Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Prova e trafikut tė armėve

Njė dėshmi e jashtėzakonshme pėr revistėn MAPO tregon se pse jo tė gjitha predhat demontoheshin. Prova e tėrthortė nxjerr nė pah atė qė deri tani ka qenė vetėm njė hipotezė. Gėrdeci, normaliteti nuk ka afat pėr rikthimin. Gjeneral Major Kostaq Karoli, ja ku ėshtė gabuar nė procesin qė solli tragjedinė »»


Ervis Gega: Nė Shqipėri po kthehem me “orkestrėn” time shpirtėrore

03.05.2008 15:07 Intervista - Burimi: SOT Intervista

Pėrfaqėsia e Komisionit Evropian nė Tiranė ka zgjedhur violinisten e famshme Ervis Gega (Dodi) dhe Orkestrėn e themeluar prej saj pėr tė kremtuar kėtė vit Javėn e Evropės nė Tiranė. Asaj dhe Orkestrės Reniane tė harqeve i janė besuar luajtja e disa prej pjesėve mė tė njohura tė repertorit klasik. Publiku shqiptar do tė ketė nė datėn 5 maj, nė orėn 19.00 (salla e Teatrit Kombėtar) mundėsinė ta pėrjetojė sėrish njė nga talentet mė tė spikatura muzikore tė shkollės evropiane tė muzikės. Artistja shqiptare Ervis Gega (Dodi)ėshtė mbajtėse e disa ēmimeve ndėrkombėtare nė konkurset pėr violinė nė Evropė dhe ėshtė zgjedhur artiste e vitit nė republikėn gjermane tė Rheinland-Pfalcit. Pas kthimit nė Gjermani nga Londra, Ervisi krahas veprimtarisė koncertore, u angazhua edhe nė pėrcjelljen e aftėsisė muzikore te muzikantėt e rinj. Ajo jep mėsim nė dy universitete nė Landin e Rheinland-Pfalzit dhe ėshtė pedagogia mė e re nė historinė e Akademisė mė tė madhe tė Muzikės nė Gjermani, Villa Musica. Nė masterklaset e Ervis Gega (Dodit) nė akademi tė ndryshme muzikore nė Gjermani shkojnė studentė nga e gjitha bota, midis tyre edhe studentė shqiptarė. Talentet mė tė mira shqiptare tė muzikės ajo i mbėshtet pėr pjesėmarrje nė masterklasa nė Gjermani, edhe me njė ēmim tė posaēėm muzikor. Me Orkestrėn Reniane tė Muzikės sė Dhomės, tė themeluar prej saj pak vjet mė parė, Ervisi ka bėrė pėr vete shumė fansa tė muzikės klasike nė Gjermani. Koncerti i datės 5 maj nė kryeqytetin shqiptar do tė jetė njė mozaik i veprave tė njohura botėrore. Violinistja shoqėrohet nė kėtė aktivitet dhe nga bashkėshorti i saj njėri prej drejtuesve tė programeve shqip nė Dojēe Vele, Auron Dodi. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” violinistja e njohur flet pėr koncertin, ndalet duke treguar pėr aktivitetin nė Gjermani, por nuk harron qė tė tregojė dhe pėr mbėshtetjen qė i bėn talenteve tė rinj.

- Java e Evropės nė Tiranė do tė kremtohet me njė koncert ku do tė interpretoni ju sė bashku me orkestrėn tuaj. Si e vlerėsoni kėtė fakt?
Pėr mua ėshtė gjithmonė kėnaqėsi e privilegj kur luaj nė vendin tim. Ndjej kėnaqėsi qė vij pėr herė tė parė me orkestrėn e krijuar nga unė pėr tė dhėnė njė koncert nė Tiranė. Iniciativa e Pėrfaqėsisė sė Komisionit Evropian nė Tiranė, pėr tė ftuar njė orkestėr tė Muzikės sė Dhomės nė kėtė javė me repertor muzike klasike, pėr mendimin tim, ėshtė edhe njė ftesė qė nėn tingujt e kompozitorėve tė mėdhenj tė reflektohet pėr vlerat e pėrbashkėta evropiane.

-Cili do tė jetė repertori i kėtij koncerti qė do tė ngjitet nė skenėn shqiptare nė mbrėmjen e datės 5 maj?
Repertori ėshtė i gjerė dhe duke u nisur dhe nga konteksti Java e Evropės 2008 donim qė tė kishim dhe njė repertor tė gjerė. Koncerti do tė pėrmbajė njė repertor qė pėrmbledh disa epoka, duke filluar qė nga baroku deri nė romantikė. Aty pėrfshihen tė gjitha duke filluar me Vivaldin nga Italia, Hendelin nga Gjermania, pastaj vazhdon me Svendsonin dhe Griegun nė Norvegji, e mė pas vijnė kompozitorė nga Londra etj. Pra nė repertor jemi munduar qė tė pėrmbledhim shtete tė ndryshme. Ne u munduam qė nė kontekstin Java e Evropės tė ishte dhe njė repertori i tillė.

-Sa artistė do tė interpretojnė nė kėtė koncert?
Ne jemi njė formacion orkestėr harqesh i Muzikės sė Dhomės prej 15 vetash, nga tė cilėt 14 instrumentistė nė harqe dhe njė nė ēembalo. Orkestrėn do ta drejtoj vetė, qė nga pulti i solistit, pasi nė kėtė koncert unė jam dhe soliste.

-Orkestra Reniane e Muzikės sė Dhomės ėshtė themeluar prej jush pak vjet mė pare. Ē’mund tė na thoni pėr aktivitetin e saj?
Iniciativėn pėr themelimin e Orkestrės unė e mora para pesė vjetėsh. Ideja pėr krijimin e saj lindi prej meje dhe kolegėve tė mi me tė cilėt bashkėpunoj gjithmonė nė kuadėr tė Filarmonisė sė Bonit. Menduam tė krijojmė njė orkestėr tė formacionit tė vogėl. Orkestra ime ka njė formacion orkestral me instrumentistė tė zgjedhur dhe herė pas here angazhojmė dhe studentė tė zgjedhur nga klasat e mia, ata qė janė mė tė mirėt dhe kanė nivelin mė tė lartė pėr tė organizuar koncerte. Koncertet qė kemi dhėnė nė qytete tė ndryshme tė Gjermanisė janė vlerėsuar gjithmonė maksimalisht nga kritika dhe publiku.

-Talentet mė tė mira tė muzikės shqiptare ju i mbėshtesni dhe nė masterklase nė Gjermani. Si arrini qė ta realizoni kėtė mbėshtetje?
Unė jam e lumtur kur mund tė mbėshtes muzikantė tė rinj shqiptarė. Duke e ditur sa e vėshtirė ėshtė qė tė spikatėsh nė fushėn e artit, instrumentistit i duhet njė formim i thellė dhe i plotė artistik. Pėr arsye tė ndryshme, kjo nuk realizohet gjithmonė kėnaqshėm nė Shqipėri. Kėshtu qė, me anė tė njė bashkėpunimi midis meje dhe Akademisė Shtetėrore tė Arteve tė republikės ku jetoj, unė u kam krijuar mundėsinė talenteve tė reja qė, ndėr tė tjera, tė vijnė pėr shembull njė herė nė vit nė Gjermani, nė njė masterklasė intensive tek unė. Nė fund tė masterklasės, muzikantėt luajnė edhe nė njė koncert pėrfundimtar veprėn qė kemi punuar intensivisht nė Gjermani. Gjithashtu kam qenė shumė e predispozuar, qė edhe nė klasat ku jap mėsim nė universitetet gjermane, studentėt shqiptarė tė kenė akses me pėrparėsi.

-Keni vite qė keni i mbėshtesni talentet shqiptare nė rrugėn e tyre tė artit. Sa ka arritur numri i studentėve deri tani qė kanė gjetur kėtė mbėshtetje nga ju?
Unė kam gjashtė vjet qė kam filluar mėsimdhėnien dhe po ti numėroj tė gjithė studentėt shqiptarė me tė cilėt kam punuar dhe janė marrė nga unė, mund tė jenė rreth tetė vetė deri tani. Madje mund tė them se jam shumė e lumtur sepse njė nga studentet e klasės sime Alma Sferaj ėshtė edhe pjesėtare e formacionit tė orkestrės qė ka ardhur kėtė herė nė Shqipėri. Kjo ėshtė nė nga kėnaqėsitė e mia mė tė mėdha, kur studentėt e mi fitojnė edhe vende pune nė orkestrat e Gjermanisė. Konkurrenca pėr vende tė tilla pune nė Gjermani ėshtė shumė e lartė dhe kėrkesat gjithashtu. Alma ishte studentja ime e parė shqiptare qė fitoi audicionin shtetėror tė orkestėr sė Gėtingenit

-Jeni njė artiste shqiptare qė jeni vlerėsuar me shumė ēmime, ndėrkohė qė pėr ju kanė shkruar dhe shumė media evropiane. Si ndjeheni nga kėto vlerėsime?
Pėr ēmimet qė kam marrė unė ndihem e vlerėsuar dhe madje kjo mė shton akoma dhe mė shumė ambiciet ndaj vetes sime pėr tė ecur akoma mė shumė pėrpara profesionalisht. Pėr mua vlerėsimi ėshtė njė pėrgjegjėsi ndaj individit. Pėr sa i pėrket mediave evropiane ato gjithmonė kanė treguar interes pėr lojėn time nė violinė. I ēudit edhe fakti dhe e kanė tė vėshtirė ta pėrfytyrojnė qė njė personalitet muzikor ka njė origjinė shqiptare, tė panjohur pėr ta, nga njė vend qė nuk njihen nė botė pėr kulturė tė gjerė nė muzikėn klasike. Atyre u bėn pėrshtypje integrimi i njė muzikanteje shqiptare nė vendin qė mbahet nga ajkat e muzikės evropiane. Veē kėsaj unė jam e angazhuar nė tė gjitha institucionet e vendit, duke filluar qė nga federata, ministria e kulturės, universiteti, konkurset e ndryshme ku jam pjesėtare e jurisė. Duke qenė e pėrfaqėsuar nė kėto nivele bėhesh dhe njė figurė atraktive.

-Jeni vlerėsuar me dy tituj tė rėndėsishme, njė vendin tuja tė lindjes ku jeni shpallur “Qytetare Nderi” e Fierit dhe tjetri jeni vlerėsuar si Artistja e Vitit nė republikėn gjermane tė Rheinland-Pfalcit. Si ndiheni nga kėto vlerėsim?
Shpallja “Qytetare Nderi” e Fierit mua mė gėzoi pa masė dhe jam prekur shumė, pasi ky vlerėsim pėr mua ishte edhe njė vlerėsim ndaj familjes sime. Duke qenė se familja ime ka njė histori tė vėshtirė politike, me kėtė vlerėsim unė u ndjeva e nderuar edhe pėr prindėrit e mi. Fieri ka qenė qyteti ku ne kemi jetuar dhe persekutuar dhe mu bė qejfi pėr kėtė nderim. Ndėrsa nė Gjermani ai ēmim u dha nė bazė tė njė kompakt disku qė bėra. Ky vlerėsim mė shton akoma mė shumė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė ndaj vetes dhe publikut.

-Jetoni nė Gjermani, por ndėrkohė qė edhe atje keni bėrė pėr vete shumė fansa tė cilėt e adhurojnė muzikėn qė interpretohet nga ju. Sa ju gėzon kjo gjė?
Nė radhė tė parė mė bėn tė ndihem krenare pėr veten dhe pėr prindėrit e mi qė sakrifikuan tėrė jetėn e tyre pėr mua. Siē mund ta pėrfytyroni, nė Gjermani, njė vend me traditė shekullore nė muzikėn klasike nuk tė dhuron askush asgjė, megjithėse inkurajimi nuk mė ka munguar asnjėherė. Po kur arrin tė bėsh pėr vete publikun, ky ėshtė shpėrblimi mė i madh pėr ēdo instrumentist.

-Njė artiste shqiptare e vlerėsuar dhe e kurorėzuar me shumė ēmime. Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju tė arrin deri kėtu?
Pėr mua e vėshtirė ėshtė gjithēka qė arrin njeriu nė jetė, pasi ēdo gjė arrihet jo vetėm me talent, por edhe me punė tė madhe. Pra nuk tė dhuron askush diēka nė tabaka, megjithatė njeriu kur arrin njė nivel tė caktuar gjėrat ecin edhe vetė...

- Kur do ju shohim sėrish nė skenėn shqiptare?
Planifikoj edhe aktivitete tė tjera kėtė vit nė Shqipėri. Ka shumė mundėsi qė tė vij pėr koncerte nė Pallatin e Brigadave.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare