E madhja skenė ska vend pėr dy
11.08.2008 00:03 Intervista - Burimi: JETA Personazh
Njė skenė e madhe nuk ka vend pėr dy prezantues tė zotė. Preferohet ēifti klasik i showman-it dhe bukuroshes sė fjetur pėrkrah tij. Ose edhe e kundėrta
Elda Laze
I kemi parė veē e veē nė skenat e mėdha tė spektakleve apo nė studiot televizive. I kemi parė duke i qėndruar besnikė skenarit apo duke improvizuar e duke marrė simpatinė e tė gjithėve. I kemi parė tė vetėm duke shijuar suksesin e tyre dhe kemi menduar: po sikur tė ishin bashkė? Ai dhe ajo. Tė dy nė njė skenė, duke shkėmbyer batuta, duke luajtur, duke flirtuar, duke qeshur shpengueshėm, duke pėrqeshur njėri-tjetrin dhe pastaj duke u pėrqafuar... I kemi parė kėshtu vėrtet, vetėm se kanė qenė nė kanalet e huaja televizive. Sepse kur vjen puna tek ēiftet shqiptare, sado qė ta vrasėsh mendjen, prezantimin e mėsipėrm nuk e gjen dot. Kemi arritur tė shohim njė prezantues tė mirė. Kur bėhen dy, ėshtė e kotė. Edhe nėse njėri prej tyre ėshtė pa diskutim prezantues qė meriton dhjetė me yll, pėrsėri nuk ėshtė e thėnė qė njė prezantim nė ēift ta kthejė nė njė partneritet.
Nė njė ēift fitorja u buzėqesh “tė famshmėve”, atyre qė lapsuset e veta i kthejnė nė batuta, qė tė folurit rrjedhshėm e bukur nuk e kanė problem etj., etj. Nė fakt, kur pėrmenden emra si: Adi Krasta, Ardit Gjebrea apo Alketa Vejsiu, edhe mė skeptikėt nuk i vėnė nė dyshim aftėsitė e tyre. Por kur atyre iu duhet qė skenėn ta ndajnė me njė partner tjetėr, nuk e fshehin epėrsinė, bėjnė tė pamundurėn t’ia tregojnė gjithė botės se: Ata janė tė vetmit ZOTĖR tė skenės.
Bukuroshet qė kanė ndarė skenėn, me Krastėn pėr shembull, kanė pasur luksin vetėm tė buzėqeshin bukur ndėrsa ai flet. Ato me Gjebrenė janė pėrzgjedhur nė tė shumtėn e rasteve tė huaja, duke i dhėnė Gjebresė edhe tė folurėn si pėrkthyes.
Edhe kur vjen puna tek femrat, ato veprojnė sipas tė njėjtit skenar: dominojnė. Alketa Vejsiu, herėn e fundit qė iu desh tė bėhej ēift nė skenė me Emilianon gjatė netėve tė “Mė shumė dashuri’, u kujdes qė ta trajtonte gjithmonė si tė ftuar, siē bėn Gjebrea me partneret e huaja. Kurse Elsa Lila i la Pirro Ēakos vetėm prezantimin e titujve tė kėngėve dhe emrat e kėngėtarėve, siē bėn Krasta kur i gjendet ndonjė “Miss nė krahė”.
Mė e njohura prej tyre, ka qenė Valbona Selimllari. Ajo qėndroi krah Adit gjatė disa spektakleve televizivė. Si prezantuese, Selimllari nuk ka nevojė tė komentohet gjatė. Pavarėsisht se si Miss i dhuroi Shqipėrisė disa ēmime ndėrkombėtare, si prezantuese nuk mund tė thuhet e njėjta gjė. E si rastėsisht ose pėr hir tė zakonit, partneret e Adit gjithmonė kanė qenė femra tė bukura, qė hijeshojnė skenėn duke buzėqeshur e ndėrruar fustanet, pėr t’ia lėnė gjithė meritat e tė prezantuarit Adi Krastės.
Edhe nėse ndonjėra ka qenė vėrtet e aftė, nuk pati as kohėn dhe as hapėsirėn e duhur pėr tė zbuluar talentin. Siē ėshtė rasti i kėngėtares Vesa Luma, e cila nė Kosovė ėshtė e njohur edhe si gazetare dhe folėse shumė e mirė televizive. Por gjatė Festivalit tė RTSH-sė 2007, kur Vesa Luma u zgjodh si partnere e Adi Krastės, ajo pati njė rol fare tė vogėl, ku mė tepėr shėrbeu si shoqėruese e tij sesa si partnere. Tė njėjtin fat pati dhe kolegia tjetėr, aktorja Ermela Teli. Edhe pse fjala duhej tė ishte arma e tyre (jo mė kot nuk u morėn jashtė pasarelave), tė dyja shoqėrueseve nuk iu la mė shumė vend sesa prezantimi i tipit: muzika X, teksti Y, orkestroi… Pak a shumė e njėjta formulė qė ka zgjedhur edhe pėr mėngjesin e tij nė “New Day”: njė prezantuese si Xhoi, pa pikėn e sensit tė humorit, por qė pėr Krastėn duket se ėshtė perfekte pėr aq kohė sa do t’i shndrisin nga larg flokėt e verdhė.
Por nuk ėshtė ēėshtje seksi, sepse kur dominon femra, ai qė ka lexuar “muzika, teksti” etj. nė skenar ka qenė prezantuesi mashkull. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė ēifti Elsa Lila dhe Pirro Ēako. Tė dy kėngėtarėt nuk patėn provuar asnjėherė rolin e prezantuesit, tė paktėn jo nė ndonjė eveniment kulturor tė rėndėsishėm, siē ishte Festivali Kombėtar nė RTSH. Nė kėtė sfidė tė re, tė dy hynė me shanse tė barabarta pėr tė treguar secili potencialin e vet edhe si drejtues. Pėr meritė tė aftėsisė pėr tė artikuluar tė Elsa Lilės apo aftėsisė pėr t’i lėshuar udhė Pirro Ēakos, rezultati ėshtė i njėjtė: skenėn e dominoi vetėm njėri partner, Elsa Lila. Batuta, komentet jashtė skenarit, spontaniteti dhe lirshmėria e saj, lanė krejtėsisht nė hije Pirro Ēakon. Nė tė tre netėt e festivalit, kantautori ra nė sy vetėm nė njė moment: gjatė duetit me Elsėn. Si prezantues nuk shkoi mė larg sesa pėr tė ftuar nė skenė sipas skenarit konkurrentėt.
Tė paktėn Pirro Ēako i pati kėto pak rreshta nė skenar. Sepse partneret e Ardit Gjebresė as kaq nuk kanė mundur tė bėjnė dot, pėr njė arsye tė thjeshtė: nuk kanė ditur shqip. Disa herė, Ardit Gjebrea ka ftuar emra tė njohur tė showbiz-it italian pėr tė prezantuar sė bashku festivale dhe spektakle tė rėndėsishme. Natalia Estrada apo Brigitte Nielsen, gruaja e njė ambasadori, apo ndonjė tjetėr yll i viteve ‘80... Tė gjitha kanė prezantuar bashkė me Arditin “Kėngėn Magjike” dhe, veē ndonjė batute, tė qeshurave tė shpenguar apo lirshmėrisė nė qėndrim, asgjė tjetėr nuk mbahet mend prej tyre. Gjithēka pėrmbante skenari kanė qenė nė gojėn e prezantuesit, qė herė pas here ka bėrė dhe pėrkthyesin. Gjė qė, kur bėhet nga Gjebrea, me dashamirėsinė e tij rrėzėllitėse nga fillimi deri nė fund, krijon njėfarė partneriteti. Sepse kur vjen puna tek prezantimi, sė paku Gjebrea, sado qė e ruan pozicionin e liderit, dyshen e formon. Dhe njė nga dyshet mė tė mira ka qenė pa diskutim ajo me Denada Dajlanin, prezantuesen e radios NRG, e panjohur nė skena tė mėdha. Tė gjithė e mbajnė mend si njė ēift tė gjetur, por qė nuk u pa mė. Mesa duket, Gjebrea vazhdon tė ndihet mė mirė vetėm ose me tė ftuarat e herėpashershme, qė nuk mund tė shndėrrohen nė partnere.
Nė partner tė Alketa Vejsiut nuk ka arritur tė shndėrrohet asnjėherė edhe Emiliano Lule, me tė cilin ajo u gjend disa herė nė skenėn e “Mė shumė dashuri”. Emilianoja hyri fillimisht si i ftuar, u pėlqye dhe pastaj u rikthye. Ideatorėt e emisionit gjithmonė e mė shumė zgjodhėn ta shtonin praninė e tij nė skenė. Njė lloj bashkėprezantimi me kohė tė pjesshme. Por qė Alketa vijoi deri nė fund ta trajtojė thjesht si njė tė ftuar. Njė mori detajesh kanė treguar se Vejsiu nuk e ka pasur dhe aq pėr zemėr ta ndajė rolin prej protagonisteje. Gabime tė vogla tė Emilianos nuk do tė ishin kuptuar nga publiku, nėse Alketa nuk do t’ia kishte vėnė nė pah.
Ajo ishte e vetmja prezantuese, gjė qė dėshmohej edhe nė titra. Kurse Emiliano, njė i ftuar i suksesshėm dhe aq. Alketa e “Gjeniut tė vogėl” apo “Kėngėve tė shekullit” dhe, mė parė akoma, e “Kėrkohet njė yll”, nuk kishte pse tė gjente njė yll nė prezantim pikėrisht nė projektin mė tė madh e mė tė rėndėsishėm qė i qe besuar nė jetė. Dhe ka luajtur fort deri nė fund pėr tė mos i lėkundur pozitat e saj. Si tė gjithė kolegėt e tjerė nė fund tė fundit, qė nuk duan ta ndajnė skenėn me tė tjerė. Qoftė studio televizive, qoftė Pallat Kongresesh, ėshtė gjithsesi e vogėl pėr dy.
lajme.parajsa.com



































