ndryshe ndjenjat e mia pėr Shqipėrinė do tė mbeteshin tė papėlqyeshme. Por, pa marrė parasysh kėto qė thashė, mė duhet tė pohoj se gjatė tetė muajve qėndrimi nė Tiranė, me cilėsinė e ambasadorit, tė gjithė anėtarėt e qeverisė, aristokratėt e deri tek mbreti, mė kanė pritur mjaft mirė.
Mbreti mė rezervoi takim nė njė ambient tė thjeshtė. Larg atij shkėlqimi tė jashtėm torturues, qė ishte karakteristikė e kėtij monarku tė vetėshpallur. Kompania e ushtarėve me uniformė bojė-qielli dhe doreza tė bardha, e radhitur pėr tė mė pėrshėndetur, tė krijonte pėrshtypjen e njė skene operete. Sekretari i shtetit mė thirri nga pragu i sallės ku po prisja: “Mbreti”. Unė u hodha nga vendi ku isha ulur dhe u drejtova pėr nė dhomat e Ahmetit, duke u munduar ta mbaj veten me tė madh, por mbreti mė priti fare thjeshtė, mė kėmbė, dhe m’u drejtua nė dialektin e pastėr tė Stambollit “Urdhėroni zoti Kadri”. Kjo mėnyrė tė drejtuari i vuri tė gjitha nė vendin e vet.
Mėsova nga Lartmadhėria e tij, se mbreti na qenkėsh edhe lexues i librave tė mi. Kėtė ma thanė edhe pjesėtarėt e suitės sė tij. “Veēanėrisht ai pėlqen romanin tuaj “Nur baba” – thanė ata. Le ta pranojmė hapur, ky fakt ma pėrkėdheli egon e shkrimtarit, prandaj ka shumė mundėsi qė kjo tė ishte arsyeja qė nga ky takim i parė me Ahmet Zogun, unė dola me pėrshtypje tė mira dhe qė ai m’u duk shumė simpatik. Dhe ka shumė mundėsi sėrish, qė po pėr kėto arsye, mua mė erdhi, mė vonė, shumė keq, kur vendin e tij e pushtoi Italia fashiste. Edhe sot akoma, duke u ndodhur shumė larg nga ai, unė i ndjek me interesim ato qė thuhen pėr tė.
Por qė t’i qėndrojmė besnikė tė vėrtetės, Zogu, ashtu si tė gjithė monarkėt e Lindjes, kishte mjaft tė meta. Ai shkeli nėpėr njė rrugė tė ndėrlikuar, ndofta mė saktė nėpėr njė rrugė tė pėrgjakshme, pėr tė arritur qė tė bėhej kryetar shteti. Me qėllim qė tė mbante postin e tij, ai krijoi njė sistem mbrojtje e pėrgjimi si ai qė ekzistonte nė kohėn e Abdyl Hamitit. S’ka asnjė dyshim se ai qe shumė i dhėnė pas parave. Por pa marrė parasysh tė gjitha kėto, Ahmet Zogu qe, pėr vendin e tij, njė njeri i rregullt. Ai i dha fund anarkisė, qė kishte sunduar qė nga koha e shpalljes sė pavarėsisė, krijoi njė qeveri sipas shembullit tė vendeve tė civilizuara dhe e detyroi atė tė drejtohet pak a shumė sipas normave juridike dhe zakonore. Mė nė fund, ai hapi shkolla dhe arriti mė tė vėshtirėn – vendosi qetėsinė dhe rregullin.
(Vijon nė numrin tjetėr)
lajme.parajsa.com
































